Vetëdije/pavetëdije

Lauri

Anunnak
Dikush e pyeti Sokratin se ku do të donte të shkonte dhe ai u përgjigj: “Nuk e di nëse ka parajsë dhe ferr, por nuk do të zgjidhja asnjërën.

Kjo do të jetë lutja ime e vetme: më lejoni të jem i vetëdijshëm kudo që të jem. Më lejoni të jem plotësisht i vetëdijshëm kudo që të gjindem. Pavarësisht nëse është parajsë apo ferr, nuk ka rëndësi”.
il-velo-svelato.jpg
By Lauri anunnak 👍
Temë mbi vetëdijen dhe pavetëdijen, përsonale dhe kolektive..👍
 
"Delta mes meje dhe shumicës së njerëzve të tjerë është se për mua "muret ndarëse" janë transparente.
Kjo është karakteristika ime.
Të tjerët i konsiderojnë muret aq të trasha, sa përtej tyre nuk shohin asgjë, prandaj besojnë se nuk ka asgjë. Në njëfarë mënyre i perceptoj proceset që ndodhin thellë brenda meje, dhe nga kjo vjen siguria ime e brendshme.
Kushdo që nuk sheh asgjë nuk ka siguri, dhe nuk mund të arrijë në asnjë përfundim, ose nuk mund t'u besojë përfundimeve të tij.
Nuk e di se çfarë më lejoi të perceptoja rrymën e jetës time. Ndoshta vetë pavetëdija, ose ndoshta ëndrrat e mia të para. Ata vendosën rrugën time që në fillim”.
IMG_20230201_125608.jpg
✍️C.G.Jung - një fragment nga autobiografia e tij e bukur. (Kujtimet)
Në shqip By Lauri 👍
 
Pavetëdija kolektive është më e rrezikshme se dinamiti, megjithatë ka një mënyrë për ta trajtuar atë pa marrë shumë rreziqe.
Në atë rast, kur afrohet një krizë psikologjike, ju jeni më të pajisur për ta zgjidhur atë.

Ne të gjithë ëndërrojmë, në gjumë dhe me sytë hapur: mirë, atëherë le të bëjmë përpjekje për të shqyrtuar ëndrrat tona.
Çdo ëndërr, mund të thuhet, përmban një mesazh në mënyrën e vet. Jo vetëm që na tregon se në thellësi të qenies sonë diçka nuk shkon, por propozon edhe një zgjidhje për të dalë nga kriza.
Në fakt, pavetëdija kolektive, e cila na dërgon këto ëndrra, tashmë e ka zgjidhjen: asgjë nga përvoja mijëravjeçare e njerëzimit nuk ka humbur, është sikur çdo situatë e imagjinueshme dhe çdo zgjidhje të ishte parashikuar nga pavetëdija kolektive.
Thjesht studioni me kujdes mesazhin e dërguar tek ne dhe më pas deshifroni atë.
Analiza ndihmon pikërisht për të lexuar saktë këto mesazhe....

Në tetor 1913, ndërsa udhëtoja me tren nga Cyrihu në Schaffhausen, më ndodhi një gjë e çuditshme. Në hyrje të një tuneli, humba vetëdijen për kohën dhe vendin, për të ardhur në vete një orë më vonë, kur kondukteri njoftoi mbërritjen në Schaffhausen.
Në intervalin kisha pasur një halucinacion, një fantazi.
Teksa shikoja hartën e Evropës, pashë që deti përfshiu të gjithë shtetet njëri pas tjetrit, duke filluar nga Franca dhe Gjermania. Së shpejti i gjithë kontinenti u zhyt në ujë, me përjashtim të Zvicrës: Zvicra ishte si një mal, aq i lartë sa dallgët nuk mund e zhytën atë. Dhe e pashë veten ulur në majë të malit. Pastaj, duke parë rreth meje, kuptova se deti ishte një det gjaku, në sipërfaqen e të cilit notonin kufoma, çati të prishura, trarë të djegur.
E njëjta fantazi u përsërit tre muaj më vonë, në dhjetor 1913, përsëri ndërsa unë do të shkoja Schaffhausen me tren, gjithmonë në hyrje të tunelit. (Më vonë kuptova se hyrja në galeri ishte si të zhytesha në pavetëdijen kolektive).

Si psikiatër, fillova të shqetësohesha, pyesja veten nëse do të bëhesha skizofrenik, siç thoshin në zhargonin në atë kohë.
Më në fund, disa muaj më vonë, pata ëndrrën e mëposhtme: Isha në Detet e Jugut, afër Sumatra, në verë, me një mik. Nga gazetat mësuam se Evropën kishte goditur një ftohje e tmerrshme, e tillë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Vendosa të shkoja në Xhakartë për t'u nisur për t'u kthyer në Evropë, ndërsa shoku im tha se do të shkonte me një anije me vela nga Sumatra në Hadramaut për të vazhduar udhëtimin prej andej përmes Arabisë dhe Turqisë.
Kështu arrita në Zvicër. Gjithçka ishte e mbuluar me borë, aq sa mund të shihte syri. Megjithatë, nga bora doli një hardhi shumë e madhe e ngarkuar me vile rrushi. Shkova dhe fillova t'i marr dhe t'ua shpërndaj një mase njerëzish që më rrethuan, por që nuk mund t'i shihja.

Tre herë kjo ëndërr u përsërit, derisa fillova të ndihesha në ankth. Në atë kohë po përgatisja një leksion mbi skizofreninë, të cilin do ta mbaja në një kongres në Aberdeen. Vazhdoja të përsërisja me vete: "Jam për mua që po flas në leksion!"..Do të përfundoj duke u çmendur sapo të mbaroj së lexuari raportin.
Konferenca do të mbahej në korrik të vitit 1914, në të njëjtën kohë kur në tre ëndrrat e mia e kisha parë veten duke udhëtuar nëpër detet e jugut.
Më 31 korrik, sapo mbaroi leksioni im, nga gazetat mësova se lufta kishte shpërthyer.

Më në fund u kuptua. Kur zbrita në Holandë të nesërmen, nuk kishte njeri më të lumtur se unë. Tani isha i sigurt se nuk do të kisha asnjë episode skizofrenike.
E kuptova që ëndrrat dhe vizionet më kishin ardhur nga nëntoka e pavetëdijes kolektive.
Gjithçka që duhej të bëja ishte të hetoja dhe vërtetoja këtë zbulim. Dhe kjo është ajo që unë jam përpjekur të bëj për dyzet vjet”.

84981575_2635085540069200_762665228310675456_n.jpg
Jung, Intervistë e Mircea Iliade në konferencën e Essendon, gusht 1952.
Në shqip by Lauri 👍
 
Kjo puna e endrrave eshte shume e ngaterruar per mua. Jane te vetedijshme apo te pavetedijshme? Mbase jane te dyja. Per shembull, ti ke ose merr informacion per dicka dhe duke u nisur nga ky informacion, truri ben nje llogaritje, ben nje parashikim se cfare mund te ndodhe. Kjo eshte e vetedijshme. Por si i parashikon me aq hollesi ngjarje dhe pamje te se ardhmes? Kjo eshte eshte per t'u habitur dhe ben te mendosh se jane te pavetedijshme.

Kam lexuar shpjegime qe thone se ti nuk i parashikon vertet hollesirat, po kur ato ndodhin dhe i shikon ne realitet, te duket sikur i ke pare dikur ne enderr, gje me te cilen une nuk pajtohem. Endrrat dhe parashikimet e hollesishme mund te jene nje nga shkaqet kryesore qe i lekundin njerezit mes mosbesimit dhe besimit ne qenie te mbinatyrshme.

Ata qe mundohen t'i shpjegojne keto duke folur per materie, galaktika e gjithesi, me duken si njerez qe u shmangen pyetjeve, si njerez qe bejne sikur e kuptojne gjithesine dhe pafundesine dhe japin disa shpjegime qe duken edhe hyjnore, por dhe pa hyje, e në fund ty te duhet te kthehesh prape nga fillimi dhe te besosh cfare te duash.
 
@Kthjellimi mirëmjesi.
Gjërat e vështira janë më tërheqese, pse jo edhe më sublime.

Nuk e di sa e njeh Carl Gustav Jung. Thënë shkurt, për mua është një iluminist që bazohet në ekspozitën përsonale në mbi 10 vjet gati në "shkallim psikik" 🥴
Babai i psikoanalizës moderne.

@Endrra paraqitu 🤪
Ëndrrat gjejnë vend në të gjitha besimet, kulturat e traditat e të gjithë popujve.
Po e filloj me zanafillën 41:
Ku një faraon i Egjyptit pa në ëndërr sikur të ishte në realitet 7 lopë të majme në breg të lumit, pastaj erdhen edhe 7 të tjera dhe i hëngrën 7 lopët para.
I shqetësuar i del gjumi, por më pas fle akoma dhe ëndërron përsëri 7kallinjë gruri të shëndetshëm , dhe më pas 7 kallinjë të dobët që hëngrën ato të parat..

Faraoni nuk e vinte në dyshim që ishte një mesazh nga bota e ëndrrave...dhe askush nuk dinte t'i interpretoj.
Një i burgosur ebre, i quajtur Jozef, i jep shpjegim faraonit:....
Dhe nga i burgosur, bëhet governator i Egjyptit 🤷
Me kalimin e pak kohe filloj të materializohet në mënyrë ekzakte interpretimi i Jozefit

 
Mirëmëngjes @Lauri !
Jung i degjuar si emer, por nuk e njihja. Hyra ne internet të kerkoja pak informacion, por sa pashë qe ishte bashkepunetori i Frojdit, u ftoha menjehere dhe e lashe kerkimin.
Une jam shume dyshues per disa figura te njohura, por edhe kur nuk dyshoj, nqs ato qe thone, mendja ime nuk i rrok dot, nuk i marr per baze.
Megjithate mire qe historia dhe informacioni te jete i shumanshem, duke zgjedhur, marre dhe mesuar pjeset qe te nevojiten.
 
Mirëmëngjes @Lauri !
Jung i degjuar si emer, por nuk e njihja. Hyra ne internet të kerkoja pak informacion, por sa pashë qe ishte bashkepunetori i Frojdit, u ftoha menjehere dhe e lashe kerkimin.
Joo...🙂 Mos u ndal së kërkuari 🤗
Jung është nxënës i Frojdit, por siç ndodh shpesh nxënësi ja kalon mësuesit 🤷
E vertetë, Frojd Ishte i pari që foli për psikoanalizën, gjithashtu edhe Jung më pas.
Por Jung i jep drejtim radikal, krejt tjetër, teorisë se Frojdit.
Dhe pas mbi 250 letër shkëmbimeve mes tyre nuk ranë kurrë dakort, derisa i shkëputën komplet marëdhëniet 🙃🙂

Frojdi pretendon që psikoanaliza duhet bazuar në kërkimet e studimet shkencore.
Ndërsa Jung, i jep drejtim totalisht tjetër: u bazua tek besimet religjoze, simbolet dhe mitet e njerëzimit, tek mistika, mitologjia etj.

Jung është i stilit gnostik. Kërkues dhe interpretues i simboleve, i ëndrrave që njeriu sheh çdo natë.
Për Jung ëndrrat janë mesazhet që na vijnë nga një botë paralele dhe e padukshme. Dhe që për Jung, është një botë që ekziston vertetë (eksperiencë përsonale e tij).Por që duhet ti mbajmë mend, të thellohemi që t'i kuptojmë dhe ti deshirojmë simbolet që na paraqiten në ëndërr.
Ëndrrat nuk mund të interpretohen nëpërmjet shkencës, sipas Jung, por vetëm pas kuptimit dhe domethënjes së simboleve.
Frojdi nuk e pranoj kurrë këtë 🙃🙂
Secili mori drejtimin e tij 👈🤷👉

Ps. Mqs nuk gjindesh tek Frojdi (ashtu si unë) padyshim do gjindesh tek Jung. Ndiqe dhe thellohu...kthjellohu. do e bësh mit 🤝
 
Të ftoj në këtë temë @Kthjellimi 🤗
Ka diçka më në detaje✨👌
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top