Vitamina C nuk parandalon por shkurton ftohjen

cent

...Lontano
TIRANE-Doza e rekomanduar është 90 miligramë për meshkuj dhe 75 miligramë vitaminë C për femrat, ndërsa shtesat e kësaj vitamine nuk duhet të mbahen në banjë ose kuzhinë, sepse nuk janë njëlloj efikase.
Shiko fotografinë 1730022
Vitamina C nuk ka efekt në forcimin e imunitetit në atë masë që mund të bllokojë krijimin e ftohjes, por ka dëshmi se si dozat e larta të vitaminës C mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e saj, ka zbuluar studimi i Qendrës nacionale australiane për epidemiologji. Kjo qendër ka rishikuar 30 studime të ndara për ndikimin e kësaj vitamine në imunitet, duke përfshirë në studim më pas rreth 10.000 njerëz.

Ata ishin persona që edhe pse çdo ditë marrin shtesë prej një grami të vitaminës C në përqindje të njëjtë, sëmuren nga ftohja, si edhe ata që nuk marrin shtesat e asaj vitamine. Megjithatë, ata që e marrin qëndrojnë dyfish më pak të sëmurë, shkruan ‘San Francisco Chronicle’’.

Organizmi ynë e përdor vitaminën C për të forcuar eshtrat, kërcin dhe muskujt, por ndihmon edhe tek absorbimi më i mirë i hekurit. Ekspertët rekomandojnë konsumin prej 90 miligramësh të vitaminës C në ditë për meshkujt dhe 75 miligramë për femrat. Nëse merrni shtesat e kësaj vitamine, nuk duhet t’i mbani në banjë ose kuzhinë, sepse ruajtja në hapësira ku lagështia në ajër është e lartë, dobëson veprimin e saj.

Qitro, limoni, perimet e gjelbra, dredhëzat dhe pjepri janë burime të mira të vitaminës C, ndërsa mënyra më e mirë për të rritur konsumin e asaj vitamine në organizëm është që pemët dhe perimet t’i hani të papërpunuara, këshillojnë shkencëtarët

/d.b
 
Back
Top