Vitaminat nxisin kujtesën tuaj

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Francë – Sipas një studimi aktual, të rriturit që janë ushqyer me vitamina për një kohë të gjatë, kanë arritur të kryejnë më mirë testet e memories, krahasuar me personat që nuk janë ushqyer me vitaminat e duhura.

Disa studiues sugjerojnë se marrja e vitaminave të mjaftueshme ndikon në të menduar dhe nxit kujtesën.

Një këshillë vjen për personat që janë të mangët në vitamina dhe minerale se nëse i shtojnë ato në dietën e tyre, marrin një sërë përfitimesh nga ana shëndetësore.

Por këto studime nuk mund të merrnin dot lidhjen shkak-pasojë.

Pyetja ishte: “Performanca njohëse varet nga dieta, apo është dieta ajo që ndikon në performancën njohëse? ”

ثshtë plotësisht e mundur që njerëzit që kanë një aftësi të mirë kujtese, u kanë kushtuar vëmendje më të madhe përzgjedhjes së ushqimeve.

Në përpjekje për të dalë në një përfundim më të qartë, studiuesja Kess-Guyot dhe kolegët e saj bashkëpunuan në kryerjen e një studimi të 4 500 burrave dhe grave franceze. Pjesëmarrësit në studim ishin rreth moshës 45-60 vjeç. Ato u ndanë në 2 grupe për efekte studimi.

Gjysma e tyre konsumonin çdo dite një grup të nevojshëm vitaminash, për tetë vjet radhazi. Ndërsa grupi tjetër konsumonte pilula false. Asnjë nga pjesëmarrësit nuk e dinin se cilit grup i përkisnin.
Pas tetë vitesh, vëzhguesit e studimit i mblodhën pjesëmarrësit në laborator për të kryer disa teste të kujtesës. Testi përfshinte lojëra me numra dhe me fjalë, në mënyrë që të testonin kujtesën e tyre.

Përfundimi që dolën studiuesit ishte:

Vitaminat dhe mineralet janë të rëndësishme për kujtesën, por ato nuk janë e vetmja gjë e rëndësishme. Gjëja më e rëndësishme është të hahet një dietë e shëndetshme, të jesh aktiv dhe të mbash trurin e mprehtë./noa/


B:Ghuha shqipe
 
Back
Top