Viti 2050,ja si duket

Guest2

Antarë i Respektuar
Prej vitit 2010, YouGov ka pyetur njerëz të ndryshëm nëpër botë se si mendojnë se do të duket bota deri më 2050.
Përgjigjet e tyre ishin interesante dhe ndryshonin nga vendi në vend. اfarë është e sigurt është se bota do të pësojë ndryshim të madh deri më 2050.
Sipas përgjigjeve që YouGov nxori, bota do të përjetojë edhe një tjetër luftë botërore deri më 2050, sipas të anketuarve.
Kështu, radhitja e përgjigjeve se si do të duket bota deri më 2050 shkon kështu:
Sistemi monark në Britani do të bjerë
Shkencëtarët do të gjejnë jetë edhe diku tjetër në univers
Shumica e televizorëve do të shikohen në 3D
Do të ketë një luftë tjetër botërore
Astronautët do të shkelin në Mars
Gazetat në letër nuk do të ekzistojnë më
Do të arrihet klonimi i njerëzve
Bota do të përballet me një krizë energjetike
Kina do ta tejkalojë SHBA-në si superfuqi botërore
Një homoseksual do të jetë Kryeministër
Bota do të bëhet më e ngrohtë
Do të ekzistojë vetëm një monedhë që do të përdoret nga e gjithë bota
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të bëhen një shtet i vetëm
Do të zbulohet ilaçi i kancerit
Nuk do të prodhohen më vetura me benzinë/naftë
Paratë e letrës nuk do të ekzistojnë më, të gjitha pagesat financiare do të jenë në mënyrë elektronike
Do të ketë vaksinë kundër AIDS-it
Njerëz të zakonshëm do të udhëtojnë në gjithësi
Një grua do të bëhet Kryeministër i një shteti të fuqishëm
Prej gjërave më të besuara se do të ndodhin, ishin: astronautët do të shkelin në Mars, do të ketë një luftë tjetër botërore dhe gazetat nuk do të ekzistojnë më në versionin e tyre të letrës.

Kuriozitete&Enigma.com
 
Titulli: Viti 2050,ja si duket

Une jam me teper kurioze per jeten ne Mars : D
 
Titulli: Viti 2050,ja si duket

Ky parashikimi qe s'do kete me leke letre eshte disi i besueshem se ka filluar te perhapet qe tani. Kshu qe ne te ardhmen s'ka me evazim taksash, do i paguajme taksat me qejfin me te madh :P
 
Titulli: Viti 2050,ja si duket

Shumica me duken te realizueshme.

Ndersa kjo..

Një homoseksual do të jetë Kryeministër

... ka ndodhur tashme ne disa shtete te Europes. Belgjike, Islande etj.
 
Titulli: Viti 2050,ja si duket

Mos beni keshtu temash se 80 % e anetareve se arrijne 2050 lol
 
Back
Top