Veshja mirditore, e klasifikuar në njëzet veshjet më të bukura të rruzullit, gjendet në muzetë kryesorë të Europës, Amerikës e Rusisë, në rend me kostumet gjithë laryshi të kantoneve, shteteve e kontinenteve të tjera. Vizitorët apostolikë të Vatikanit të shekullit XII e përshkruajnë gruan mirditore “të veshur në mënyrë madhështore” në pazarin që bëhej ditën e Shën Gjonit mbi mal të Shën Llezhdrit të Mirditasve (Orosh), krahas armëve, flamujve etj.