Vetëvritet dëshmitari i sulmeve të 11 Shtatorit 2001

METi

-=EdoLorEli=-
"Shkaku që e mbyta vehten është braktisja nga familja dhe shokët dhe pamundësia për të qëndruar vetëm. Gjithashtu isha në depresion që pas sulmeve të 11 Shtatorit. Kam qenë alkoolist i tmerrshëm gjatë këtyre viteve, dhe shkaku i alkoolit i humba shoqërinë dhe familjen. Tani ska mbetur kush që të gëzohet apo mërzitet për mua përveq maces sime. Tingëllon quditshëm por është e vërtetë. Vetëm desha t'ju kërkoj falje të gjithë atyre njerëzve që ju kam shkaktuar dhembje. Me të vërtetë kam qenë një njeri i mirë para se ta filloja pijen. Shpresoj që njerëzit ta kujtojnë këtë!"

Këto ishin fjalët që i kishte shkruar në letër dëshmitari i sulmeve të 11 shtatorit i cili ishte ndër të paktët që me sytë e tij i kishte parë edhe shpërthimet në bodrumin e kullës veriore.

Kenny Johannemann punonte si roje në njërën nga kullat e Qendrës Tregtare Botërore, ai në ditën e sulmeve të 11 Shtatorit u kishte ndihmuar shumë personave që të largoheshin nga ndërtesa pas sulmit, por edhe kishte parë diqka të quditshme. Teksa ju ndihmonte të tjerëve të iknin e kishte parë një eksplodim të fuqishëm të liftit dhe më pas edhe shpërthime të tjera që ndodhnin në bazamentin e qendrës tregtare.

Sikur William Rodriguez edhe Kenny Johannemann punonte si roje në qendrën tregtare botërore më 11 Shtator. Ai është paraqitur drejtpërdrejtë në TV në mëngjesin e 11 Shtatorit 2001 klip i cili më vonë u shpërnda në internet por edhe në dokumentarë të ndryshëm duke përfshirë edhe William Rodriguezin, i cili poashtu ka kryer vetëvrasje.

Në klip shihet teksa Johannemann intervistohet ku thotë që "eksplodimi" i dytë ka ndodhur në kullën veriore 10 minuta pas "eksplodimit" në kullën jugore. Në prapavijë duken dy kullat binjake teksa digjen para se të rrëzohen.

Johannemann tregon se si ai ishte në bodrum teksa një elevator "eksplodon" dhe si e shpëton një njeri teksa lëkura e tij ishte djegur thuajse e tëra. Kjo storje është identike me atë të ëilliam Rodriguez e kishte thënë i vetmi dallim është se ky e thotë para kamerës në sytë e tërë botës.

Vetvrasja e Kenny Johanneman ka futur dyshime tek disa nga kërkues të materialeve rreth sulmeve të 11 shtatorit.

Ai pas sulmeve kishte marrur mirnjohje edhe nga presidenti i SHBA-ve, por pasi ka "dalur nga përdorimi" e kan hudhur si një mbeturinë.


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=agie5QUw7ks]YouTube - Witness To WTC Explosions On 9/11 Kills Himself[/ame]
 

Attachments

  • 050908letter.jpg
    050908letter.jpg
    19.6 KB · Shikime: 40
Shume interesant edhe ky postim METi. Megjithese kam shiquar video te ndryshme rreth 11 shtatorit, kete nuk e kisha pare.
 
titulli dhe tema kontradiktojne njera-tjetren
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top