Vitaminat

braziljania

Anëtar i Nderuar
Mungesa e vitaminës D ka qenë shpesh shkaktar i shumë sëmundjeve, por kërkimet e fundit tregojnë se niveli i ulët i vitaminës D tek gratë shkakton kancer të gjoksit, i cili mund të çojë edhe në vdekje.

Orjeta Zhupa
Hene, 18 Gusht 2008 12:51:00



Mungesa e vitaminës D ka qenë shpesh shkaktar i shumë sëmundjeve, por kërkimet e fundit tregojnë se niveli i ulët i vitaminës D tek gratë shkakton kancer të gjoksit, i cili mund të çojë edhe në vdekje.

Studimi tregon se vitamina D mund të ndihmojë në luftimin e sëmundjes së kancerit. Studiuesit në Universitetin e Torontos studiuan lidhjen midis vitaminës D në gjak dhe shkalëss së kancerit në gji në 512 gra.

Për herë të parë u pa se ato gra që kishin nivel të ulët të vitaminës D kishin përshkallëzim të madh të kancerit në gji.

Përveç faktit se vitamina D ka impakt në kancerin e gjirit, shkencëtarët nuk kanë vërtetuar ende se duke marrë vitaminë D mund të parandalohet sëmundja. Ata nuk kanë dhënë ndonjë rekomandim që gratë e shëndosha të marrin më shumë vitaminë D.

Julie Gralpoë, specialiste onkologjike dhe profesore thotë se nuk i rekomandon gratë të cilat nuk kanë kancer të marrin vitaminë D. Por ajo thotë se të gjitha gratë duhet të shikojnë nivelin e vitaminës D dhe të marrin masa nëse kanë mungesë të saj.

Testi për vitaminën D është shumë i thjeshtë dhe mund të matet nëpërmjet gjakut
Gazeta Shekulli*-*GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
 
Last edited by a moderator:
Vitaminat

Vitamina B12 për një kujtesë të pagabueshme. Një studim i realizuar nga një grup kërkuesish, nën drejtimin e David Smith, për llogari të universitetit të Oxfordit, ka arritur në përfundimin se vitamina B12 është thelbësore për të pasur një kujtesë të mirë, ndërkohë që mungesa e saj shkakton rriskun e amnezisë, në mënyrë të veçantë tek të moshuarit.
Shkencëtarët analizuan 107 pacientë të moshave të ndryshme, nga 61-87 vjeç. Ata iu nënshtruan testeve të shumta të kujtesës, para dhe pas përdorimit të vitaminës B12. Rezultatet me pas u publikuan më pas në revistën Neurology dhe u pasua me diskutime të ndryshme.
Por një gjë në bazë të studimit nuk kishte më dyshime. Pas studimit u pa se të moshuarit me një nivel të ulët të vitaminës B12 janë më të ndjeshëm ndaj amnezisë, rrezik ky 6 herë më i lartë se ata që kishin nivel mesatar e të lartë të vitaminës B12.
Pas kësaj dietologët kanë përsëritur ushqimet që ndihmojnë në kujtesë, duke pasur parasysh se cilat prej tyre kanë me shumicë kërë vitaminë: vitamina B12 gjendet me shumicë në peshk, në mish dhe në qumësht.Shekulli
 
Redaktimi i fundit:
sdo te thote qe ne perime sdo gje B12:)

gjithsesi gjendet dhe si ilac ne farmaci
 
Aktiviteti trupor për kujtesë të mirë

Aktiviteti mesatar trupor e mbron trurin nga rënia dhe e përmirëson kujtesën te personat të cilat kanë probleme me memorien, ka treguar një studim australian.Në studim kanë marrë pjesë 138 persona më të vjetër se 50 vjet të cilët kanë qenë të rrezikuar nga zhvillimi i demencës (e cila paraqet rënien e funksioneve psikike, në radhë të parë atyre të kujtesës dhe inteligjencës, zakonisht te të moshuarit).

Participantët janë ndarë në dy grupe: grupi i kontrollit dhe grupi i cili është dashur së paku 150 minuta në javë të merret me aktivitet mesatar fizik, siç është ecja, vallëzimi ose notimi.

Rezultatet kanë treguar se mjaftojnë 20 minuta aktivitet fizik në ditë për t’i përmirësuar aftësitë njohëse te personat moshuar.
 
Aktiviteti trupor për kujtesë të mirë

Aktiviteti mesatar trupor e mbron trurin nga rënia dhe e përmirëson kujtesën te personat të cilat kanë probleme me memorien, ka treguar një studim australian.Në studim kanë marrë pjesë 138 persona më të vjetër se 50 vjet të cilët kanë qenë të rrezikuar nga zhvillimi i demencës (e cila paraqet rënien e funksioneve psikike, në radhë të parë atyre të kujtesës dhe inteligjencës, zakonisht te të moshuarit).

Participantët janë ndarë në dy grupe: grupi i kontrollit dhe grupi i cili është dashur së paku 150 minuta në javë të merret me aktivitet mesatar fizik, siç është ecja, vallëzimi ose notimi.

Rezultatet kanë treguar se mjaftojnë 20 minuta aktivitet fizik në ditë për t’i përmirësuar aftësitë njohëse te personat moshuar.

Unë them se ky është ilaçi popullor dhe funksionon fare mirë
kurse të hash peshk,mish e të pish qumësht është versioni i mjekëve
aktiviteti sportiv them se është zgjidhja më e mirë por po s'hëngre peshk e mish(se për qumështin nuk është dhe aq problem), nuk mund të bësh dot aktivitet fizik kështu që në fund të fundit janë të vlefshme që të dyja.
 
eforti fizik eshte i mire per shendetin ne gjeneral jo vetem per kujtesen,
dhe alimenatcioni nje soj eshte sh mire te kesh nje diete te ekuilibruar duke mare ter klasat e prodhimeve qe i duhen organizmit
 
Vitamina E dhe veprimi i saj ne organizem

Vitamina E dhe veprimi i saj ne organizem

Kjo substancë kimike është e njohur në shkencë edhe me emrin "tokoferol", që e ka prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë "të lindësh". Kjo i është atribuar vitaminës E, për funksionimin kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të shumëzimit, si tek njeriu ashtu edhe tek kafshët. Prandaj sot është pranuar shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimin e përditshëm të njeriut shkakton sterilitet (shterpësi). Për këtë arsye vitamina E është quajtur edhe vitamina antisterile.

Funksionet e tjera jetësore të vitaminës E
Përveç sa u tha më sipër, vitamina E luan shumë role biologjike në organizmin e njeriut.
Në radhë të parë kjo vitaminë ndikon mjaft në frymëmarrjen e qelizave, duke ndihmuar në funksionimin normal të të gjitha indeve të organizmit, bile edhe në një sasi më të vogël oksigjeni. Në këtë drejtim ajo kompenson edhe disa të meta që fiton organizmi me kalimin e moshës. Kështu p.sh. ndikon edhe në zgjerimin e enëve të gjakut, duke bërë të mundur rritjen e fluksit të rrjedhjes së gjakut, për të cilin kanë nevojë organet, sidomos gjatë aktiviteteve të theksuara fizike të tyre. Vitamina E ndikon pozitivisht në parandalimin e trombozave e mpiksjeve të gjakut, si edhe në uljen e disa yndyrnave në gjak, duke mënjanuar në një farë mënyre uljen e depozitimeve aterosklerozike. E rëndësishme është të theksohet se vitamina E ndikon në rritjen e HDL-së, që është një faktor i rëndësishëm i mbrojtjes së enëve të gjakut nga depozitimi i kolesterolit në to.

Gjithashtu vitamina E, duke qenë një antioksidant i fuqishëm, neutralizon radikalet e lira, që janë shkaktarë të shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve në organizëm.Vitamina E mbron nga oksidimi në organizëm i yndyrnave, duke ndaluar prodhimin e peroksideve, që janë shumë të dëmshme në funksionimin normal të organizmit. Këtë veprim vitamina E e kryen në bashkëpunim me vitaminën F.

Faktor i rëndësishëm për të parandaluar mplakjen e parakohshme
Nga sa u tha më sipër, rezulton se vitamina E është një faktor i rëndësishëm për zgjatjen e jetës. Kjo ndodh për arsye se kjo vitaminë nga njëra anë hedh më shumë gjak në indet e organizmit dhe nga ana tjetër redukton konsumin e oksigjenit të tyre, pa ulur veprimtarinë jetësore të këtyre indeve.

Vitamina E mbron rruazat e kuqe të gjakut nga faktorë të ndryshëm oksidues, duke parandaluar edhe aneminë. Disa studiues të kësaj fushe mbrojnë idenë se kjo vitaminë është e aftë që të stimulojë edhe prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Në të njëjtën kohë ajo parandalon dhe degradimin e shumë hormoneve (të hipofizës, mbiveshkave etj). Meqenëse kjo vitaminë ndikon në shërimin dhe mbylljen e çikatriçeve (plagëve), ajo u jep elasticitet dhe rezistencë kundrejt faktorëve agresivë të jashtëm.

Duhet theksuar këtu se meqenëse ajo ka veprimtari antioksidante, parandalon oksidimin e shumë faktorëve bioaktivë si vitamina A dhe vitamina F. Vitamina E së bashku me vitaminën A bashkëveprojnë për funksionimin normal të organeve gjenitale, duke rritur prodhueshmërinë si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Sidomos tek këta të fundit ndikon në rifitimin e aktivitetit seksual të dobësuar.

Gjithashtu kohët e fundit është studiuar edhe veprimtaria e stimulimit të imunitetit, kundër infeksioneve të ndryshme.

Kohët e fundit është theksuar nga studiues të kësaj fushe se kjo substancë kimike parandalon mplakjen e parakohshme të organizmit.Ajo rekomandohet edhe kundër sëmundjeve virusale dhe në trajtimin e shfaqjeve të lehta të diabetit (ul gliceminën në sëmundjet reumatike, në infeksionet e mëlçisë (duke ristabilizuar metabolizmin e saj), në sëmundjet e lëkurës (pore, akne etj), në turbullimet nga menopauza, si edhe për rritjen e rezistencës fizike e psikologjike.

Për të gjitha këto që u përmendën më sipër, kjo vitaminë luan rol të rëndësishëm për parandalimin e mplakjes së parakohshme dhe zgjatjen e jetës, duke funksionuar organizmi gjithnjë rregullisht.

Gjithashtu është përcaktuar se pamjaftueshmëria e vitaminës E gjatë një kohe pak a shumë të gjatë, favorizon disa sëmundje të zemrës, aterosklerozën , madje edhe tumorin.

Nevojat e organizmit për vitaminën E
Për fëmijët e vegjël nevoja ditore për vitaminën E është 4.5 mg në ditë, për të moshuarit dhe adoleshentët është rreth 7-12 mg në ditë, ndërsa për të rriturit është 15 mg për burrat dhe 12 mg për femrat. Në periudhën e barrës dhe me fëmijë në gji nevojat ditore për gratë rriten në 15 mg në ditë.

Nevojat reale të organizmit për njeriun modern, sidomos për të rriturit dhe adoleshentët mund të arrijnë deri në 1 mg vitaminë E në ditë. Kjo për arsye se njeriu i ditëve tona është shumë i stresuar dhe ndodhet në një mjedis të ngarkuar me substancë toksike.

Në rastet kur vërehen ulje të theksuara të vitaminës E në organizëm nëpërmjet analizave si edhe kur shfaqen raste sëmundjesh të ndryshme si ato që u përmendën më sipër, mjekët këshillojnë frytimin suplementar me vitaminë E, sipas nevojave.

Disa herë trajtimi me vitaminë E (300 mg/ditë) dhe selen (0.8 mg/ditë) për 2-3 vjet, redukton mjaft defektet që shkaktohen nga angina pektoriale dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare. Sidomos kur kjo kurë shoqërohet edhe me veprimtari fizike sistematike, në varësi të moshës dhe gjendjes fiziologjike.

Në tabelën e mëposhtme po japim sasinë e vitaminës E (në mg) që gjendet në disa produkte ushqimore(në 100 gr produkt).


- mollët 0.3 - embrioni i grurit 14.5-21

- vishnjet 0.13 - fielli i grurit 1.6

- greip fruit 0.25 - misri 2.2-3.5

- portokalle 0.23 -buka e zezë 2.1

- kumbulla 0.7 - vaji i peshkut 20

- karrota 0.45 - vaji i misrit 19

- bizele 4-6 - vaji i embrionit të misrit 250

- patate 4.6 - vaji i lajthisë 30-36

- soja e thatë 6-11 -vaji i sojës 90-120

- spinaqi 2.3 - vaji i lulediellit 49

-lajthi 6-6.5 -gjalpi 2.1-3.3

-majdanoz 2.6 - djathrat 1

- fara luledielli 44 - sardelet 1.1

- fasule 7 - toni 6.3

- veza 0.8

Pra, siç shihet edhe nga tabela, vitamina E është shumë e përhpur në natyrë. Sasitë më të mëdha gjenden në vajrat e farërave, në arra, lajthi, fasule, sojë etj. Embrioni i grurit përmban sasira shumë të larta, për këtë arsye edhe prodhimi i kësaj vitamine bëhet nëpërmjet ekstraktimit nga embrionet e grurit. Kjo vitaminë gjendet edhe në mëlçi, veshka dhe sidomos në vajin e mëlçisë së peshqve të detit.

Vitamina E merret nga organizmi nëpërmjet produkteve ushqimore të përditshme dhe nga tretja, absorbimi i këtyre produkteve bashkë me vitaminën E nga paretet e aparatit tretës. Ajo depozitohet në mëlçinë e zezë të organizmit dhe që andej shpërndahet në qelizat dhe indet, sipas nevojave të trupit tonë në rrethana të caktuara ushqimi (me yndyrna bimore) dhe të ndotjes së ambientit. Ajo është lipovitaminë prandaj edhe absorbimi nga organizmi bëhet më mirë kur ajo shpërndahet me yndyrna, sidomos yndyrna bimore. Prandaj, kur organizmi absorbon mirë yndyrnat, ai merr edhe sasira të caktuara të vitaminës E.

Vlen të theksohët këtu se vitamina E është mjaft e qëndrueshme. Ajo duron temperatura deri 170 gradë C, shkatërrohet gjatë hidhërimit dhe prishjes së yndyrnave ku ajo gjendet me shumicë, si dhe nga veprimi i rrezeve ultravioletë. Pra, në mungesë të dritës dhe të oksigjenit, ashtu siç ruhen yndyrnat, mund të ruhet mjaft mirë edhe vitamina E .

mesohu.org
 
Vitamina C zvogëlon rrezikun nga diabeti

Vitamina C zvogëlon rrezikun nga diabeti

Një studim i ri britanik ka treguar se konsumimi i sasive të mëdha të vitaminës C me anë të ushqimit mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmurja me diabet tip 2.

Në studimin e realizuar te meshkujt dhe femrat me moshe mesatare është treguar se personat me nivel më të lartë të vitaminës C në gjak kanë qenë shumë më pak të rrezikuar që ta zhvillojnë diabetin tip 2.

Në periudhën 12-vjeçare, sa ka zgjatur studimi, vetëm 3.2% nga 22.000 pjesëmarrësit në studim të cilët kishin pasur sasi të lartë të vitaminës C në gjak kanë zhvilluar sëmundjen e diabetit.

Duke pasur parasysh se pemët dhe perimet janë burimet kryesore të vitaminës C, ekspertët rekomandojnë konsumimin gjithnjë e më të madh të tyre me qëllim që të parandalohet sëmundja e sheqerit.


Mesazhi.com​
 
Redaktimi i fundit:
Vitamina C mund tё ulё efektin e barnave antikanceroze

Pёrdorimi i tepërt i vitaminës C mund ta zvogëlojё efektin e barnave tё cilat përdorёn nё terapinë e pengimit tё zhvillimit tё tumorit.

Hulumtimet kanë teguar se pas konsumimit të barit i cili shkatërron qelizat tumorale së bashku me vitaminën C në formë tabletave, një e treta deri në 70% e qelizave tumorale kanë mbijetuar.

Shumë studime në të kaluarën iu kanë rekomanduar pacientëve të përdorin vitaminën C, pasi që bëhet fjalë për një antioksidues natyral i cili mund të veprojë në qelizat tumorale.

Por studimet e reja kanë treguar se barnat antikanceroze kanë pasur efekt më të dobët kur pacienti i ka konsumuar ata në kombinim me vitaminën C.

Kjo ndodh pasi që vitamina C i mbron strukturat brenda qelizës tumorale, të njëjtat të cilat duhet të shkatërrohen nga barnat. Në studimet më të reja janë shfrytëzuar doza të mëdha të vitaminës C.

Mjekët thonë se doza e madhe e antioksiduesve e zvogëlon veprimin e barnave. Andaj preferohet që pacientët ta marrin atë me anë të ushqimit të shëndetshëm, dhe jo me anë të medikamenteve të pasura me vitaminë C.


spekter*
 
Jo vetem te diabetit.Kolesteroli nuk asht armik i Zemres dhe nuk shkakton ai ataket ne te.Shkak kryesor i atakeve ne Zemer asht mungesa e vitamines C.Arsyeja asht e thjesh ,trupi i njeriut nuk prodhon dot vitaminen C.Ne kafshet,trupi i te cilave prodhon ket vitamin nuk ekzistojne ataket e zemres.Asht industria farmaceutike qe do qe ataket mos te parandalohet me metoden me te thjeshte ne bote,duke konsumuar sa meshume vitamin C.Ata thjesht duan te shesin Ilacet qe ne shum tot,kapin miliarda.
 
Redaktimi i fundit:
Ca lidhje ka ataku i zemres me vitaminen C?
Ca e shkakton atakun ne zemer?
 
Vitamina C mund tё ulё efektin e barnave antikanceroze
Vitamina_C_mund_tdhe1105_uldhe1105_efektin_e_barnave_antikanceroze.jpg
Pёrdorimi i tepërt i vitaminës C mund ta zvogëlojё efektin e barnave tё cilat përdorёn nё terapinë e pengimit tё zhvillimit tё tumorit.

Hulumtimet kanë teguar se pas konsumimit të barit i cili shkatërron qelizat tumorale së bashku me vitaminën C në formë tabletave, një e treta deri në 70% e qelizave tumorale kanë mbijetuar.

Shumë studime në të kaluarën iu kanë rekomanduar pacientëve të përdorin vitaminën C, pasi që bëhet fjalë për një antioksidues natyral i cili mund të veprojë në qelizat tumorale.

Por studimet e reja kanë treguar se barnat antikanceroze kanë pasur efekt më të dobët kur pacienti i ka konsumuar ata në kombinim me vitaminën C.

Kjo ndodh pasi që vitamina C i mbron strukturat brenda qelizës tumorale, të njëjtat të cilat duhet të shkatërrohen nga barnat. Në studimet më të reja janë shfrytëzuar doza të mëdha të vitaminës C.

Mjekët thonë se doza e madhe e antioksiduesve e zvogëlon veprimin e barnave. Andaj preferohet që pacientët ta marrin atë me anë të ushqimit të shëndetshëm, dhe jo me anë të medikamenteve të pasura me vitaminë C.
 
Vitaminat B stabilizojnë qelizat nervore

Vitaminat B stabilizojnë qelizat nervore

Vitaminat e grupit B janë esenciale për metabolizmin e qelizës si dhe për mirëmbajtjen e sistemit nervor qendror.
Mjekët rekomandojnë konsumimin shtesë të B-kompleksit ose multivitaminave për të siguruar një sasi të nevoje të vitaminave B në organizëm, të cilat mund të ndihmojnë stabilizimin e membranës së qelizës nervore.

Gjatë periudhave të ftohta, si për shembull gjatë dimrit, ekspertët këshillojnë marrjen e 2.000 njësive internacionale vitamina B, për të ndihmuar funksionimin më të mirë të qelizave nervore dhe eliminimin e gjendjes dëshpëruese dimërore.Telegrafi
 
Vitamina A pakëson shanset e vdekjes tek foshnjet

Vitamina A pakëson shanset e vdekjes tek foshnjet
Vitamina_A_pakeson_shanset_e_vdekjes_tek_foshnjet.jpg
Foshnjet kanë nevojë për vitaminën A, që i ndihmon ata të mbrohen nga sëmundjet infektive. Kur lindin, foshnjet kanë në organizëm një rezervë të vitaminës A, e cila është e mjaftueshme për një periudhë të shkurtër kohe, derisa ato fillojnë të ushqehen me qumështin e gjirit.

Por në se nëna nuk është e ushqyer siç duhet, qumështi që ajo prodhon mundet të mos përmbajë një sasi të mjaftueshme vitamine A dhe si rezultat, foshnja e ka tepër të vështirë mbijetesën. Kjo ndodh tek një numër vendesh në zhvillim, ku ritmi i vdekjeve për të porsalindurit është veçanërisht i lartë. Në vazhdim, ju njohim me një studim të kohëve të fundit, i cili tregon se dhënia siç duhet e vitaminës A menjëherë pas lindjes, mund të pakësojë ndjeshëm shanset e vdekjes tek foshnjet.


Në Bangladesh ka rreth rreth 16 mijë foshnje nga zonat rurale të vendit, që u përfshinë në një studim mbi efektishmërinë e vitaminës A, kur ajo jepet menjëherë pas lindjes.

Gjysmës së foshnjeve ju dha një kapsulë vitamine A dhe gjysmës tjetër një kapsulë placebo, apo me sheqer.

Studjuesit në Shkollën e Shëndetit Publik, pranë Universitetit Xhon Hopkins në Baltimore të Merilendit zbuluan se një dozë e vetme e vitaminës A luante një rol të madh, tek mbijetesa e këtyre foshnjeve. Rolf Klem ishte një nga drejtuesit e studimit.

"Ne zbuluam, se mund të pakësohet me 15 për qind rreziku i vdekjes, kur foshnjet janë 6 muajshe. Kjo do të thotë, se vetëm në Bangladesh, rreth çdo vit prandalohen 20 mijë vdekje të foshnjeve,"- tha ai.

Zoti Klem vlerëson se në se Vitamina A do të ishte shpërndarë në masë tek të gjitha foshnjet në Azinë Jugore, rreth gjysëm prej tyre do të kishin mbijetuar.

Në të kaluarën, janë zhvilluar edhe studime të tjera në Azinë Jugore, lidhur me përfitimet e vitaminës A.

Në Nepal, kapsula me vitaminë A ju dha foshnjeve më të rritura, si dhe fëmijëve deri në moshën 5 vjeçare, në kuadrin e një programi në shkallë kombëtare, të financuar nga Kombet e Bashkuara.

Studimi i Universitetit Xhon Hopkins thekson të mirat që ka dhënia e vitaminës "A" deri në 7 orë pas lindjes së fëmijës. Si rezultat, ka plane për ta shtuar dhënien e vitaminës A tek të gjitha foshnjet e porsalindura në Nepal dhe në Bangladesh.

Por vendet e Azisë Jugore nuk janë të vetmet vende të botës në zhvillim që kanë një ritëm të lartë të vdekshmërisë së fëmijëve.

Rolf Klem thotë se duhen bërë më tepër kërkime në Afrikë, sidomos në rajonet e prekura nga malaria.


"Studime të tjera kanë treguar se Vitamina A mund të pakësojë gjithashtu rastet e sëmundjeve infektive, temperaturat tepër të larta e simptoma të tjera që shoqërojnë malarien dhe që rrjedhimisht, i mbron foshnjet në Afrikë nga një shkak tepër të rëndësishëm i vdekjes."

Zoti Klem thotë se nuk janë mundësitë të jepen doza të përsëritura të Vitaminës A, përderisa një numër i madh foshnjesh në vendet të varfëra, lindin në shtëpi. Dhënia e një doze të vitaminës A në orët e para pas lindjes së foshnjes është tepër e vështirë të realisohet, shton ai, edhe pse atje ka gjithmonë një ekip mamish, apo grash të fshatit
 
Vitamina për dëgjim të mirë.

Vitamina për dëgjim të mirë
Studimet e reja sugjerojnë se preparatet e vitaminave dhe mineraleve mund ta pengojnë humbjen e dëgjimit, gjë që i ka nxitur shkencëtarët për të zhvilluar barna të reja, të cilat do të pengojnë humbjen e dëgjimit të shkaktuar nga zhurma, si edhe humbjen e dëgjimit me kalimin e moshës.
Dy studime të realizuara te kafshët laboratorike kanë treguar se dhënia shtesë e vitaminave dhe mineraleve nuk lejon humbjen e dëgjimit, kështu shkencëtarët janë afruar një hap më shumë drejt prodhimit të tabletave të reja, të cilat do të ishin të efektshme në mbrojtjen nga humbja e dëgjimit.

Preparatet të cilat janë përdorur në studime, janë përbërë nga antioksiduesit- beta karoteni dhe vitaminat C dhe E, si edhe minerali i magnezit.

telegrafi
 
Humbni peshe me vitaminen C dhe D

Konsumimi i sasisë shtesë të kalciumit dhe vitaminës D ndihmon në humbjen e indit yndyror te gratë me masë të madhe trupore.
Shkencëtarët kanadezë bëjnë të ditur se ndikimi i këtyre lëndëve ndihmëse ka qenë më i shprehur tek personat e hulumtuar të cilët më herët kishin marrë sasi më të vogla të kalciumit me ushqim.

Rezultatet të cilat i ka publikuar revista “British Journal of Nutrition” janë bazuar në hulumtimet e bëra në 63 gra gjatë 5 javëve.

Hulumtuesit besojnë se kalciumi dhe vitamina D mund të ndikojnë në uljen e apetitit për ushqim yndyror si dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në zvogëlimin e masës trupore.
 
Vitamina D dhe dhimbja te femrat

f.0730145055827_m.jpg

Duke analizuar statusin e vitaminës D, shkencëtarët kanë gjetur lidhshmëri ndërmjet mungesës së vitaminës D dhe dhimbjes kronike te femrat, por jo edhe te meshkujt.

Sa më i vogël që ishte niveli i vitaminës D, aq më e madhe ishte dhimbja te femrat pjesëmarrëse në studim.

Tani për tani nuk është e qartë nëse dhënia shtesë e vitaminës D do të ketë veprim dobiprurës te dhimbjet kronike, prandaj autorët e studimit kanë lënë gjithçka të hapur për hulumtime të mëtutjeshme.
*telegrafi*
 
Do e provojme dhe kete te vitaminave...

Po ti ku do humbesh ??? ne veshet ??? LOL LOL LOL

apo ke qef te mos shkosh shpesh ne doktori nje te dale para djellit dhe dukesh sikur ke bere grafik :p
 
Rrofsh rrofsh...Sa ta ben qejfin dhe ti..:P

Pije ujin me nje cope limon se limoni ka vitamin C qe ben qe metabolizmi i njeriut te punoje me shpejt.
 
Mungesa e vitaminës D nxit sulmet në zemër dhe tru


Hulumtimet e zhvilluar anë SHBA tregojnë se edhe fëmijët me nivel të ulët të vitaminës D në gjak, kanë rrezik më të rritur të sulmeve në zemër dhe në tru.

Revista Pediatrics shkruan se tashmë është i njohur një ndikim i tillë i nivelit të ulët të vitaminës D në sistemin kardiovaskular te personat e rritur.

Shumica e ekspertëve mendojnë se fëmijët do të duhet të konsumojnë më shumë se 40 nanogram të vitaminës D për çdo mililitër gjaku.

ثshtë treguar se fëmijët me nivel më të ulët të vitaminës D kanë rrezik 2,36 herë më të madh për presion të rritur të gjakut, 2,54 herë më të madh për nivelin e rritur të sheqerit në gjak si dhe mesatarisht 54% nivel më të ulët të përqendrimit të të ashtuquajturit kolesterolit të mirë (HDL), kanë shkruar shkencëtarët nga Johns Hopkins University.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 3577 fëmijët.

Sipas ekspertëve, njerëzve më të ri se 50 vjet iu preferohet të konsumojnë 200 njësi ndërkombëtare (IU) me vitaminë D, që është një ekuivalent për 15 minuta të kaluara në dritë të diellit.
*telegrafi*
 
Vitamina C lufton kancerin


Sipas rezultateve të studimeve të reja në minj, vitamina C mund të jetë shumë e dobishme në ngadalësimin dhe ndalimin e zhvillimit të qelizave kanceroze, duke rritur kështu gjasat për mbijetesën e pacientëve.

Në të vërtetë, në minj me karcinomë, të cilët kanë marrë doza të larta të vitaminës C, niveli i mbijetesës ka qenë 20% më i madh se sa te grupi që nuk ka marrë vitaminë C,

Autorët e studimit mendojnë se vitamina C mbron nga karcinoma duke inhibuar angiogjenezën. Kjo e fundit është një proces fiziologjik gjatë të cilit krijohen enë të reja të gjakut nga tashmë ato ekzistueset, ndërsa qelizat e karcinomës në fakt varen nga enët e gjakut, të cilat iu sigurojnë atyre përbërësit e nevojshëm për t’u zhvilluar.
*telegrafi*
 
Vitamina C nuk mbron nga ftohja


Instituti gjerman për shëndetësi kualitative (IQWiG) njofton se vitamina C nuk mbron nga ftohja, duke u thirrur në rezultatet e studimit të grupit Cochrane Collaboration.

Në studimin e kësaj shoqate ndërkombëtare kanë marrë pjesë më shumë se 11.000 njerëz.

Një pjesë e pjesëmarrësve kanë marrë placebo, ndërsa të tjerët kanë marrë së paku 0.2 gramë vitaminë C në ditë.

Personat të cilët morën sasi më të madhe të vitaminës C pasi ishin ftohur, nuk kishin pasur asnjë dallim në kohëzgjatjen dhe intensitetin e sëmundjes në krahasim me ata që kishin marrë placebo (tableta të rrejshme).

Ndërsa, tek ata të cilët kishin marrë vitaminë C para se të ftoheshin, kohëzgjatja e sëmundjes ishte shkurtuar, mesatarisht për një ditë.
•Telegrafi•
 
Vitamina D dhe sëmundjet gastrointestinale


Studimi, në të cilin kanë marrë pjesë 146 pacientë me moshë mesatare rreth 55-vjeç me probleme gastroenterologjike- ka zbuluar mungesë të lehtë dhe dukshme të vitaminës D.

Deficiti i kësaj vitamine ka qenë i dukshëm te personat që vuanin nga sëmundjet kronike si pasojë e alkoolizmit.

Për më shumë, është vërejtur se personat me deficit të dukshëm të vitaminës D, kishin të rritur nivelin e hormonit të gjëndrës tiroide.

Autorët e studimit të botuar në revistën Nutrition Research, thonë se dhënia e vitaminës D shtesë, mund të lehtësojë problemet e personave që vuajnë nga sëmundjet gastrointestinale, mirëpo paraprakisht duhet të realizohen edhe disa studime të tjera.
•Telegrafi•
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top