Virusi Zika, si luftohet sëmundja që po tmerron shtatzënat

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Virusi-Zika-si-luftohet-s%C3%ABmundja-q%C3%AB-po-tmerron-shtatz%C3%ABnat.jpg


Virusi Zika, i cili po i kalon kufijtë e origjinës, duke u përhapur, sidomos përmes udhëtimeve, ka dhënë sinjalet e para në vitin 2007, ndërsa tani është kthyer në pandemi, duke mbërritur madje edhe në Europë.
Por çfarë është virusi Zika, i cili është transmetuar te njeriu nga mushkonja dhe cilat janë shenjat që shfaq te njeriu? Mjeku infeksionist, Izet Aliu përmes një materiali të detajuar tregon mënyrën e përhapjes, kush rrezikon më shumë të preket dhe udhëzimet që po japin organizatat e shëndetësisë, sidomos për femrat shtatzëne, ose që planifikojnë lindjen e fmëijëve. Deri më tani nuk ka një ilaç apo vaksinë, posaçërisht për luftimin e virusit

Virusi

Zika virus (ZIKV) është anëtare e familjes së viruseve Flaviviridae dhe gjinisë Flavivirus. Te njerëzit, ai fillimisht shkakton një sëmundje të lehtë, të njohur si ethet Zika ose sëmundja Zika, e cila që prej viteve 1950 hasej në një rrip të ngushtë ekuatorial nga Afrika në Azi. Në vitin 2014, virusi u përhap në lindje drejt Oqeanit Paqësor në Polinezinë Franceze, më pas në Ishujt Ester dhe në vitin 2015 në Amerikën Qendrore, Karaibe dhe Amerikën e Jugut, ku ka arritur në nivele pandemie. Virusi Zika lidhet me ethet tropikale, ethet e verdha, encefalitis-in japonez dhe viruset e Nilit Perëndimor. Sëmundja që shkakton është e ngjashme me një formë të butë të etheve tropikalehttps://en.wikipedia. org/wiki/Dengue_fever e trajtohet me anë të pushimit dhe çlodhjes dhe nuk mund të parandalohet nga ilaçe ose vaksina. Ka një lidhje të mundshme mes etheve Zika dhe mikrocefalisë në bebet e sapolindura, të nënave të infektuara, si dhe me kondicione neurologjike te mosha adulte e infektuar, përfshi raste të sindromës Guillain-Barrè (paralize e muskujve të anesive dhe të frymëmarrjes).
Në janar 2016, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) lëshoi një paralajmërim me udhëzime udhëtimi në vendet e prekura, duke përfshirë udhëzime për mënyrën se si të mbrohemi dhe udhëzime për gratë shtatzënë që të shtynin udhëtimin. Edhe agjenci të tjera shtetërore dhanë lajmërime të tilla, kurse Kolumbia, Republika Dominikane, Ekuadori, El Salvadori dhe Xhamajka këshilluan gratë të mos ngelnin shtatzënë, deri sa të sigurohej më shumë informacion për rreziqet.

Transmetimi

Virusi Zika transmetohet nga mushkonja që janë aktive gjatë ditës dhe është izoluar në disa specie të gjinisë Aedes, si A.aegypti dhe mushkonja që rrojnë në pemë si A.
africanus, A. apicoargentus, A. Furcifer etj. Studimet kanë treguar se periudha e inkubacionit të brendshëm në mushkonja është rreth dhjetë femrat shtatzëna ditë. Para se të niste pandemia e tanishme, që ka nisur në vitin 2007, virusi Zika “rrallë shkaktonte infektime te njerëzit, madje edhe në zonat enzootike”. Rreziku potencial shoqëror i virusit Zika mund të kufizohet nga shpërndarja e specieve të mushkonjave që e transmetojnë virusin.
Shpërndarja globale e transportuesit më të shpeshtë të virusit Zika, A.aegypti, është duke u zgjeruar për shkak të tregtisë globale dhe udhëtimeve. Shpërndarja e A.aegypti tani është më e gjera që është regjistruar ndonjëherë në të gjitha kontinentet, duke përfshirë Amerikën e Veriut dhe madje periferinë e Evropës. Duhet thënë se disa mushkonja kanë mbijetuar katër dimrat e fundit në Uashington DC. Raportet e fundit të lajmeve kanë tërhequr vëmendjen e publikut te përhapja e Zika-s në Amerikën Latine dhe Karaibe Vendet dhe territoret që janë identifikuar nga Pan American Health Organization (PAHO) si vende që kanë përjetuar “transmetimin lokal të virusit Zika” janë Barbados, Bolivia, Brazili, Kolumbia, Republika Domenikane, Ekuadori, Salvadori, Guajana Franceze, Guatemala, Guadalupe, Guajana, Haiti, Honduras, Martinika, Meksika, Panama, Paraguaji, Porto Riko, Saint Martin, Surinami dhe Venezuela.

Shenjat

Simptoma të zakonshme të infektimit me virusin përfshijnë dhembje të lehtë koke, skuqje, ethe, pafuqi, konjuktivit dhe dhembje kyçesh. Rasti i parë i dokumentuar i virusit Zika është në vitin 1964; ai nisi me dhembje të lehtë koke, pastaj progresoi në skuqje maculopapular, ethe dhe dhembje shpine. Brenda dy ditësh, skuqja nisi të largohej, u largua ethja dhe mbetën shenjat e skuqjes. Deri tani, virusi Zika ka qenë një sëmundje e lehtë, që ishte e kufizuar, pasi një në pesë vetë kanë pasur simptoma, pa pasur vdekje, por potenciali i saj si agjent viral sëmundjeje është i panjohur.
Deri më sot nuk ka vaksinë ose ilaç parandalues. Simptomat mund të trajtohen me paracetamol, kurse aspirina dhe ilaçe të tjera anti-inflamatore josteroidale mund të përdoren vetëm kur përjashtohen ethet për të parandaluar rrezikun e gjakderdhjes.
Në një epidemi në Polinezinë Franceze, janë vërtetuar 73 raste të sindromës Guillain-Barrè dhe kondicione të tjera neurologjike në një popullsi prej 270 mijë banorësh. Në dhjetor 2015, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve publikoi një përditësim të gjerë rreth lidhjes së mundshme të virusit Zika me mikrocefalinë kongjenitale dhe këtë sindromë.

Mushkonja që pickoi amerikanin

Në vitin 2009, Brian Foy, biolog nga Colorado State University, transmetoi seksualisht virusin Zika te gruaja e tij. Ai shkoi në Senegal për të studiuar mushkonjat dhe u pickua disa herë.
Disa ditë pasi u kthye në SHBA, ai u sëmur me virusin Zika. Pasi pati marrëdhënie intime me gruan e tij, ajo tregoi simptomat e infektimit me virusin Zika, duke qenë shumë sensitive ndaj dritës. Foy është personi i parë që dihet se ka kaluar virusin e një insekti te njeriu përmes kontaktit seksual.
Në vitin 2015, RNA e virusit Zika u has edhe në lëngun amniotik të dy fetuseve, duke treguar se kishte kaluar në placentë dhe se mund të shkaktonte infektim nënë-fëmijë. Më 20 janar 2016, shkencëtarët nga Brazili kanë zbuluar material gjenetik të virusit Zika në placentën e një gruaje që kishte bërë abortim për shkak të mikrocefalisë së fetusit, duke konfirmuar se virusi është në gjendje të kalojë në placentë.
Mikrocefalia Të dhënat tregojnë se bebet e porsalindura të nënave që kanë pasur infektim nga virusi Zika në tremujorin e parë te shtatzënisë kanë rrezik të lartë të mikrocefalisë. Në dhjetor 2015, dyshohej se një infektim transplacental i fetusit mund të sillte mikrocefali dhe dëmtim të trurit. Ministria e Shëndetit në Brazil ka konfirmuar tashmë lidhjen me vrusit Zika dhe mikrocefalisë.

Origjina e virusit, pylli Zika në Ugandë

Së bashku me viruse të tjera në këtë familje, virusi Zika përmban ARN. Ai lidhet më së shumti me virusin Spondweni dhe është njëri nga dy viruset në grupin e viruseve Spondweni virus.
Virusi u izolua për herë të parë në prill 1947 nga një majmun të llojit makakus resus që ishte vendosur në kafaz në pyllin Zika të Ugandës, pranë Liqenit Viktorias, nga shkencëtarët e Institutit të Kërkimit të Ethes së Verdhë (i cili prej vitit 1977 quhet Instituti i Kërkimit të Virusit Uganda, “Uganda Virus Research Institute”), i themeluar në vitin 1936 nga Fondacioni Rockfellet në Entebe, Ugandë. Një izolim i dytë i mushkonjës Aedes africanus u bë në të njëjtin vend në janar 1948. Pylli Zika është pronë e UVRI, që mbrohet dhe përdoret për kërkime shkencore.

Kur majmuni pati ethe, kërkuesit izoluan përmes një serumi një agjent transmetues që u përshkrua fillimisht si virusi Zika në vitin 1952. Në vitin 1968, ai u izolua për herë të parë nga njerëzit në Nigeri. Nga viti 1951 deri në 1981, ka pasur evidencë të infektimit njerëzor në vende të tjera afrikane,
si Republika Qendrore e Afrikës, Egjipti, Gaboni, Sierra Leone,Tanzania dhe Uganda, si dhe në pjesë të Azisë përfshi Indinë, Indonezinë, Malajzinë, Filipinet, Tajlandën dhe Vietnamin. Potogjeneza e virusit mendohet se ka nisur me një infektim të qelizave të degëzuara pranë vendit të inokulacionit, pasuar nga përhapja në nyjet limfatike dhe në rrjedhën e gjakut. Flaviviruses zakonisht shumëzohen në citoplazmë, por agjentët e virusit Zika janë gjetur në bërthamën e qelizave të infektuara. Ka dy degëzime të virusit Zika, dega afrikane dhe ajo aziatike.

Rasti i parë në Evropë regjistrohet në Danimarkë

Virusi Zika ka mbërritur në Evropë 5 ditë më parë. Bëhet fjalë për një qytetar danez, i cili rezultoi pozitiv ndaj virusit, pasi u kthye në shtëpi nga një udhëtim në Amerikën Qendrore dhe Jugore.Televizioni shtetëror danez njoftoi disa ditë më parë se rasti i parë në vendin e tyre është konfirmuar nga punonjësit shëndetësorë nga qyteti Aarhus. Ata gjithashtu lajmëruan se deri më tani vetëm Kanadaja dhe Kili nuk janë prekur nga virusi i cili po përhapet në të gjitha pjesët e Amerikës. Gjatë fundjavës janë regjistruar edhe tre raste të virusit te disa njerëz, të cilët janë kthyer nga udhëtimi në Kolumbi, Surinam dhe Guajanë. Megjithëse virusi nuk transmetohet direkt nga personi në person Instituti I Shëndetit Publik të Danimarkës ka paralajmëruar se megjithatë ka një numër të vogël të rasteve ku virusi transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale ose nga nëna tek fetusi nëpërmjet placentës.

Ethet e sëmundjes dhe rastet që nga viti 1947

Në vitin 1947, shkencëtarë që bënin hulumtime mbi ethen e verdhë dhe vendosën një majmun ‘rhesus macaque’ në pyllin Zika (zika domethënë ‘i rritur tej mase’ në gjuhën ugandeze), pranë East African Virus Research Institute në Entebe, Ugandë. Majmuni pati ethe dhe kërkuesit izoluan nga serumi i tij një agjent transmetues që u përshkrua për herë të parë si virusi Zika në vitin 1952. Më pas, ai u izolua edhe te një njeri në Nigeri në vitin 1954. Nga zbulimi i tij deri në vitin 2007, rastet e konfirmuara të virusit Zika nga Afrika dhe Azia Juglindore ishin të rralla.
Në prill 2007 ndodhi përhapja e parë e virusit në Afrikë dhe Azi, në ishullin Yap në Shtetet e Federuara të Mikronezisë, të karakterizuar nga skuqje, konjunktivit dhe arthralgji, që fillimisht u mendua të ishin ethe, sëmundja ‘chikungynya’ ose sëmundja ‘Ross River’. Mostrat e serumeve nga pacientët në fazën akute të sëmundjes treguan virusin Zika.

Pati 49 raste të konfirmuara, 59 të pakonfirmuara, asnjë i shtruar në spital dhe s’pati vdekje. Kohët e fundit epidemi ka pasur edhe në Polinezi, Ishullin Easter, Ishujt Kuk dhe Kaledonia e Re.
Që prej muajit prill 2015, një epidemi e virusit Zika që ka nisur në Brazil, është përhapur në pjesën më të madhe të Amerikës Jugore dhe Qendrore, si dhe në Karaibe. Në janar 2016, CDC nxori dy paralajmërime rreziku për udhëtarët që shkonin në ato vende ku ka transmetim të virusit Zika.
Agjencia në fjalë ka sugjeruar që gratë, të cilat planifikojnë të ngelin shtatzënë të bisedojnë së pari me mjekun e tyre para se të udhëtojnë. Agjenci të shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Zelandë e Re, Kanada dhe në Bashkimin Evropian, gjithashtu kanë nxjerrë paralajmërime të tilla. Në Kolumbi, ministri i Shëndetësisë, Alejandro Gaviria Uribe, ka rekomanduar të shtyhet shtatzënia për tetë muaj, i pasuar edhe nga shtete të tilla si Ekuador, El Salvador dhe Xhamajka.

Autoritetet në Rio de Zhaneiro, Brazil kanë bërë publike planet për të parandaluar përhapjen e virusit Zika gjatë Lojërave Olimpike Verore 2016 në atë qytet. Sipas CDC, autoritetet shëndetësore në Brazil kanë raportuar më shumë se 3500 raste mikrocefalie ndërmjet muajve tetor 2015 dhe janar 2016.
Disa nga foshnjat e prekura kanë pasur tip të rëndë mikrocefalie dhe pastaj kanë vdekur. Spektri i pasojave që mund të lidhen me infektimin gjatë shtatzënisë dhe faktorët që mund të rrisin rrezikun te fetusi, ende nuk janë kuptuar sa duhet. Janë planifikuar edhe më shumë studime rreth rrezikut nga infektimi me virusin Zika gjatë shtatzënisë. Në rajonet më të prekura të Brazilit afro 1 për qind e bebeve kanë lindur me mikrocefali.
Inspektorati Shtetëror në Shqipëri, siç mori masa të rrepta për Malarien, Ebola-n, po ashtu ka marrë masa dhe për ethet Zika. Stafi i profesorëve, prof.
Dhimitër Kraja , prof. Tritan Kalo, prof. Silva Bino dhe brezi i infeksionistëve të përgatitur prej tyre janë tepër të aftë të diagnostikojnë në kohën më të shpejtë.
b.thealbanian
 
Titulli: Virusi Zika, si luftohet sëmundja që po tmerron shtatzënat

Pandemi quhet kur virusi peson mutacjon , kurse kur rritat numri i te infekruarve quhet epidemi .

Ne kete rast flitet per epidemi , por nuk perjashtohet mundesia e nje pendemie .
 
Titulli: Virusi Zika, si luftohet sëmundja që po tmerron shtatzënat

Kjo eshte vetem per ato femra qe jane shtatzena ose duan te bejne femije dhe rrezikon femija dicka apo pergjithesisht..Se mesa lexova ka disa simptoma fillimisht pastaj ato kalojne,nuk ka pasur vdekje!?
 
Titulli: Virusi Zika, si luftohet sëmundja që po tmerron shtatzënat

Pandemi quhet kur virusi peson mutacjon , kurse kur rritat numri i te infekruarve quhet epidemi .

Ne kete rast flitet per epidemi , por nuk perjashtohet mundesia e nje pendemie .

Mos me rrif ama sdo me zere gjumi pa bere mythbusting hahah

Ne fakt pandemia me epidemine dallohen vetem nga siperfaqja qe perfshijne, epidemi eshte nese ze nje shtet, nje gadishull nje kontinent, psh epidemi ne shqiperi, ballkan, europe, ndersa pandemi eshte kur peson permasa globale dhe perhapet ne me shume kontinente ose tere boten :D
 
Titulli: Virusi Zika, si luftohet sëmundja që po tmerron shtatzënat

Mos me rrif ama sdo me zere gjumi pa bere mythbusting hahah

Ne fakt pandemia me epidemine dallohen vetem nga siperfaqja qe perfshijne, epidemi eshte nese ze nje shtet, nje gadishull nje kontinent, psh epidemi ne shqiperi, ballkan, europe, ndersa pandemi eshte kur peson permasa globale dhe perhapet ne me shume kontinente ose tere boten :D

hahaha ec ketu te te rraf pak ! Fli e qet se dhe wikipedia e ka gabim ,
Une e kam te drejte !
 
Titulli: Virusi Zika, si luftohet sëmundja që po tmerron shtatzënat

hahaha ec ketu te te rraf pak ! Fli e qet se dhe wikipedia e ka gabim ,
Une e kam te drejte !

Po ku di une kshu e mesonim ne shkolle ne, po kur te lexova ty thash mos e di gabim dhe kerkova google, e me wikipedia, me cdc dhe ecdc, me who gjith kshu thone :P
E mire ja po ta jap gishtin e vogel te dores se majte, rrife :P
 
Titulli: Virusi Zika, si luftohet sëmundja që po tmerron shtatzënat

Po ku di une kshu e mesonim ne shkolle ne, po kur te lexova ty thash mos e di gabim dhe kerkova google, e me wikipedia, me cdc dhe ecdc, me who gjith kshu thone :P
E mire ja po ta jap gishtin e vogel te dores se majte, rrife :P

haha E mire , meqe thokan te gjithe dhe ti me ta , shpetoi gishti i vogel i dore tende te majte ,
apo te mungon fare se si kollaj e dorzove haha
 
Titulli: Virusi Zika, si luftohet sëmundja që po tmerron shtatzënat

Nuk e kuptoj shumica e viruseve/semundjeve vijne nga Afrika/Azia ...e kur vjen puna po k'to vende i lene te vuajne per ilace , ku ne fakt duhet te jene vendet kryesore per shpendarjen e tyre qe te parandalojne k'to viruse/semundje.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top