Violina që ‘qetësoi’ pasagjerët e ‘Titanikut’ ndërsa mbytej shitet për 1, 2 mln euro

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1, 2 mln euro është shitur violina që u përdor për të qetësuar pasagjerët ‘Titanik’, ndërsa gjiganti i deteve po mbytej bashkë me mijëra pasagjerët e tij 100 vjet më parë.


violina-e-titanik-320x241.jpg


Violina që i përkiste liderit të bandës muzikore të anijes, Wallace Hartley, i cili humbi jetën bashkë me 1517 pasagjerët e tjerë të anijes, u shit gjatë një ankandi të zhvilluar në Londër dhe ishte vlerësuar si një nga simbolet më domethënëse të tragjedisë më të madhe ujore në historinë e njerëzimit.

Sipas asaj që deklaruan të mbijetuarit e ‘Titanikut’, në momentin që anija po mbytej dhe njerëzit të përfshirë nga paniku po bënin gjithçka për të shpëtuar, banda muzikore e Hartley vazhdonte të luante muzikë për t’i qetësuar disi pasagjerët e tmerruar.

(g-Shqip.)
 
Violina e ''Titanic''-ut shitet mbi 1 mln euro .

Violina e famshme që tingëlloi deri në momentet e fundit të mbytjes së Titanikut u nxor në ankand duke u shitur me një shifër marramëndëse. “900 mijë stërlina, mbi një milion euro, u shit violina legjendare e Wallace Hartley, dirigjenti i orkestrës së ''Titanic''-ut, ajo që vazhdoi të binte, ndërsa transatlantiku mbytje në ujërat e akullta të oqeanit Atlantik, natën e 15 prillit 1912”,-njoftoi shtëpia e ankandave ''Henry Aldridge & Son'', që e shiti dje në Londër duke shpjeguar se instrumenti ishte blerë nga një koleksionist britanik me ofertë nëpërmjet telefonit.

Violina ka vetëm dy tela, ka shenja restaurimi si edhe dy gërvishtje. Instrumenti, që u gjet në një hambar dhe që u identifikua pas 100 vitesh, i përkiste dirigjentit të orkestrës, Wallace Hartley. Kur 'Titanic'-u u mbyt, trupi i Hartleyt qëndroi në ujë për ditë me radhë dhe violina u gjet në një valixhe lëkure ngjitur me trupin e muzikantit. Mbi violinë ishte një tabelëz agjenti ku ishte shkruar 'Për Wallyn, me rastin e fejesës sonë. Maria". /albeu.com/

violina_titanis.jpg
 
Titulli: Violina që ‘qetësoi’ pasagjerët e ‘Titanikut’ ndërsa mbytej shitet për 1, 2

Sa shume eshte shitur
 
Back
Top