Vlen modeli argjentinas për Greqinë e sotme?

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
argentina1.jpg


Ekonomistët liberalë Paul Krugman e Mark Weisbrot janë duke i sugjeruar Greqisë që të ndjekë modelin e Argjentinës së vitit 2001. Ju kujtohet se çfarë ndodhi në Argjentinë? Në fund të vitit 2001, Argjentina e pa veten me një borxh të jashtëm që s’mund ta paguante, me një ekonomi copë-copë, e me një monedhë që kish të njëjtën vletë me atë të dollarit. Në harkun e pak javëve, ajo la monedhën të dilte jashtë kontrollit, e deklaroi default-in lidhur me borxhin. Pastaj argjentinasit ranë në një varfëri dramatike, ekonomia u zvogëlua me 20% në vit, papunësia arriti nivele të pamendueshme. Mirëpo në krye të tre viteve, argjentina filloi të rimarrë veten, madje u vu re një këndellje e papritur, e kështu ka dhjetë vjet që Argjentina është vendi me rritjen më të madhe në Amerikën Latine. Kjo rritje bazohet tek eksportet.

Dy ekonomistët e përmendur në fillim janë të idesë se të njëjtën gjë duhet të bëjnë dhe grekët, dmth të dalin vetë nga BE-ja, të rekuperojnë Dhraminë e tyre, ta dobësojnë këtë të fundit, të mbështeten tek turizmi e tek industria detare. Eshtë recetë që ecën? Ekonomisti grek Jaris Varoufakis nuk e mbështet këtë sugjerim. Sipas tij, ikja e Greqisë nga zona Euro do t’i bënte keq në radhë të parë Greqisë, pasi kjo e fundit nuk ka kapacitet eksportuese të Argjentinës (argjentinasit importojnë shumë pak gjëra).

ResPublica
 
Back
Top