Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vlerësimi i lojtarëve shqiptarë në Itali/ Strakosha nuk kishte faj për 4 golat, Atalanta i vinte nga të gjitha anët

Thomas Strakosha është duke e vuajtur së tepërmi presionin e Pepe Reinës si portieri i dytë i Lacios, teksa pret mundësinë e parë që do t’i vijë nga Inzagi për t’i hapur telashe gardianit shqiptar. Në fillimin e kampionatit të Serisë A nuk po tregohet shumë siguri nga ana e Strakoshës. Atalanta i ka shënuar katër gola në mbrëmjen e sotme, ndërsa “Tuttomercatoweb” është ndër të vetmet që e ka shfaqësuar.

1601739039085.png


Thomas Strakosha është duke e vuajtur së tepërmi presionin e Pepe Reinës si portieri i dytë i Lacios, teksa pret mundësinë e parë që do t’i vijë nga Inzagi për t’i hapur telashe gardianit shqiptar. Në fillimin e kampionatit të Serisë A nuk po tregohet shumë siguri nga ana e Strakoshës. Atalanta i ka shënuar katër gola në mbrëmjen e sotme, ndërsa “Tuttomercatoëeb” është ndër të vetmet që e ka shfaqësuar.

Me notën 6 që mbetet nga më të lartat, në arsyetimin e këtij vlerësimi thuhet: “Shumë pak faj në golat e pësuara. Atalanta po i vinte nga të gjitha anët dhe nuk mund të bënte mrekulli”. Ndërkohë në mediat e tjera Strakosha ndan notën mes 4.5-5, duke u ndikuar së tepërmi nga numri i lartë i golave të pësuara.
Nga ana tjetër Berat Gjimshiti ka bindur edhe njëherë me performancën e zhvilluar ndaj Lacios. Mbrojtësi i Shqipërisë është vlerësuar mesatarisht 6-6.5 në mediat italiane, që mbetet e lartë pasi ka zhvilluar vetëm 45 minuta. Arsyeja? Me kartonin e verdhë do të ndëshkohej që në minutat e para të takimit, ndërsa në fundin e pjesës së parë mori edhe paralajmërimin se në faullin tjetër do të ndëshkohej me të kuq. Duke parë situatën dhe një ndeshje shumë të tensionuar, atje ku arbitri është detyruar të nxjerrë dhe njëkohësisht të kursejë në disa raste kartonin e kuq, Gasperini nuk zgjodhi të rrezikojë më tepër dhe e zëvendësoi Gjimshitin. Për gjithë pjesën tjetër rreth mënyrës së perceptimit për aksionet e kundërshtarit, Berati vazhdon të jetë muri i pathyeshëm.


/Sport Ekspres/
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back