Vjeshta, mjekët: Kujdes sinozitin, rishfaqet me uljen e temperaturave..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
39762_1.jpg

Luhatja e temperaturave rishfaq probleme me sinozitet, sidomos tek ata kronikë, ndaj me ardhjen e stinës së vjeshtës, mjekët këshillojnë që personat e prekur të bëjnë kujdes. Sipas mjekëve, të gjithë ata që shfaqin shenja të rrufës për më shumë se dy javë të drejtohen tek mjeku, pasi duhet menduar për sinozit. "Ndërrimi i klimës ndikon në shfaqjen e rrufës, që njihet si një nga shkaktarët e pezmatimit të mukozës së hundës dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, me pasojë dhe riakutizimin e simptomave të sinozitit", pohojnë mjekët otorino-laringologë. Ky, sipas tyre, është edhe sinozoti më i përhapur dhe që haset rëndom tek pacientët e prekur nga kjo sëmundje. Rëndësi të veçantë merr sinoziti i mprehtë i qelbëzuar tek fëmijët e vegjël, madje edhe tek të porsalindurit.

Sinozitët krijohen edhe nga sëmundje të ndryshme infektive, si skarlatina, tifo, pneumonia, por edhe nga dhëmballët e sëmura.

Sa i përket ekzaminimit, është mjeku ai që vendos diagnozën, duke u bazuar në mënyrën e fillimit të sëmundjes, në shenjat subjektive të të sëmurit. Shenjat janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga çrregullime të gjendjes së humorit, lodhje dhe paaftësi në punë. Por mund të shfaqen edhe probleme në pamje dhe në nuhatje, thonë mjekët, të cilët pohojnë se ankesa kryesore është dhimbja në ballë, faqe, dhëmbë, etj.

Dhimbja e kokës në sinozitet e mprehta është gjithmonë prezent, ndërsa në sinozitet e vjetra mund të mungojë.

(d.b/ATSH/BalkanWeb)
 
Titulli: Vjeshta, mjekët: Kujdes sinozitin, rishfaqet me uljen e temperaturave..

UU kto shenjat kam une kto ditt ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top