Vjehrrat e nuset (Si të ndërtohen marrëdhëniet e mira?)

Kresha

A pretty face can never trick me
?img=662211.jpg

Vjehërr apo... nënë e dytë?
Si të vihen marrëdhënie të mira dhe fer ndërmjet vjehrrës e nuses, është pyetje e vështirë, e cila i mundon shumicën e nuseve, të cilat duhet të KOMUNIKOJNË NJERËZISHËM me familjen e burrit, para së gjithash, me nënën e tij.
A thua vjehrra do t’ju bëhet rivale, shoqe, armiku më i madh ose nënë e dytë, do të varet edhe nga ajo si silleni ju si nuse me të që në ditët e para të jetës suaj të re, cilin ton do ta caktoni në marrëdhëniet tuaja? Me disa këshilla që shërbejnë si mësim jete, do të përpiqemi që t’ju ndihmojmë e t’ju udhëzojmë në këtë pikëpamje.
Kurrë mos harroni se njeriu dhe veprimet e tij janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Kritika konstruktive duhet drejtuar jo personit po veprimit. Që nga ditët e para të martesës suaj, është me rëndësi që të ndërtohen marrëdhëniet me burrin dhe me vjehrrën, në mënyrë që t’ju respektojnë, ta respektojnë personalitetin tuaj. Ose, në mënyrë taktike duhet të dini të veproni ndaj gjërave më pak të rëndësishme, duke qenë parimore për ato që keni nevojë. Nëse nuk pajtoheni me vjehrrën për disa gjëra, mund të heshtni, ose ta thoni në mënyrë taktike mendimin tuaj dhe pa hidhërim të tepërt apo me ngritje të tonit. Nuk duhet thënë se - vjehrra juaj është amvisë e keqe, nëse nuk ju pëlqen si i ka fërguar bërxollat, ose gjyshe e keqe, si e ka pastruar nipin. Nëse e lavdëroni atë që bën nëna e burrit tuaj për fëmijët tuaj – atëherë do të keni një gjyshe të kujdesshme dhe të butë ndaj fëmijës suaj.
Baza e konfliktit- xhelozia
Mundohuni të kuptoni se nëna është dashuria e parë dhe më e fuqishmja e të zgjedhurit tuaj. Përpiquni që vjehrra juaj të kuptojë se ajo nuk e ka humbur dashurinë e të birit, veçse, përkundrazi, te ju e ka gjetur aleatin e besueshëm. Mos u bëni kundërshtare e takimeve të tij me të ëmën dhe mos harroni që herë pas here t’i organizoni ndonjë befasi për të mirë. Mos harroni se pikërisht ajo grua, pra vjehrra juaj, e ka edukuar atë djalë, të cilin e keni dashuruar ju dhe me të cilin keni dëshiruar ta ndërtoni familjen tuaj. Nëna e tij ka investuar shumë dashuri, fuqi dhe shpirt, prandaj dhe dëshiron që si kundërshpërblim ta ketë mbështetjen e të birit, butësinë dhe kujdesin e tij. Ju si nuse, prandaj, përpiquni të kuptoni çka do e çka nuk do vjehrra juaj (që ka të bëjë me ushqimin, veshjen, shprehitë në shtëpi, marrëdhëniet me njerëz të tjerë). Kjo do të jetë ndihmë e madhe për ju. Nëse vjehrra nuk dëshiron të flasë për veten e saj, atëherë vështrojeni si dhe çka punon. Burri juaj ka shumë shprehi të edukuara nga nëna e tij. Nëse nuk pajtoheni për diçka, mos provoni që aty për aty dhe menjëherë ta ndryshoni, më mirë është që korrektesat t’i bëni gradualisht. Ndoshta në sjelljen dhe shprehitë e burrit tuaj ka diçka që nuk ju pëlqen, as ju e as vjehrrës suaj. Meqë jeni bërë aleate në këtë pikëpamje, ju edhe të tjerat probleme do të filloni t’i zgjidhni së bashku. Nëse marrëdhëniet tuaja me burrin i krijoni në saje të dashurisë dhe respektit të ndërsjellë, atëherë nëna e tij do të shohë se i biri është në duar të mira, kështu shumë më shpesh do të anojë nga ana juaj.

88544.jpg

Durimi si armë
Jeta nuk është e lehtë as e thjeshtë, kështu që qysh para martesës duhet t’ia përcaktoni vetes disa rregulla. Në mënyrë që jeta juaj familjare të mos fillojë me grindje, është e nevojshme që të jeni e gatshme në përpjekjen për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me farefisin e burrit. Familja nuk është familje vetëm në ditët e festave, por janë edhe ditët e zakonshme, punët më të rëndomta të shtëpisë - edukimi i fëmijëve, marrëdhëniet me miqtë dhe me kushërinjtë. Edhe këtu durimi është i domosdoshëm, nëse dëshironi të ndërtoni marrëdhënie të mira me vjehrrën tuaj. Madje edhe nëse ngandonjëherë keni vështirësi, duhet ta pranoni se për shumë gjëra vjehrra juaj është grua më e kthjellët dhe më me përvojë.

Ndonjëherë, në komunikim me vjehrrën, është mirë që të përdorni hapin vijues: të pajtoheni me vërejtjen e saj. I thoni se i keni kuptuar fjalët e saj, se do të përpiqeni të veproni në harmoni, në përshtatje me to, ndërsa më pastaj veproni ashtu si dëshironi. Këshillat e saj duhet t’i dëgjoni në mënyrë sa më të qetë dhe të kthjellët, me siguri do të vini marrëdhënie të mira me të. Nëse nëna e bashkëshortit tuaj është spirituoze, provoni që situatat konfliktuoze t’i ktheni në mahi, për shembull, me fjalët se ju ende nuk jeni magjistare... Në rastin kur ju duhet patjetër të flisni, mos e bëni këtë kurrsesi me ngritje të tonit, mos lejoni fyerje të ndërsjella! Përpiquni t’u shmangeni konflikteve të panevojshme, në të cilat do të humbni fuqinë tuaj shpirtërore dhe fizike, ndërkohë që nuk do të arrini kurrfarë rezultati.
Dy zonja të shtëpisë (!)
Shpesh, guri më i madh pengues në marrëdhëniet e gruas së re dhe të vjehrrës me përvojë, është pikërisht jeta e përditshme dhe punët e zakonshme të shtëpisë. Në çdo shtëpi ekzistojnë disa imtësi personale për sa i përket amvisërisë, të cilat mund të ndryshojnë mjaft nga familja në familje. Pikërisht për këtë arsye shumë familje të sapokrijuara, dëshirojnë që vetë ta udhëheqin amvisërinë shtëpiake. Mirëpo, pikërisht këtu mund të ndodhin papajtueshmëri ndërmjet dy amvisave, nëse ato ndodhen në të njëjtën kuzhinë. Sipas rregullit, gruaja e re nuk e ka përvojën që e ka nëna-vjehrra.

Dhe, natyrisht, për shumë çështje ajo, nusja, duhet të jetë e gatshme ta dëgjojë gruan më të pjekur: si të ekonomizojë buxhetin familjar, si të gatuajë me shije… Pra, si duhet vepruar në situata të këtilla? Me siguri, ju dini t’i bëni disa gjëra më mirë se vjehrra, mirëpo kjo nuk duhet t’ju shërbejë për demonstrim të superioritetit tuaj.
Le t’ju shërbejnë kualitetet tuaja e të vjehrrës për gëzime dhe mburrje të ndërsjella për të dyja. Nëse thoni se kurrë nuk keni ngrënë bakllava më të shijshme ose çorbë nga lulelakra, si te nëna e burrit, kjo nuk do ta zvogëlojë vlefshmërinë tuaj as të ndikojë në dinjitetin tuaj, veçse do t’i vijë mirë vjehrrës suaj, ajo do të kuptojë se ju po e çmoni si amvisë dhe si rojtare të vatrës shtëpiake. Prandaj, që me ditët e para të martesës suaj, duhet të ndërtoni marrëdhënie të mira me vjehrrën tuaj, duke mos e anashkaluar e duke mos e përulur me sjelljet tuaja të paedukatë!
© REVISTA TEUTA
 

Attachments

  • ?img=662211.jpg
    ?img=662211.jpg
    52.4 KB · Shikime: 0
  • 88544.jpg
    88544.jpg
    803 KB · Shikime: 0
  • ?img=662211.jpg
    ?img=662211.jpg
    52.4 KB · Shikime: 0
  • 88544.jpg
    88544.jpg
    803 KB · Shikime: 0
Formule nuk ka.
E mira e se mires eshte nusja me djalin ne shtepine e tyre,e vjehrrit ne shtepine e vet.
Kshu do shmangeshin debatet e zenkat.
Nuk eshte faji i asnjeres por vjehrra ste behet kurre nene,e nusja ste behet kurre bije.
 
  • Haha
Reactions: Ber
Formule nuk ka.
E mira e se mires eshte nusja me djalin ne shtepine e tyre,e vjehrrit ne shtepine e vet.
Kshu do shmangeshin debatet e zenkat.
Nuk eshte faji i asnjeres por vjehrra ste behet kurre nene,e nusja ste behet kurre bije.
Nuk eshte tamam keshtu, por nje lloj kendveshtrimi eshte edhe ky qe thua ti!
 
Prandaj nuk ka djale t'iu marre se keni keto lloj mendimesh(shaka)???
Sa na fikson e ti.
E me te len burri me u vesh si te duash ti ,fut hundet vjehrra-_-.
Jalla mor bir do thone ja nusja e filanit.
Tashti a martohesh me burrin a me vjehrren.
Ma mir beqare sesa me marr ni burr qe e terheq e ema per hundesh.
Mbrapa jemi tkqija ne..
 
  • Haha
Reactions: Ber
Une vjerren time e kam dashur shume, edhe kur burri im sjetonte me deri sa ka qene gjalle e jema e tije e kam takuar sa her kam ik te mami im, jam bere merak sa here ska qene mire e kam qare sa sdi tju them kur iku nga kjo bote..
Pse e kam dashur?
Se mbi te gjitha ishte ajo qe kishte bere burrin tim.
Me pelqente edhe era e gushes se saj, me trasmetonte paqe sa here e perqafoja.
Se gjithmone e kam pare si te ishte mami im,
Nje nene si do te keqen femijes e si rrjedhoje sdo tdonte te keqen tone.
Ka ndryshime brezash,ka diference ne menyren e jeteses por nese i jep respektin qe do doje ti jepnin mamit tend sdo ishin keto tema.
Edhe kjo pune e vjehrres eshte bere pune mode e tek ne ne shqiperi ne kete brez ndodh ndryshimi nga bashkjetesa me vjehrrine (dikur) dhe pamvarsia familjare qe eshte sot.
 
Ne familje duhet te mbizoteroje dashuria e mirekuptimi. Te tjerat rregullohen. Me qene nusja e "zgjuar" ja gjen anen vjehrres!?
 
Jan sterdiskutu kto tema sa here ne kete forum..dhe cdo here e mbroj mendimin se..vetem respekti luan rolin kryesor ..vjehrra kurr nuk mund ti bej dem nusese ..mbase ka pak xhelozi ..se asaj ju duket se ju eshte zbeh dashuria e djalin ose eshte pergjysmu por asnjher te ligen nuk ja ben..e nusja eshte ajo se duke ndjere mungesen e familjes se saj .I pengon familja e burrit.
Nje respekt ta ndash per familjen e burrit,tregon respektin se ke ne familjen tende.
 
Mendoj vjerrë nuse temë delikate , vijnë nga dy kultura te ndryshme , që duhet kohë të ambjentohen, mamaja ime thotë që duhet shumë kujdes në këto mardhënie , nusja duhet të tregohet tepër delikate? ( gjithashtu ky mendim vlen edhe per figuren "dhëndër")....
 
Marredheniet e mira ndertohen kur ke edukate tek familja, tek prinderit e tu. Nje rol goxha tmadh luan nena e gruas. Nga aty mund tlindin problemet si WIRELES tek burri me vjehrren pastaj. Keshillat e nenes, drejtuar bijes se saj para se te martohet e edhe me tej, luajne nje rol trendesishem ne ndertimin e marredhenieve te mira ndermjet nuses dhe vjehrres.
Por, nena s'jeton gjithe, dikush s'ka nene dhe ky faktor perjashtohet. Gruaja duhet ta dije qe vjehrra eshte e shenjte per burrin e saj, sepse eshte nena e tij. Nuk duhet ti flet kunder. Nese ka ndonje keqkuptim ose mospajtueshmeri me te ne raste te caktuara, duhet ta gjeje momentin e duhur dhe kohen e duhur kur t'ja tregoje burrit, ne menyre qe te mos prishet raporti i tyre.

Nganjehere eshte mire te behesh kinse spo shoh e as spo ndegjoj asgje, 50% te problemeve do ti kesh me pak, nese problemet vec jane shfaqur. E keshtu me radhe, se dicka truri spom funksionon mire sot :v
 
Mire e ka Landa sduhet te themi pordhe por gazra.

E imagjino te te thone pse vjen kjo era gazra verdalle lol
E shoh që ju besdis kritika e antarëve të rinj :- Me falni !
Mire e ka Landa sduhet te themi pordhe por gazra.

E imagjino te te thone pse vjen kjo era gazra verdalle lol
E shoh që ju besdis figura e antarëve të rinj , më falni .
 
Edukata eshte personale tek cdo njeri. Menyra si i trajtojme njerezit varet nga edukats qe kemi por ama varet dhe nga menyra sesi na trajtojne te tjeret.

Mardheniet nuse vjerre me aq sa kam pare verdalle nuk jane shume miqesore. Kjo per shkak sepse te dyja kane shume dashuri ndaj atij mashkulli qe njera e quan bir dhe tjetra ai qe i ka ra per short me nda jeten.

Idealja do ishte nese gjithekush jeton ne shpi te vet ne keto kushte mardheniet jane me te mira me te dashura. Kurse kur jeton 24 ore ne 24 lindin dhe keqkuptime madje edhe po te jetosh me nenen tende do keqkuptohesh jo me me mamane e burrit qe mund te kete te tjera rregulla apo zakone jetese gatimi apo pastrimi shtepie.

Rregullatori kryesor i ketyre mardhenieve eshte gjithmone burri. Burri patjeter qe duhet te doje e te respektoje nenen por ama nuk duhet te ofendoje apo nenvleresoje gruan e tij.
 
Mardheniet nuse vjerre me aq sa kam pare verdalle nuk jane shume miqesore. Kjo per shkak sepse te dyja kane shume dashuri ndaj atij mashkulli qe njera e quan bir dhe tjetra ai qe i ka ra per short me nda jeten.

@Marla

A ka lujt lotto kjo apo si ta kuptoj?
 
Edukata eshte personale tek cdo njeri. Menyra si i trajtojme njerezit varet nga edukats qe kemi por ama varet dhe nga menyra sesi na trajtojne te tjeret.

Mardheniet nuse vjerre me aq sa kam pare verdalle nuk jane shume miqesore. Kjo per shkak sepse te dyja kane shume dashuri ndaj atij mashkulli qe njera e quan bir dhe tjetra ai qe i ka ra per short me nda jeten.

Idealja do ishte nese gjithekush jeton ne shpi te vet ne keto kushte mardheniet jane me te mira me te dashura. Kurse kur jeton 24 ore ne 24 lindin dhe keqkuptime madje edhe po te jetosh me nenen tende do keqkuptohesh jo me me mamane e burrit qe mund te kete te tjera rregulla apo zakone jetese gatimi apo pastrimi shtepie.

Rregullatori kryesor i ketyre mardhenieve eshte gjithmone burri. Burri patjeter qe duhet te doje e te respektoje nenen por ama nuk duhet te ofendoje apo nenvleresoje gruan e tij.

Burri duhet ta luaje rolin e zjarrfikesit cdohere. Te mos e merr te sigurt ankesen e gruas e as te nenes 100% te sigurt kurre. Sepse ai e njeh si nenen si gruan, te metat e nenes dhe te gruas gjithashtu. Duke u nise nga ky fakt, duhet te luaje politike, si me nenen si me gruan. Perse jo edhe t'ua beje rrafsh ne disa raste ? Sidomos nese nga pervoja e sheh se ka funksionuar.
 
Eshte Djali ai qe vendos barazpeshen e te dyjave
Nena KUrre nuk hidhet Poshte
Por Nusja ??? do ndertosh familjen tende !!!!!
Keshtu qe
Terhiq e mos e keput me nusen
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top