Video intime me Shakira , Pique e përgënjeshtron

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Thashethemet në lidhje me ekzistencën e një videoje të nxehtë të Shakirës me të dashurin e saj, Gerard Pique, është lajmi që ka tronditur ditët e fundit mediat e ndryshme.

Sipas një portali meksikan, një punonjës i këngëtares siguron se ka imazhe ku kolumbiania shfaqet në momente mjaft erotike me të dashurin. Për të qenë më të saktë, videoja zgjat 90 sekonda dhe punonjësi duket se po e kërcënon bukuroshen se do ta bëjë publike videon në rast se nuk i paguan një shumë të konsiderueshme parash.

Zyra e marrëdhënieve publike të këngëtares në Meksikë ka nxituar ta përgënjeshtrojë lajmin: “Duam të bëjmë të ditur se nuk ekziston asnjë video që mund të kompromentojë imazhin e saj”, lexohet në njoftimin për shtyp. Nëse imazhe të tilla ekzistojnë dhe nëse ato do të bëheshin publike, mund të ndihmojnë në shpërthimin e një skandali që do të shkatërronte imazhin e çiftit.

Punonjësi i Shakirës, mesa duket kërkon të përfitojë nga “bomba” që ka në dorë. Kjo nuk është hera e parë që kolumbiania përfshihet në skandale të këtij lloji. Kur ajo ishte ende e lidhur me Antonio De la Ruan, djali i ish-presidentit të Argjentinës, u kryqëzua duke u bërë shënjestër e shantazheve me qëllim përhapjen e disa imazheve ku këngëtarja shfaqej duke kryer marrëdhënie intime në një jaht me mikun e saj dhe ish-të dashurin, Alejandro Sanz.



albeu shakira-video-skandal-300x214.jpg
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top