Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Veshi një këmishë me mbishkrimin ‘ka vetëm dy gjini’, përjashtohet nga shkolla 12-vjeçari

Një nxënës 12-vjeçar është dërgua në shtëpi, pasi kishte veshur në shkollë një këmishë, ku shkruhej “ka vetëm dy gjini”.
Liam Morrison, një nxënës i klasës së shtatë në shkollën e mesme John T. Nichols Jr. në Middleborough, Massachusetts, tha se ai u tërhoq mënjanë në klasën e palestrës dhe iu kërkua të largohej, pasi refuzoi të ndryshonte këmishën.
Adoleshenti më pas pretendoi se ishte brenda të drejtës së tij që të vishte një këmishë me një mesazh të tillë dhe pyeti në një takim shkollor: A janë ndjenjat e të tjerëve më të rëndësishme se të drejtat e mia?
Kodi i veshjes së shkollës ndalon veshjet që nënkuptojnë gjuhën e urrejtjes ose që synojnë grupe të bazuara, në karakteristika të tilla si identiteti gjinor.

“Çfarë thotë këmisha ime? Ka vetëm dy gjini. Asgjë e dëmshme, asgjë kërcënuese, vetëm një deklaratë që besoj se është një fakt”, tha Liam Morrison.

Adoleshenti mbajti një fjalim në një takim të Komitetit të Shkollës Middleborough më 13 prill.
Ai argumentoi se bluza e tij, nuk shkaktoi ndonjë përçarje dhe se ai kishte të drejtën e fjalës së lirë sipas Amendamentit të Parë.
Fjalimi ka fituar vëmendje në mediat sociale dhe një organizatë jofitimprurëse e krishterë konservatore, i ka ofruar mbështetje ligjore të riut.
Liamit thuhet se i thanë se këmisha e tij po i bënte njerëzit të ndiheshin të pasigurt, megjithëse ai nuk ishte në telashe. Thuhet se shkolla i kërkoi të hiqte këmishën, por Liam refuzoi dhe babai i tij u thirr. 12-vjeçari gjithashtu argumentoi se këmisha e tij përcillte një fakt dhe nuk ishte e dëmshme apo kërcënuese.
Ai gjithashtu vuri në dyshim nëse ndjenjat e një klase të mbrojtur ishin më të rëndësishme se e drejta e tij për fjalën e lirë.
Adoleshentin e mbështetën shumë njerëz, ku i thoshin se këmisha e tij nuk shkaktoi asnjë përçarje në klasë dhe se disa studentë madje shprehën mbështetje për të.
Njerëz të të njëjtit mendim, morën pjesë në një protestë jashtë shkollës më 13 prill, duke mbajtur tabela ku shkruhej: “Ka vetëm dy gjini” dhe “Mbajeni politikën e zgjuar jashtë shkollave tona”.


Top Channel
 
Epo nese ne Usa ke te drejte te veteshpallesh ne gjendjen civile, qen, mace, lope ca pretendon me nga kjo.
Po shkojme drejt nje rruge pa kthim ku normalja do jete te jesh qen, lope, etj me rradhe. Ju le me kte videon te keni nje ide se cfare po na serviret nga Usa.
 
Shume edgy ky 12 vjecari me lal. Mire ja kane bo 🤣🤣
 
demokracii pra .. gjasmeee... amerika ka lirine e fjales dhe te shprehjes me shum se nga te gjith ... imagjino ca bohet ...
dit te keqija do vijn :P
 
Eh...kshu erdhen keto pune mo... Me pas turp me qene normal😁
 
Senatorja e Nebraskes Usa, e ja drejt ku po shkon bota
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back