Vjedh benzinë nga makina e policisë dhe hedh foton në Facebook: Arrestohet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
beanine-noa.jpg


Një tub i futur në serbatorin e një makine policie, një bidon dhe gishti i mesit i ngritur. I riu Michael Baker, 20 vjeç nga Kentucky (SHBA), është fotografuar në këtë mënyrë për të shfaqur krenarinë e tij për xhestin e kryer. Vjedhje që shokoi policinë kur panë sesi vidhen makinat e tyre.

Por ky imazh përfundoi në rrjetin social të Facebook dhe policia e Jenkins, qyteti ku jeton, e arrestoi djalin duke e akuzuar pikërisht për vjedhje.

Baker bëri të ditur për stacionin televiziv WYMT-tv se në makinë nuk kishte shumë benzinë dhe ai kërkoi të bënte vetëm një shaka.

Fotografia u kap nga e dashura e tij, që më pas e postoi atë në internet. Autoritetet bënë të ditur se tani do të blejnë tapa në mënyrë që të bllokojnë serbatorët.
B:NOA
 
Back
Top