"Vjetërimi i programuar"

Love

βeℓℓe â๓e
Pajisje elektroshtëpiake, kompjutera, llampa, makina… Mund të kishin një jetëgjatësi shumë më të madhe. Po të mos ekzistonte “vjetërimi i programuar”. Marifet i cili ka një histori të gjatë në industri, dhe që megjithatë, mban në këmbë ekonominë

lightbulbs1.jpg


Një diamant është përgjithmonë. Një llampë ndriçimi, një fotokopjuese, një furçë dhëmbësh me bateri, një frigorifer, përkundrazi, herët a vonë do pësojnë ndonjë problem funksionimi. Ose do prishen përfare. Fatalitet, ters individual, apo rregull normal i gjërave?
Një studim i fundit i kryer në Gjermani, zbulon se si në shumë raste këto objekte prishen… pikërisht sepse janë projektuar enkas për t’u prishur.

Afat skadence

Për të përdorur fjalët e filozofit dhe ekonomistit francez Serzh Latush, disa difekte në produktet e konsumit (sidomos ata elektronike) ndodhin sepse “që në krye të herës, produkti konceptohet i tillë nga prodhuesi, që të jetë një jetëgjatësi të kufizuar, dhe kjo falë futjes sistematike të një pjese difektoze”. Mekanizmi është i thjeshtë: Krijohen dhe shiten produkte të projektuara për t’u prishur - duke ua shkurtuar jetën në mënyrë jo shumë të dukshme – me qëllim që të nxitet një blerje e re.

Ajo që ngjan si një teori komploti shumë sugjestionuese, ka në fakt një emër dhe një histori tashmë gati shekullore: Quhet “vjetërim i programuar” dhe ka lindur në Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit të shkuar, atëherë edhe kur nisi në zbatohet prodhimi industrial në masë.

Zbatimi i parë i dokumentuar i kësaj metode daton në vitin 1924, kur sipas akuzave, prodhuesit kryesorë të llampave të ndriçimit themeluan Phoebus, një kartel mes kompanive më të mëdha prodhuese, që angazhoheshin reciprokisht t’i standardizonin produktet e tyre me një jetëgjatësi mesatare rreth 1.000 orë. Deri atëherë, zgjatje e funksionimit të një llampe ishte rreth 2500 orë, dhe disa prototipe arrinin deri në 30 mijë orë pune! Por pse ky shkurtim? E thjeshtë, për të siguruar një kërkesë të vazhdueshme të tregut për llampa të reja. Karteli Phoebus u vu nën akuzë në SHBA në vitin 1942, dhe sot një pakt i tillë ndalohet rreptësisht nga ligjet antitrust.

Fije që këputen

Por ekziston një tjetër shembull i kësaj natyre, dhe ka të bëjë me çorapet e najlonit. Të hedhura në treg së pari nga kompania DuPont në vitet ’40, ato ishin praktikisht të pashkatërrueshme; prodhoheshin me të njëjtat fibra të parashutave. Sipas akuzuesve, për të shtuar shitjet u modifikua përbërja e materialit, duke e bërë më të brishtë. Që atëherë, çorapet e najlonit shqepen vazhdimisht. Në ditët tona, në vitet 2004-05 në SHBA u ndërmor një padi kolektive ndaj kompanisë Apple (që u përmbyll me një marrëveshje rimbursimi për konsumatorët), për shkak të jetëgjatësisë së baterive të pandërrueshme në disa modeleve iPod. Në fat, pas 18 muajsh këto bateri nuk punonin më dhe kompania refuzonte ndërrimin, duke këshilluar blerjet e një aparati të ri.

Antidepresiv

Ideja e hedhjes në treg të mallrave të konsumit me afat skadence, për të mbajtur lart kërkesën dhe nxitur zhvillimin ekonomik, është artikuluar në pamfletin e Bernard Londonit, “Të dalësh nga Depresioni përmes vjetërimit të programuar”. I publikuar në SHBA në vitin 1932, aty propozohej: “Ekziston mundësia që të caktohet një jetëgjatësi e llogaritur këpucët, shtëpitë, makinat dhe gjithë produktet e industrisë… Në përfundim të kohës së paracaktuar, këto produkte do të duheshin ligjërisht të vdekura, do tërhiqeshin nga ente të posaçme qeveritare dhe shkatërroheshin”. Dhe gjithçka, me një objektiv të qartë makroekonomik: “Nga fabrikat do të dilnin vazhdimisht prodhime të reja për të zëvendësuar të vjetrat, dhe ingranazhet e industrisë do të xhironin pafundësisht”.

Sot, kjo temë trajtohet edhe në ekran. Dokumentari “Komploti i llampës” i regjizores spanjolle Kozima Danorizer, vë në bankën e të akuzuarit një makinë fotokopjesh, që pushon së funksionuari dhe ka nevojë për riparim. I zoti i aparatit e çon në tre servise të ndryshme, por merr të njëjtën këshillë: Nuk ja vlen ta riparosh, më mirë bli një të re. Por ky nuk dorëzohet dhe zbulon se duke përdorur një softuer të projektuar nga një haker rus dhe të hedhur falas në internet, fotokopja rifutet në punë. Si ka mundësi? Programi në fjalë zeron një tip kontatori të instaluar në aparat, që ka si funksion bllokimin e programuar të pajisjes, pasi arrihet një numër i caktuar fotokopjimesh, 15 apo 18 mijë.

“Teorikisht, programimi i vjetërimit të pajisjeve është i mundur me çdo produkt elektronik apo mekatronik (pra që ka përbërës mekanikë dhe elektronikë si lavatriçet, automobilat etj). Mjafton të futësh një komandë në softuer”, shpjegon Marko Gareti, profesor i Mirëmbajtjes dhe Përdorimit në Politeknikun e Milanos. “Kjo mundësi mund të përdoret në mënyrë pozitive, për shembull tek produktet inteligjente që vetë-diagnostikojnë difektet, por edhe në mënyra të tjera”.

Strukturë e brishtë

Një studim mbi vjetërimin e planifikuar, iu besua Kristian Kreis-it, Stefan Schride-s dhe Janis Vincerit, kërkues dhe ekspertë në administrim biznesi, nga partia e të Gjelbërve gjermanë. Rezultatet u bënë publike në mars 2013. Autorët ekzaminuan rreth 20 pajisje elektroshtëpiake dhe sende të përdorimit të përditshëm, duke zbuluar dobësitë strukturore dhe shkaqet më të shpeshta të difekteve, shumë prej të cilave ishin lehtësisht të eliminueshme. Strategjitë e vjetërimit të programuar janë të shumëfishta dhe shpesh, të vështira për t’u diktuar, sepse janë studiuar për të mos qenë kaq të dukshme. Ato variojnë nga difekti në funksionim (prishje e një detali të integruar që nuk mund të zëvendësohet kokë më kokë, shkaktuar nga keqprojektimi), tek bllokimi i aparatit pas një sasie të caktuar përdorimesh (si tek fotokopja), dhe deri tek problemi i mospërshtatjes (si ato në sektorin informatik, ku softueret nuk optimizohen për të funksionuar edhe me sistemet paraardhëse); apo përdorimi i mekanizmave si vidat apo saldimet, që mund të zhbllokohen vetëm nga qendrat e autorizuara.

Garancia dinake

Brishtësia e pjesëve të destinuara për t’u prishur, mund të llogaritur në mënyrë që të dalin jashtë loje shumë shpejt pas përfundimit të garancisë. “Në fakt, marrim shumë telefonata konsumatorësh që ‘për ters’, pajisjet e tyre pësojnë difekt sapo u ka mbaruar garancia”, konfirmon sekretari italian i Unionit Kombëtar të Konsumatorit, Masimiliano Dona. I cili shton: “Problemi para së gjithash ka të bëjë me pajisjet elektronike të konsumit, si tv, celularë, kompjutera, apo automobila, motora dhe elektroshtëpiake”. “Për të mbajtur lart kërkesën, është e nevojshme që këto sende të dalin jashtë funksionit, gjithnjë e më shpejt”, shkuan Latush në librin “Përdore dhe flake – اmenduritë e vjetërimit të programuar”, duke nxjerrë në pah sesi ky mekanizëm është motori i shoqërisë së konsumit, nxitës i punësimit dhe ekonomisë.

Sa kushton

Por kjo do me thënë që secili detyrohet të blejë gjithnjë e më shpesh të njëjtat sende. Dhe elektroshtëpiaket zgjasin më pak: Dikur një lavatriçe kishte një jetëgjatësi funksionimi 12 vjeçare, ndërsa sot rreth gjashtë (madje tre vjet për modelet më ekonomike). Pa harruar që harxhojmë gjithnjë e më shumë. Kreis, Schride dhe Vincer kanë vlerësuar se vjetërimi i programuar kushton rreth 100 miliardë euro në vit, ose 7% e shpenzimeve familjare. Këto janë të dhëna të llogaritura vetëm për Gjermaninë, por mund të thuhet përafërsisht e njëjta gjë edhe për tregjet e tjera.

Nga këndvështrimi mjedisor, politikat e vjetërimit të programuar janë vërtet të papërballueshme. Para së gjithash, sepse përbëjnë një shpërdorim flagrant të lëndëve të para dhe burimeve. E pastaj, sepse prodhojnë një sasi të llahtarshme mbetjesh. Në vitin 2012, në Itali u mblodhën rreth 238 tonelata mbetjesh elektrike e elektronike të produkteve të programuara për t’u prishur, ose 4 kg për frymë. اmontimi i këtyre mbetjeve është i kushtueshëm dhe delikat: Disa shtete, në vend që kryejnë çmontimin, preferojnë t’i çojnë këto produkte në vende si Nigeria e Gana si “mallra të përdorura”, aty ku kontejnerë të mbushur me kompjutera, tv, kondicionerë etj, përfundojnë në pirgje helmuese të teknologjisë së lartë, në qiell të hapur.

Si të mbrohesh

Masimiliano Dona këshillon që përpara një blerjeje, të mbledhim informacione mbi markën dhe modelin, qoftë dhe me një shëtitje të vogël në internet. Kësisoj merr të dhëna nga konsumatorë që kanë pasur përvojat e tyre me këto pajisje. Ky është parimi bazë i shoqatës gjermane “Plehra? Jo faleminderit”, që hedh në rrjet të gjitha sinjalizimet e përdoruesve mbi difektet dhe problemet e pajisjeve të tilla. Duhen privilegjuar ato produkte që janë konceptuar si të çmontueshme, të riparueshme e të riciklueshme. Nga ana tjetër, para se të dorëzohesh, është mirë të tentosh vetë riparimin e pajisjes së prishur, ose përmes teknikëve. Kjo sigurisht aty ku është e mundur, sepse kompanitë prodhuese synojnë te dekurajojnë riparimin duke mos shitur pjesë këmbimi, ose duke i shitur aq shtrenjtë saqë nuk ja vlen.

“Sot, kompanive u kushton më shumë ofrimi i servisit dhe prodhimi i pjesëve të këmbimit, sesa vetë prodhimi i produktit”
, thotë Vitorio Markis, docent historie në Politeknikun e Torinos, “makinat, fjala vjen, janë projektuar në mënyrë që të gjithë pjesët të skadojnë apo të prishen pak a shumë njëkohësisht, sapo mbyllet periudha e garancisë. Kështu që klientit i duhet të ndërrojnë shumë pjesë njëherësh”. Por a keni një ide sesa kushtojnë pjesët e këmbimit? Të montosh nga e para një makinë me pjesë zëvendësuese, kushton 20 fishin e çmimit të një makine të re!

Zgjidhje

Normativat europiane parashikojnë detyrimin e dy viteve garanci për çdo produkt, që nga këpucët deri tek lavatriçet. “Por një tjetër mënyrë për të dekurajuar hedhjen në treg të produkteve “plehra”, është parimi pay per use, një model biznesi ku klienti nuk blen mallin, por paguan për ta përdorur atë”, shpjegon Marko Gareti, “në këtë rast vetë kompanitë prodhuese do kishin një interes ekonomik në prodhimin e mallrave cilësore”. Ndërkaq, në Zvicër dhe Francë po studiohen masa legjislative për të luftuar vjetërimin e programuar, si për shembull mes detyrimit të kompanive për të paguar kostot e çmontimit.



Llampë mbishekullore

ثshtë plot 112 vjeçe, funksionon pandërprerë prej më shumë se një milion orësh: ثshtë rekordi i një llampe, ndezur që prej vitit 1901 (Centennial Light - Wikipedia, the free encyclopedia ) në një stacion zjarrfikësish në Livermor të Kalifornisë. E prodhuar nga Shelby Electric Company dhe projektuar nga Adolf Shaje, sekreti i saj ndodhet tek filamenti, më i dendur se normalja dhe (ndoshta, por ende e pa analizuar) prej karboni. Llampa e Livermorit, ashtu si prototipi Narva në ish Gjermaninë Lindore, është simbol i teknologjive që nuk u komercializuan kurrë, sepse ishin pak fitimprurëse: Cila kompani do pranonte të shiste një produkt në 100 vjet?

Provoje vetë

Ekrani dixhital nuk punon më? Konsola e lojës elektronike refuzon të ndizet? Para se të telefonosh teknikun, apo më keq akoma, ta hedhësh mallin në plehra, mund të tentohet së pari metoda e riparimit vetiak. Ekzistojnë në rrjet site si ifixit.com, që ndihmojnë në përcaktimin e difekteve më të zakonshme dhe udhëzojnë hap pas hapi, drejt riparimit. Ka disa kohë që në Holandë, nga ana tjetër, ka nisur një iniciativë e re: Mund ta çosh pajisjen në një Repair café, ku teknikë dhe ekspertë vullnetarë asistojnë në riparim me këshilla dhe pjesë këmbimi. Ideja fillestare ishte e Martina Postmas, dhe këto café po përhapen nëpër botë.

Alessandra Fasola
Revista Klan

 
Back
Top