Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Veseli: Amerika për shqiptarët është si Meka për Islamin! Veseli: Amerika për shqipt

Për të diskutuar rreth vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden, aktualiteteve politike në vend duke përfshirë përgjimet, demarkacionin dhe PDK-në nën udhëheqjen e re, i ftuar në emisionin Zona e Debatit është i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Sa i përket vizitës se Joe Biden, Veseli cilësoi qenësore faktin që Kosova si vend i vogël është fokus i SHBA-ve, njëkohësisht konsideron veten të nderuar që ka pasur rastin të takohet me Biden.

“Vizita e nënkryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është historike. ثshtë qenësore që një vend i vogël si Kosova të ketë fokus kaq të madh të shtetit më demokratik në botë, SHBA-së. Kam qenë jashtëzakonisht i nderuar që të kem takim me të. Kam qenë i nderuar që në largimin e tij nga Kosova të jem njeriu që e përshëndet. Në protokollin e shtetit amerikan, kryetari i Kuvendit ka rol tjetër. Jam shumë mirënjohës dhe falënderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E ndjej veten krenar që jam mik i atij shteti. E konsideroj nder të veçantë të jem mik i një SHBA-së” ka thënë Veseli.

Për më tepër kryekuvendari ka theksuar rendësin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me Kosovën dhe ndër mesazhet më të fuqishme të Biden cilësoi mbështetjen që SHBA-të do t’i ofrojnë Kosovës gjithmonë.

“SHBA-ja, për ne shqiptarët, për Kosovën, është si Meka për botën islame, për arsye se të gjitha të mirat e popullit tonë vijnë nga atje. Unë e kam pasur nder të jem pjesë e këtij kontributi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin. Jam i privilegjuar që në këtë pjesë të raporteve, një gur i veçantë, ka qenë edhe roli im”.

“I kam përcjellë me vëmendje mesazhet e Biden. Mesazhe të një njeriu mik të Kosovës. Të një prej dikur senatorëve më të zëshëm në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës. Vet fakti i ardhjes së tij me tërë familjen është i jashtëzakonshëm, ndaj nuk duhet të nënçmohet nga askush. Mesazhi më i fuqishëm është ajo që tha se SHBA-ja do të jetë gjithmonë me ju” përfundoi Veseli.
auto_auto_Kadr-Veseli14597486741468661035.jpg
http://zeri.info
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back