Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Veseli: Respekti për Fehmi e Xhevë Lladrovcin do të jetë i përjetshëm

Sot, në 18-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladrovci, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë vendit ku prehen këta heronj, në Shkabaj të Drenasit.

Me këtë rast, kryetari Veseli përkujtoi rrugën e tyre, duke theksuar se Fehmi dhe XhevëLladrovci, në rrugëtimin e tyre, kishin një qëllim, të arrinin gjallë në Drenicë.

"Ata e arritën këtë qëllim, duke qëndruar stoikisht dhe duke organizuar popullin e Drenicës, në Luftën اlirimtare. Arritën që të ndalnin vërshimin e trupave okupatore, ushtrisë e policisë serbe, mbi qytetarët e pafajshëm. Xheva dhe Fehmiu, janë personalitete më të veçanta, krahas Komandantit legjendar Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt e shume e shumë heronjve që nuk mund t'i ndajë, të cilët me vetëdije të plotë dhe qëllimin e sakrificës, hynë në luftë, duke u bërë të përjetshëm. Sot, në 18-vjetorin e rënies, i kujtojmë me respekt dhe krenari", theksoi kryetari Veseli.

Kreu i Kuvendit shtoi se ende ka shumë për të bërë ndaj qytetarëve dhe ndaj këtij vendi, që të ketë më shumë siguri, perspektivë dhe zhvillim, si shtet i pavarur dhe sovran
fehmi-lladrovci-232x169.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back