Veze te Jashtetokesorve ?!

WISHMASTER

Moon_Boy
Natyra nuk rresht se na habituri ne me enigma, mistere dhe gje a gjeza te reja. Jo shume kohe me pare, gjate nje udhetimi fundjavor ne shkretetiren e shtetit Arizona, nje cift (burre e grua) beri nje zbulim te cuditshem, per te mos thene te tmerrshem.


veze-jashtetokesore.jpg




Mijera sfera transparente xhelatinoze ngjyre manushqe, me shume te ngjashme si havjar, notonin ne brazda te thelluara ne rere. Ja si e kujton kete ngjarje te jashtezakonshme Gerardine Vargas, e cila e gjeti kete substance:
- Ishte nje dite krejtesisht e zakonshme. Se bashku me burrin tim vendosem te benim disa fotografi te terrenit, kur vume re disa sfera te pazakonta ngjyre vjollce qe shendrinin ne rere. Pikerisht vezullimi i tyre dhe na terhoqi vemendjen Sfera te tilla kishte kaq shume…! Ndoshta disa mijera, ne mos me shume. Asgje te kesaj natyre nuk na kishin zene syte kurre ndonjehere me pare.
Cfare ishte kjo, dhe me e rendesishmja, ne c’menyre dhe prej nga ku u shfaq ne nje zone te pabanuar, mbetet mister. Gerardine Vargas kjo gje e intrigoi kaq shume saqe ajo u lidh me gazetaret e kanalit televiziv lokal TV KGUN-9, duke shpresuar te sqaroje se bashku me ta se cfare eshte ne te vertete gjetja e tyre. Gerardine Vargas tregon me habi:
- Kur ekipi i xhirimit mberriti se bashku me ne ne vendin e zbulimit te cuditshem, keto sfera te habitshme ishin ende aty. Ato dukeshin si veze te medha peshku, qe farfurinin dhe shkelqenin ne diell. Mos ishin ndoshta keto veze te jashtetokesoreve? Si perfundim, te gjithe ne nuk arritem te kuptojme dot se cfare ishin ato ne te vertete. Na linden me shume pyetje se sa pergjigje. Por une jam mese e bindur se ato ishin dicka me origjine jashtetokesore.
“Zeri i Rusise” iu drejtua eksperteve per sqarime. Biologia ruse Svetllana Kasatkina shprehet me siguri se kjo substance nuk ka origjine jashtetokesore:
- Eshte fare e qarte se fjale behet per ndonje lloj mutacioni. Ndoshta kemi te bejme me nje lloj te ri te kerpudhave pelte (xhelatinoze). Ne cdo rast, pa analiza te posacme eshte tejet e veshtire te behet ndonje vleresim apo te nxirret konkluzion. Une, po te isha ne vend te kolegeve amerikane, do te shfaqja nje interes shume te gjalle ndaj kesaj gjetje.
Ne pergjithesi, dukurise, me te cilen u ndeshen njerezit ne shkretetiren e shtetit Arizona, tani per tani eshte e veshtire t’i jepet nje perkufizim i sakte. Nese “zbulimi i Arizones” eshte i origjines jashtetokesore apo ne te vertete nje mutacion i cuditshem natyror, kete do ta tregojne hulumtimet e metejshme. Nderkohe, shume prej banoreve te Tokes serisht do te fillojne te ushqejne shpresen se planeti yne ka ndofare fqinjesh te paidentifikuar ende.
 
Back
Top