Vlersoni cdo shenje! Mund tju shpetoj jeten...

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nqs do beja nje sondazh, se sa prej jush veni te beni nje kontroll rregullisht tek doktori...sdo kalonte 20% e atyre qe e bejne kete gje...
Shumica e njerezeve prezentohen tek doktori kur kan nje dhimbje te madhe, gje qe korespondon me nje faze te avansuar te semundjes....

Por ka semundje ( si eshte kanceri), te cilat japin shenja ne fillim te evolucionit...Me te vertet jan shenja te vogla, por nqs i jep kujdes...mund te shpetosh jeten tende...
Ka semundje qe ste japin asnje shenje...dhe qe e di qe je semure kur je ne fazen finale, kur organismi sben me ball...

Eshte shume mire qe nje here ne vit ( ne 6 muaj per moshat me te medha), te beni nje pale analiza gjaku komplete + nje kontroll tek doktori.
Me besoni nuk ju mer me sh se 30 min, por mund te shpetoni nga nje jete plot me dhimbje qe sjellin keto semundje.

Shenjat mund te jen nga me te ndryshmet :
-dhimbje koke psh 1 jave, e pastaj zhduket nuk shfaqet me deri sa shkon semundja ne stazhin final...ose shfaqet rall,
-humbje peshe e madhe edhe nqs ju alimentoheni si me par ( nqs humbni 5-10 kg ne 1-2 muaj pa mbajtur djete, prezantohuni me urgjence tek doktori)
-gjendra me voluminoze - nqs ndjeni ne cdo pjese te trupit qe eshte fryre nje gjender....mos e lini pa e kontrolluar sepse avancojne shume shpejt...
-njolla ne lekure- ne vende te ndryshme...
-vajzat beni nje mamografi ne vit + nje test pap....

Eshte sh e rendesishme mos ikni nga ideja qe KJO SMUND TE ME NDODHI MUA.
Kanceri ka filluar te shfaqet tek te rinjte me shume se sa ne te kaluaren. Nqs ka prej jush qe mendoni " pi cigare se dhe gjyshi im ka pire...dhe ka jetuar 99 vj", mendohuni dhe njehere ne ca kondita jetonte gjyshi, nqs kishte ushqim natyral...apo plot konservant sic e kemi ne sot, nqs kishte kaq stres dhe informacion - sic kemi ne sot "flm" teknollogjise , nqs cilesia e cigareve te asaj kohe ishin njesoj me keto te tanishmet.
Konditat e jetes se sotme ne qytet : me ndotje e ajrit, me ushqimin me konservant, me teknollogjine, me zhvillimin e jetes ndikojne negativisht ne shendet.
Cdo 30 sekonda ne nje cep bote vdes nje njeri nga kanceri i mushkrive.
Cdo 2 minuta, ne nje cep bote diagnostikohet nje femer me kancer ne gji.

Jepini rendesi cdo ndryshimi qe konstatoni tek vetja juaj...mos mendoni qe jeni te rinje...dhe sju prek asgje.

 
Titulli: Vlersoni cdo shenje! Mund tju shpetoj jeten...

Po ashtu nuk eshte normale tju dali gjake nga asnje ane ( pervec femrave ne kohen e menstruacion). Nqs keni humbje gjaku eshte nje sinjal alarme qe duhet te shkoni tek doktori...Mos u gezoni nqs mbas 1-2 javesh nuk ju ndodh me kjo gje, dhe e neglizhoni kontrollin...Me siguri hemoragjia ka pasur nje shkak.
 
Titulli: Vlersoni cdo shenje! Mund tju shpetoj jeten...

Nishanet....kto "pika" te cilet jemi te keshilluar mos i ngacmojme...
Nqs keni nishane, dhe mbas nje kohe qe keni ndejtur me shume ne djell, ose nishane ne zona qe pesojne mikrotraumatisma ( si psh: llastiku i rrobave/ sutieni tek vajzat, corapet...etk) shikoni nje ndryshim forme, ngjyre .... mos i lini pa i dhene rendesi...
Nje nishan qe ritet si mase, ndryshon ngjyren, formen, eliminon ndonje substance, ne nje kohe te shkurter ( 1-2 muaj) dmthn qe ka filluar te malignizohet dhe duhet patjeeter te veni ta kontrolloni tek doktori ( dermatollog).
Melanoma ( kanceri i lekures), eshte kancer qe nuk ka nje tratament te fokalizuar, jep metastaza dhe perhapet shpejte....
Nqs e kapni ne fazen iniciale keni tere shancet te sheroheni.
Pra kujdes nga NISHANEET.
alunite_mare.jpg

dhe nje nishan...qe ka arritur malign
large.jpg
 
Titulli: Vlersoni cdo shenje! Mund tju shpetoj jeten...

Aspirina - nqs ju eshte rekomanduar te pini aspirine per dite , atehere eshte me mire ta shtypni kokren e aspirines, ta behni pluhr dhe ta pini me nje gote uje...Ne kete menyre ulen shancet per te bere ulcer.

Përdorimet terapeutike te aspirines

Aspirina është një nga barnat më të përdorshme në trajtimin e dhimbjeve të lehta, që përfshin atë të migrenës dhe ethes. Shpesh kombinohet me qetësues të tjerë. Aspirina është përdorur së bashku me barna të tjerë antiinflamatorë jo steroidë dhe analgjezikë opioidë në trajtimin e dhimbjes shoqëruese të kancerit.

Në doza të larta, aspirina me salicilate të tjerë përdoren në trajtimin e ethes reumatizmale, artritit reumatoid dhe artikulacioneve inflamatore. Në doza më të vogla, aspirina frenon grumbullimin e trombociteve dhe po ashtu ul incidencën e atakeve iskemike të përkohshme dhe anginës së paqëndrueshme tek burrat. Po ashtu përdoret në trajtimin e perikarditit, sëmundjeve te arterieve koronare dhe infarktit akut të miokardit. Doza të vogla të aspirinës janë të rekomandueshme për parandalimin e goditjes dhe të pacientëve me infarkt miokardi. Mendohet se gratë përfitojnë më pak nga aspirina sesa burrat.

Kundërindikacionet

 Aspirina duhet të shmanget nga ato persona që janë alergjikë ndaj ibuprofenit dhe naproksenit.
 Kujdes duhet bërë për ato që janë me astmë.
 Në përgjithësi rekomandohet të kërkohet ndihmë mjekësore nëse simptomat nuk përmirësohen pas disa ditë terapie.
 Kujdes duhet bërë në pacientët me sëmudje të veshkave, ulçera peptike, diabet ose gastrite.
 Përdorimi i aspirinës me alkool ose varfarinë i rrit mundësitë për hemorragji gastrointesitnale (gjakrrjedhje te stomakut).
 Fëmijëve nën moshën 12 vjeç nuk u rekomandohet përdorimi i aspirinës në simptomat e të ftohtit ose gripit, sepse kjo ka lidhje me sindromin Reye (dëmtim i qelizave të mëlçisë).
 Pacientët me hemofili ose tendenca të tjera gjakrrjedhjeje nuk duhet të marrin salicilate.
 Disa burime rekomandojnë se pacientët me hipertiroidizëm duhet të shmnagin aspirinën sepse ajo rrit nivelet e T4.
 Aspirina dihet se shkakton anemi hemolitike në personat të cilët kanë sëmundjen gjenetike të mungesës së glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës, kryesisht në doza të larta.

Efektet anësore

 Ankesa gastrointestinale (çrregullime të stomakut, djegësirë stomaku, humbje të vogla gjaku). Për shmangien e këtyre problemeve, rekomandohet që aspirina të merret në ose pas vakteve ushqimore.
 Ankesa të rënda gastrointestinale (hemorragji të mëdha dhe/ose ulçeracione) që kërkojnë ndërpreje dhe trajtim të menjëhershëm. Pacientë që marrin doza të larta ose që i nënshtrohen trajtimit për një kohë të gjatë duhet të marrin mbrojtësa gastrikë me doza të larta antiacidesh, ranitidinë ose omeprazol.
 Efekte qëndrore (marrje mendsh, humbje dëgjimi, marramendje, shqetësime me të pamit dhe dhimbje koke). Sa më e lartë doza ditore, aq më shumë mundësi ka të shfaqen efektet anësore të sistemit nervor qëndror.
 Djersitje kryesisht në doza të mëdha.
 Trajtimi për një kohë të gjatë me doza të larta (artriti dhe ethja reumatizmale): shpesh shtimi i enzimave të mëlçisë pa simptoma, rrallë dëmtime të kthyeshme të mëlçisë. Në këto raste ndodh sindroma fatale Reye. Kjo sindromë ka të bëjë me shkatërrimin dhjamor të qelizave të mëlçisë. Përfundimisht deri në 30% të atyre që vuajnë do të vdesin. Një trajtim i menjëhershëm spitalor mund të jetë shpëtim për jetën.
 Nefriti kronik me përdorim të gjatë, zakonisht nëse përdoret në kombinim me qetësues të tjerë.
 Rrallë herë mund të shkaktojë reaksione të lëkurës, angioedemë dhe bronkospazëm.
 
Titulli: Vlersoni cdo shenje! Mund tju shpetoj jeten...

Pesë probleme shëndetësore që nuk duhet t’i injoroni dhe as t’i kuroni vetë

Ndoshta mendoni se dini gjithçka për veten tuaj, ndërsa edhe barnat i përdorni sipas mënyrës suaj? Në rastin e medikamenteve serioze, siç janë antibiotikët, kjo mund të jetë shumë e rrezikshme, ndërsa mjekët kurrsesi nuk ju këshillojnë që të shëroheni vetvetiu. Edhe nëse bëni këtë, kurrsesi nuk guxoni që vetës t’ia caktoni një diagnozë dhe të merrni ilaçe pa u konsultuar me mjekun tuaj.

Kokëdhimbja nuk është e parrezikshme, prandaj mos e shmangni vetëshërimin, por më parë vizitoni mjekun.

1.Kokëdhimbje e vazhdueshme
Me ditë keni dhimbje koke, prandaj keni marrë disa antibiotikë dhe shpresoni se dhimbja do të pushojë.
Rreziku i mundshëm: nuk është përjashtuar mundësia që kokëdhimbja të shtohet për shkak të ilaçeve. Përpos kësaj, përdorimi i tepruar i tyre mund të shkaktojë probleme me lukthin dhe të ndikojë në lajmërimin e të thatit.
اfarë thonë mjekët: përtypja e vazhdueshme e këtyre medikamenteve kundër dhimbjeve nganjëherë vetëm se shton kohëzgjatjen e dhimbjes, e në të shumtën e rasteve kjo interpretohet si, kthimi i kokëdhimbjes. Nëse kjo kokëdhimbje zgjat për një javë rresht, atëherë detyrimisht drejtohuni për te mjeku juaj. Do t’ju matet presioni i gjakut, e nëse çdo gjë është në rregull, mjeku do të provojë ta kuptojë nëse kokëdhimbja është shkaktuar nën ndikim e stresit apo i ndonjë çrregullimi tjetër.

2. Ndryshimet rinore

Keni vërejtur ndryshime në rini dhe e keni shtyrë kontrollin te dermatologu.
Rreziku i mundshëm: kanceri i lëkurës shndërrohet në sëmundje të zgjeruar, prandaj çdo ndryshim në rini kërkon arsye për një kontrollim më të thellë.
اfarë thonë mjekët: kontrollimi duhet të kryhet menjëherë nëse vërehet ndonjë e ënjtur, nëse dhemb apo nëse këto të ënjtura duken të çuditshëm dhe menjëherë mendoni për më të keqen. Ndoshta keni pësuar ndonjë infeksion bakterial apo ciste. Nëse konstatohet se ajo e ënjtur duhet hequr, një reagim i shpejtë do të mundësojë që shenjat-pasojat të jenë sa më të vogla.

3. Humbja e papritur e kilogramëve

Keni humbur disa kilogramë, megjithëse nuk jeni në dietë.
Rreziku i mundshëm: shkaktarë të padëshirueshëm mund të jenë diabeti apo aktiviteti i tepruar i gjëndrave tiroide.
اfarë thonë mjekët: nëse jeni dobësuar në masë të madhe dhe keni humbur më shumë se tre kilogramë dhe së bashku me to ndiheni të etur dhe jeni të lodhur, duhet të kontrolloni mos jenë të prekur nga diabeti. Nëse keni temperaturë dhe djersiteni pandërprerë, kërkoni ekspertin i cili do të kontrollojë gjëndrat tiroide.

4. Pagjumësi e vazhdueshme
Nëse keni mungesë gjumi dhe ‘shëroheni’ me një pije të mbrëmjes.
Rreziku i mundshëm: edhe pse ju ndihmon për të fjetur, në të vërtetë alkooli ju pengon që të pushoni gjatë natës dhe të pushoni si duhet. Përpos kësaj, pagjumësia shpesh mund të përcillet edhe me depresion, ndërsa alkooli reagon si qetësues dhe në këtë rast ai nuk ndihmon fare.
اfarë thonë mjekët: mbështetja tek alkooli për një kohë të gjatë mund të jetë kundër produktive dhe mund t’ju shndërrojë në një të varur prej tij. Nëse mendoni se depresioni është shkaktari i pagjumësisë suaj, atëherë kërkoni ndihmën e ekspertit.

5. Probleme me menstruacione
Menstruacionet janë mjaft problematike, ndërsa ju jeni të bindur se në pyetje është stresi.
Rreziku i mundshëm: nuk është normale që menstruacionet të jenë të dhimbshme tej mase. Kjo ju bën me dije se keni probleme shëndetësore.
اfarë thonë mjekët: me rastin e këtyre menstruacioneve ju humbni shumë gjak dhe mund të mbeteni anemike. Gjinekologu juaj duhet ta vërtetojë nëse është në pyetje ndonjë infeksion bakterial apo lajmërimi i mukozës, e ashtuquajtur endometrioza. KS
 
Titulli: Vlersoni cdo shenje! Mund tju shpetoj jeten...

Hapa të thjeshtë për të parandaluar sëmundjet dhe përkeqësimet

Rritni shëndetin e mirë të zemrës dhe parandalimin e sëmundjeve me këto hapa të thjeshtë.Ju jeni ajo çfarë ju hani. Ju jeni po ashtu gjithçka çka ju bëni, dhe çfarë nuk bëni. Për të parandaluar përkeqësimet e të gjitha llojeve, nga ftohjet dhe gripi deri tek rastet serioze si infeksioni me HIV, sulmi në tru, sulmi në zemër dhe diabeti, duhet të përkujdeseni shëndetit.
Shumë barnatore ose qendra mjekësore ofrojnë shumicën e testeve themelore: shtypjen e gjakut, sheqerin në gjak dhe kolesterolin. Kjo është një mënyrë e mirë për të filluar, por është vetëm fillimi.
Lista e gjërave për të parandaluar sëmundjet:
Lëreni duhanin. Duhani është shkaktari kryesor në kancerin e mushkërive dhe ndër kryesorët të vdekjeve nga kanceri. Nëse nuk mund ta leni vetë, bisedoni me mjekun tuaj. Barnat e reja mund të ndihmojnë lehtë të largoheni nga duhanin. Kjo është gjëja më e mirë që mund ta bëni për shëndetin tuaj.
Kontrolloni shtypjen e gjakut. ثshtë e thjeshtë, e lirë dhe e shpejtë. ثshtë mënyra më e mirë për të mbrojtur zemrën tuaj, arteriet, trurin dhe veshkat.
Shiko fotografinë 1799796
Kontrolloni kolesterolin. اdokush mbi moshën 20 vjeçare duhet të kontrollojë kolesterolin së paku në çdo pesë vjet.
Kontrolloni sheqerin në gjak. Shenjë paralajmëruese e sheqerit janë etja e rritur dhe uria (madje edhe pas ushqimit), goja e tharë, rritja ose rënia e pazakonshme në peshë dhe urinimi i shpeshtë. Do të keni nevojë për test të glukozës (sheqerit në gjak) nëse i keni këto simptoma. Bisedoni me mjekun tuaj.
Ekzaminoni lëkurën tuaj. Shikoni vazhdimisht trupin tuaj për ndonjë ndryshim në lëkurë. Bëni vizita vjetore tek dermatologu, veçanërisht nëse keni pasur ekspozim të theksuar ndaj diellit dhe djegieve ose histori familjare të kancerit të lëkurës.
Mbroni lëkurën tuaj. Shmanguni diellit gjatë orëve kulmore të të nxehtit (nga 10 para dite deri në 3 pas dite). Përdorni kremra të mira të mbrojtjes nga dielli dhe të bllokimit të rrezeve, me faktorë të mbrojtjes 15 ose më shumë. Vishuni me veshje mbrojtëse.
Mësoni rreth barnave të reja. Tregoni mjekut dhe farmacistit për të gjitha medikamentet dhe shtesat që merrni. Gjeni ndërveprimet në mes tyre. Mbani në kontroll efektet anësore.
Merrni vaksina forcuese. Vaksinat e tetanusit dhe difterisë duhet të freskohen me vaksina të reja forcuese çdo 10 vjet për të ruajtur imunitetin. Po ashtu është mirë të merrni vaksinat më të reja të gripit ose pneumonisë, dhe vaksinat e hepatitit A ose B varen nga rreziku juaj. Bisedoni me mjekun tuaj.
Bëni me rregull Pap testin. Pap testi mund të ju tregojë nëse keni kancer cervikal ose ndryshime qelizore të cilat mund të zhvillojnë këtë lloj të kancerit. Të gjitha femrat të cilat janë seksualisht aktive, ose janë mbi moshën 18 vjeçare, duhet të bëjnë Pap test vjetor.
Mësoni si të bëni kontrollin testikular. Meshkujt duhet të vizitojnë mjekun në moshën 18 vjeçare për edukatë seksuale dhe të mësojnë rreth kancerit në testikuj. Pas kësaj vizita çdo dy vite është e mjaftueshme.
Bëni kontroll ekzaminues të kancerit. Nuk janë të këndshme, por sigurisht të rëndësishme. Sigurohuni që të bëni kontrollin vjetor për kancerin e gjirit, cervikal, atë të prostatës, testikujve apo kancerin e kolonit.
Përdorni prezervativ. ثshtë një prej mënyrave më të mira për të parandaluar sëmundjet seksualist të transmetueshme (SST). Mundësitë tjera: Mundohuni të mos keni seks dhe mos përdorni disa partnerë seksual. Praktikojeni monogaminë. Zgjidheni partnerin/en me kujdes. Bëni edhe teste të Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme pasi që kondorët nuk ofrojnë mbrojte të plotë.
Shiko fotografinë 1799797
Lani duart vazhdimisht gjatë sezonit të ftohjes dhe gripit. Shumica e viruseve përhapen përmes kontaktit direkt.
Llogaritni indeksin e trupit. Indeksi i trupit është një prej matjeve më të sakta të peshës së shëndetit dhe rrezikut të tij.
Flini mjaftueshëm. Gjumi shumë i pakët dobëson sistemin tuaj mbrojtës (imunitetin), andaj jeni më të prirë të sëmureni.
Hani nga më të ndryshmet. Pemët dhe perimet duhet të dominojnë në ushqimin tuaj. Perimet më të mira: spinaqi, karotat, marulet, kungulli, patatet e ëmbla, brokoli. Pemët më të mira: portokalli, molla, banania, rrushi, pjepri, dredhëzat.
Nëse jeni i/e mbipeshë, dobësohuni. Gjeni një dietë e cila ka rezultat tek ju, dhe kapuni asaj. Do të reduktoni rrezikun e shumë problemeve shëndetësore, si sëmundjes së zemrës dhe diabetit. /Telegrafi/
 
Shtimi në peshë,sidomos rreth belit (është shenjë e kortizolit të lartë).
Pagjumsia.
Oreksi i tepërt për ëmbëlsirat.
Por kam lexuar se magnezi,hekuri mund të ndihmojnë në uljen e kortizolit.
Aktiviteti fizik.
Kujdeseni për trupin tuaj.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top