Vetëvendosje nuk e përjashtoi koalicionin me PDK-në, ky është parashikimi për Presidentin e ri

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT



  • auto_1000x-11608752253.jpg

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është shprehur i bindur se pas zgjedhjeve konstalacioni politik në Kosovë do të ndryshojë.

Për dallim nga zgjedhjet e 6 tetorit ku përjashtonin çdo mundësi bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës, në prag të zgjedhjeve të reja, Konjufca nuk e ka përjashtuar koalicionin me PDK-në.

“Nuk e favorizojmë dhe nuk e përjashtojmë PDK-në, pasi përjashtimi ka pasur kuptim në vitin 2019, tash është mosfavorizimi”, deklaroi ish Ministri i Jashtëm në Qeverinë Kurti, Glauk Konjufca.
E një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së, analsiti politik Nexhat Haziri, e quan koalicion natyral.



uto_nezhat1510407887153512699215821256811608752253.jpg
Nexhat Haziri
“Fillimisht shihet një disponim i LVV-së drejtë koalicionit me PDK-në, që për mendimin tim është koalicion natyral, pasi të dyja subjektet politike vijnë apo janë me rrënjë në ish-LPK-në Marksiste-Leniniste, pa çka që kjo e para ideologjikisht është më ekstreme dhe karakterizohet me linjën e ashpër të të majtës që qon drejtë komunizmit, dhe tjetra që tentoi brenda e natës të shndërrohet në parti të djathtë”, thotë Haziri për “Bota sot”.
Madje Haziri ka hedhur akuza ndaj VV-së, për të cilën thotë se u krijua nga SHIK-u.

“Por megjithatë këto dy subjekte politike i bashkon shumëçka deri edhe forma e dhunës, si mjet për të ardhur në pushtet. Nuk duhet harruar se LVV-ja është prodhim i SHIK-ut (PDK), andaj një koalicion në mes këtyre subjekteve politike nuk duhet të përbëj kurrfarë befasie”, thekson analisti Haziri.
Për fund, analisti Haziri shprehet se në rast të një koalicioni pas zgjedhor VV-PDK, president i Kosovës do të vie Rexhep Qosja, i cili njihet për afërsinë e tij me Albin Kurtin.
“Ndërsa në rast të koalicionit LVV dhe PDK, president i vendit do të vije dikush që përshtatet me ideologjinë e majtë të këtyre dy partive politike, një prototip që përfaqëson ideologjinë enveriste që do të përshtatet edhe me linjën ideologjike në veçanti të Albin Kurtit, e ky mund të jetë Rexhep Qosja”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri.
 

Attachments

  • auto_1000x-11608752253.jpg
    auto_1000x-11608752253.jpg
    51.5 KB · Shikime: 0
  • uto_nezhat1510407887153512699215821256811608752253.jpg
    uto_nezhat1510407887153512699215821256811608752253.jpg
    36.2 KB · Shikime: 0
  • auto_1000x-11608752253.jpg
    auto_1000x-11608752253.jpg
    51.5 KB · Shikime: 0
  • uto_nezhat1510407887153512699215821256811608752253.jpg
    uto_nezhat1510407887153512699215821256811608752253.jpg
    36.2 KB · Shikime: 0
Back
Top