Vjedh 1 dollar, për të hyrë në burg!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
James Verone, vjedh 1 dollar nga një bankë, kjo do t`i kushtojë atij burgun, por së paku do të ketë mundësi të kurohet.

Richard James Verone, 59-vjeç, pasi kishte hyrë në një bankë në Carolinen e Veriut, dhe pasi i është afruar banakut, pyetjes se arkëtares së bankës se me se do ta ndihmonte, ai i kishte zgjatur një pusulle mbi të cilën ishte shkruar "kjo është një vjedhje, më jep një dollar".

Pasi kishte marrë një dollar, ai ishte ulur, dhe i qetë kishte pritur ardhjen e policisë, e cila turravrap kishte ardhur me gjithë arsenalin e armëve në dispozicion.
Pa një pa dy i kishte hedhur prangat dhe Verone kishte përfunduar në burg.

Përfundimisht, fatmirësisht në burg.
Ketu James Verone i kishte shpjeguar autoriteteve që e kishin marrë në pyetje se e gjithë kjo ishte bërë nga ai për të patur mundësinë që në burg të kishte mundësinë që të merrte shërbimin shumë të nevojshëm mjekësor për të cilin kishte nevojë, por të cilin nuk mund ta merrte nga shërbimi i asistencës mjekësore në ShBA.


B;Gjuha shqipe...
 
Pe: Vjedh 1 dollar, për të hyrë në burg!

Ehhhh :(! Kushe di se n'cgjendje ka qene njeriu i shkrete, dhe ka gjetur te vetemen zgjidhje te mundur! :(((
 
Pe: Vjedh 1 dollar, për të hyrë në burg!

Ehhhh :(! Kushe di se n'cgjendje ka qene njeriu i shkrete, dhe ka gjetur te vetemen zgjidhje te mundur! :(((


eh te drejt ke,..ka ardhe jete mizieriett..:((
 
Pe: Vjedh 1 dollar, për të hyrë në burg!

Te pakten ai e gjeti menyren.
Po hajde ne Shqiperi keshtu se ngordh si qeni.
 
Back
Top