Vertetohet serisht teoria e relativitetit.

Empire

Antarë i Respektuar
Duke analizuar tërheqjen jashtëzakonisht të fortë gravitacionale të vrimës së zezë gjigante në qendër të Rrugës së Qumështit ( Galaktika jone ) dhe një ylli ( S0-2 ) afër saj , astronomët kanë treguar se idetë e Ajnshtajnit për hapësirën dhe kohën akoma mbesin të vërteta si përshkrimi më i mirë per funksiononimin e gravitetit.
Shiko fotografinë 1692728
Shkencëtarët kanë vërtetuar kryesisht parashikimet e relativitetit të përgjithshëm në fusha relativisht të dobëta gravitacionale, të tilla si ato në Tokë dhe në sistemin diellor. Në praninë e fushave shumë më të forta gravitacionale, siç janë ato të vrimave të zeza supergjigante që gjenden në qendrat e pothuajse të gjitha galakstikave të mëdhaja nuk ishte kryer ndonje vërtetim përvec diktimit te valeve gravitacionale te kryera nga LOGO , hulumtuesit pohojnë vërtetime ose mund të zbulojnë gabime të relativitetit të përgjithshëm që mund të çojnë në teori të reja që mund të ndihmojnë në shpjegimin e mistereve kozmike si lënda të errët dhe energjia e errët.

"Einstein ka të drejtë, të paktën për momentin përsa i përket "zhendosjes se kuqe" në fushë gravitacionale te lartë ," tha Andrea Ghez, një autore bashkë-drejtuese e kërkimit ne astronomi në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, në një deklaratë të saj . "Vëzhgimet tona janë në përputhje me teorinë e Ajnshtajnit për relativitetin e përgjithshëm. Megjithatë, teoria e tij definitivisht tregon dobësi dhe nuk mund ta shpjegojë plotësisht gravitetin brenda një vrime të zezë dhe në një moment do të duhet të lëvizim përtej teorisë së Ajnshtajnit në një teori më të plotë të gravitetit që shpjegon se çfarë ndodhë me gravitetin brenda një vrime të zezë".
Shiko fotografinë 1692729
Në studimin e ri, astronomët vëzhgonin vrimën e zezë supermassive Shigjrtari A *, shpesh shkurtuar Shgj A *. Ky gjigant, i vendosur në qendren e Rrugës së Qumështit ( galaktikës sonë ) është rreth 4 milionë herë më e madhe se dielli dhe rreth 14.6 milionë kilometra (23.6 milion kilometra) në diametër.

Shkencëtarët vëzhguan yllin S0-2 në 2018, kur ai bëri afrimin më të afërt në trajektoren rreth Shigjetarit A * gjatë orbitës së tij 16-vjeçare. Ylli arriti ne afërsi 120 njësi astronomike (AU) nga vrima e zezë (një AU është distanca mesatare midis Tokës dhe Diellit rreth 93 milionë kilometra) duke udhëtuar aq shpejt sa 2.7% shpejtësinë e dritës.

Duke përdorur Observatorin Keck, Observatorin Gemini dhe Teleskopin Subaru në Havai, astronomët arritën të gjurmonin orbitën e plotë të S0-2 në 3D. Ata i kombinuan këto të dhëna me matjet që i kanë bërë gjatë 24 viteve të fundit , 1995-2019

Studiuesit zbuluan një parashikim të relativitetit të përgjithshëm të njohur si "zhvendosja e kuqe e dritës optike ne fushë gravitacionale". Drita që bie drejt një fushe gravitacionale shëndrrohet në blu të spektrit, ndërsa drita që ikën nga një fushë gravitacionale shëndrrohet ne të kuqe.

Shiko fotografinë 1692733





"





Këto matje sinjalizojnë fillimin e një epoke ku mund të provojmë më në fund natyrën e gravitetit duke përdorur orbitën e yjeve rreth vrimës së zezë supermassive në qendër të galaktikës sonë", shkruante autori i studimit Tuan Do, një astrofizikant në Universitetin e Kalifornisë Los Angeles

"Kjo ishte parashikuar teorikisht nga teoria e përgjithshme e relativitetit, por eshte me mbresëlënëse kur vërtetohet dhe praktikisht ." Ky është një moment historik në rrugën drejt testeve më të fuqishme për teorin e përgjithëshme të relativitetit dhe drejt teorive të tjera të gravitetit ".

Imazhet e orbitave të yjeve rreth vrimës së zezë supermassive në qendër të galaktikës sonë që paraqiten në foto janë favorit për testimet e ardhëshme . Në foto theksohet orbita e S0-2, ylli i parë që ka matje të mjaftueshme për të provuar teorinë e Ajnshtajnit për relativitetin e përgjithshëm rreth një vrime të zezë supermassive.
Shiko fotografinë 1692732

Spektri i dritës i zbuluar nga S0-2 zbuloi se "zhvendosja e kuqe" që shkaktohej nga graviteti ekstrem i Shigjetarit A * ishte në përputhje me relativitetin e përgjithshëm. Eshte e "mahnitshme" të shikosh testimin dhe vërtetimin e parashikuar nga teoria e përgjithëshme e relativitetit mbi gravitetin dhe vrimat e zeza sepermasive te cilat as nuk njiheshin kur Ajnshtajni themeloj dhe publikojë teorinë e tij," tha autori Tuan Do .

Ky hulumtim për S0-2 ishte realizimi i parë i shumë kërkimeve mbi vërtetimin e teorisë së përgjithëshme të relativitetit. Shkencëtarët planifikojnë të kryejnë të tjera me yjet pranë Shigjetarit A *. Një objektiv i tillë është S0-102, i cili ka orbitën më të shkurtër nga 3,000 yjet e tjerë pranë vrimës së zezë supermassive, e cila zgjat rreth 11,5 vjet.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Aki

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top