Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Veton Breznica piloti më i ri në Zelandën e Re

Kur qendra e trajnimit të pilotëve “CTC Aviation” kishte hapur qendrën e saj “Hamilton Crew” më 2005, si fillim trajnonte kryesisht pilotë nga Britania dhe Evropa, mirëpo së fundmi ka marr në trajnim edhe pilotë nga Kosova.

“Qendra e trajnimit në Zelandën e Re është zgjeruar shumë, dhe po zhvillohet dita ditës duke krijuar partneritet me linja të tjera aviacioni”, ka thënë shefi zyrtar operativ i CTC Aviation, Peter Stockwell.

“Me krijimin e partneriteteve internacionale po vijnë edhe anëtarë të rinj nga 25 nacionalitete të ndryshme dhe po trajnohen në qendrat tona. Kemi nga vende si Bermuda, Irlanda, India, Sllovenia, Malajzia, Kanada dhe Brunei etj”, ka thënë Stockwell.

Kjo organizatë me qendra të vendosura në Britani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zelandën e Re, rekruton dhe trajnon përafërsisht 3,000 ekipe ajrore nga më shumë se 50 linja ajrore botërore.

Partneriteti i “CTC Aviation” me “Qatar Airways” i nënshkruar në shkurt të vitit 2014, ka kontribuar në rekrutimin e disa pilotëve në Zelandën e Re dhe një ndër ta është edhe 27-vjeçari nga Kosova, Veton Breznica.

Edhe pse Kosova është shteti më i ri në Evropë, ajo nuk është pjesë e “European Economic Area” (EEA).

Pas një kërkimi të gjatë për një program të një linjë ajrore që do ta pranonte nënshtetësinë e tij, Breznica tani po realizon ëndrrën e tij duke u bërë pjesë e trajnimit pasi u pranua si rekrut (Stazhier) në Qatar Airways dhe CTC Aviation.

Breznica thotë se është mirëpritur nga stafi dhe po ndjehet si në shtëpi tek qendrat e CTC Aviation.

“Jam shumë i mirëpritur këtu dhe është e mrekullueshme që më në fund po realizoj ëndrrën time. Dua të bëhem shembull për bashkëvendësit e mi në Kosovë që të kenë guximin të ëndërrojnë dhe vullnetin për të fituar. Jeta në këtë trajnim ka qenë shumë e mirë deri më tani, dhe jam shumë i emocionuar të vazhdoj ende dhe ta qoj deri në fund trajnimin”, ka thënë Breznica.

Pas përfundimit të 12 muajve trajnim në Zelandën e Re, Breznica do të shkojë në qendrën e CTC Aviation në Britani, ku do të kalojë 6 muaj trajnim në mënyrë që të përgatitet si një bashkë-pilot A320 për linjën Qatar Airways nga Doha.

Breznica në Kosovë shihet si një i famshëm për shkak të aftësive të tij pilotuese saqë është ftuar disa herë në organizimet e TedX për të mbajtur fjalim rreth arritjeve të tij. /Zeri/
23_12_2015_6645618_Vetoni.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back