Vjen një moment në jetë, kur një grua thjesht dëshiron të “gjejë paqe”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Vjen një moment në jetë, kur një grua thjesht dëshiron të “gjejë paqe”​

Armët e luftës hidhen tutje: është koha për të kërkuar qetësi brenda dhe jashtë
4B275A0E-7179-435A-82E8-83E19A686E61.jpeg


Vjen një kohë në jetën e çdo gruaje kur dëshira e vetme është gjetja e paqes. Ndaloni së luftuari, së ndjekuri ata që nuk duan të arrihen, së humburi kohë për gjëra ose njerëz që nuk na japin lumturinë që duam. Dhe kur të vijë ai moment, ne jemi rritur.

Ne gratë duam shumë gjëra, kjo është e qartë, megjithatë pas moshës tridhjetë vjeç, bëhemi veçanërisht kërkuese, apo jo? Por ka një gjë që, në një moment të caktuar të jetës sonë, e presim më shumë se gjithçka, dhe kjo është qetësia. Sepse betejat u zhvilluan, dhe dashuritë, ato të çmendura dhe rebele, u jetuan, sepse jemi endur shumë e larg në kërkim të vetes sonë, një lloj Graali i Shenjtë i shpirtit, për t’u sjellë në shtëpi me çdo kusht.

Dhe ne e neglizhuam atë shtëpi, u larguam nga miqtë ose familja për të ndjekur gjëra me pamje të shndërritshme, vetëm për t’u kthyer pak të plagosura, por të lumtura. Vjen një kohë, megjithatë, kur jemi të lodhura duke u vërtitur më kot nëpër rrathë, sepse na duhet vetëm të gjejmë qendrën tonë.

Kështu ne e gjejmë veten duke jetuar dhe dashuruar atë shtëpi që më parë dukej se na mbyste dhe e ngjyrosim atë me karakterin tonë, me përvojat e jetës. Pastaj i kushtohemi gjërave të reja, mësojmë të meditojmë dhe vallëzojmë, sepse na është thënë se vallëzimi mund të na bëjë vërtet të lumtura.

Duket sikur ndalemi, por në realitet nuk e bëjmë kurrë dhe përkundrazi, i japim vetes shumë për gjëra të bërë, për të filluar përsëri, në një dimension më intim dhe të vetëdijshëm, sepse tani e dimë se çfarë duam. Dhe gjithçka që kemi bërë dhe përjetuar ndër vite na ka sjellë saktësisht tek e sotmja, në kërkim të stabilitetit dhe qetësisë.

Dhe dashuria, luan një rol themelor në të gjitha këto, por krejtësisht ndryshe nga më parë, sepse ne nuk jemi më të gatshme për kompromis, për të pritur për burra të pavendosur, as për t’u kënaqur me thërrime.

Kështu, ne e rrethojmë veten vetëm me ata pak njerëz, prania e të cilëve na jep paqe, ata që na bëjnë të ndihemi si në shtëpi dhe të cilët i kemi zgjedhur si familje me të cilët të ndajmë jetën, sepse e kemi kuptuar se koha është një vlerë e çmuar për t’u përdorur vetëm me ata që duam. Dhe atëherë, ne do të gjejmë “paqen” tonë.
b:bota.al
 
Di të them që paqja është ilaçi më i mirë për shpirtin.
Duke rendur pas punes,familjes,dashuris harron nevojat e tua.
Nuk ke me koh per veten,nuk lyhesh apo te vishesh bukur.
Mbingarkohet truri nga streset e jetes se perditshme.
E vjen nje cast ku thua boll.
E kupton qe nuk je diell per ti ngrohur te gjith.
Edhe e vetmja gje qe deshiron eshte te arratisesh nga te gjith,diku ku ti ndjehesh mire me veten.
Ne nje vend ku ndjehesh e lire.
Aty kupton se meriton te ndjehesh mire me veten.
E deshiron thjesht paqe,asgje me shume.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top