Vetëm 1/3 e meshkujve i lajnë duart me sapun

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Vetëm 1/3 e meshkujve i lajnë duart me sapun

Njerëzit i lajnë duart më shpesh pas kryerjes së nevojës nëse mendojnë se dikush i shikon, që do të thotë se këtë e bëjnë për shkak të turpit dhe jo për shëndetin e tyre. Për të vërejtur ndikimin e mesazheve për domosdoshmërinë e larjes së duarve me sapun, ekspertët kanë analizuar 250.000 njerëz në Londër.

Me këtë rast, ata kanë vendosur mesazhe të tilla, si “Uji nuk i vret bakteret, por sapuni”. Ndërsa është vërejtur se mesazhi më i suksesshëm kishte qenë “A i lan duart me sapun personi pranë jush?”.

Sipas rezultateve të përgjithshme është vërejtur se femrat janë më të kujdesshme në mbajtjen e higjienës, ndërkohë që vetëm 1/3 e meshkujve i kishin pastruar duart me sapun pas kryerjes së nevojës.

ثshtë vërejtur se te meshkujt kishin pasur ndikim mesazhet më ‘arrogante’, si p.sh. “Lajini me sapun se më vonë do të hani”. Ndërkohë femrat kishin reaguar më mirë ndaj mesazheve të zakonshme të cilat kishin shërbyer vetëm për t’ua përkujtuar se duhet t’i lajnë duart.Telegrafi
 
Une i laj me krem sapuni :D :P
 
Hajde sondazhe qe bejn hajde!
 
Nuk qenka shqetesuese per gocat...lere fare LOL LOL LOL
Me sapun te lengshem kam pershtypjen se duhet te thonin cunat :D
 
Nuk qenka shqetesuese per gocat...lere fare LOL LOL LOL
Me sapun te lengshem kam pershtypjen se duhet te thonin cunat :D

e drejte sapu i lengshem eshte me komod per perdorim dhe me i mire sipas meje
 
Mendoj qe kjo duhet te jete arsyeja pse femrat jetojne me gjate se sa meshkujt.Une i laj duart po jo me kremra e te tilla gjera,me kane mbetur ca kuti qe ne 90 nga ai sapuni 12 leksh [kaq nuk ishte?]nuk ka me te mire.
 
Back
Top