Vjen në jetë pas 18 vjetësh

Love

βeℓℓe â๓e
embrioni-congelati-300x200.jpg


Një grua izraelite ka lindur fëmijën e ngjizur 18 vite më parë. Orit Koter-Cohen i kishte kërkuar laboratorit ngrirjen e embrioneve pas një trajtimit të fekondimit artificial, i cili i rezultoi i pasuksesshëm.

18 vjet më pas, në moshën 41-vjeçare, gruaja ka vendosur të përdorë sërish materialin e epruvetës së ngrirë dhe ka sjellë në jetë një vajzë.

Profesor Elasar Schalev i Universitetit të Hiafas, i cili e ka ndjekur rastin e gruas, ka shpjeguar se kjo nuk është e pamundur. “Embrionet mund të ruhen fare mirë në temperaturën e një frigoriferi laboratori dhe një studim amerikan ka konfirmuar se qelizat e fekonduara kohë më parë nuk kanë asnjë lloj mangësie në krahasim me qelizat e reja”, thotë Schalev.

Orit Koter-Cohen, nënë e dy djemve adoleshentë, ka sjellë në jetë vogëlushen Schirel, e cila është cilësuar një mrekulli e shkencës.

E veçanta e të voglës Schirel qëndron në faktin se ajo është 18 vjet më e madhe se vëllezërit, pavarësisht se ka lindur shumë më vonë.

Fekondimi i bërë në vitin 1993 në laborator, por më tej procesi nuk kishte shkuar mirë dhe embrioni ishte lënë në pritje.
Më vonë, gruaja kishte arritur të lindte dy fëmijë po me të njëjtën procedurë.
Burimi: Shekulli
 
Back
Top