Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Veriu është ....


Veriu është bombë e kurdisur, të themelohet ushtria e Kosovës


Shiko fotografinë 29333
Tryeza e Rrumbullakët me titull “Sfidat e Sigurisë së Kosovës 2017”



Përballja me Serbinë, veriu i Kosovës, projekti i Serbisë që Kosova të del ‘shtet i dështuar’, synimi i Serbisë që të ndikojë në juridiksionin e Gjykatës Speciale, tentimi i Rusisë për ndikimin në Ballkan, pakënaqësitë qytetare, korrupsioni dhe krimi i organizuar, rreziqet sociale e ekonomike, ekstremizmi i dhunshëm që shpie në terrorizëm, dhe zhvillimet globale që mund të ndikojnë në sigurinë rajonale janë sfidat dhe kërcënimet e sigurisë kombëtare të Kosovës gjatë vitit 2017.


Institucionet e Kosovës duhet që në mënyrë urgjente të transformojnë FSK-në në mision të ri ushtarak dhe të mbrojtjes, si dhe të ndërtojnë kapacitetet e plota në mënyrë të mos realizohet projekti i Serbisë për dështimin e shtetit të Kosovës. Kështu është diskutuar sot (e mërkurë) në Tryezën e Rrumbullakët me titull “Sfidat e Sigurisë së Kosovës 2017”, të organizuar nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Prishtinë.

Panelistët e kësaj Tryeze ishin: Nehat Mustafa, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Nuredin Ibishi, deputet, Dastid Pallaska, avokat dhe analist politik, dhe Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së.

Burim Ramadani nga SPRC-ja theksoi se viti 2017 është vit i rëndë për sigurinë e Kosovës dhe qëllimi i tryezës është të identifikojë sfidat e sigurisë dhe të rekomandojë politika të institucioneve të Kosovës në çështje të sigurisë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, përmendi katër kërcënime të sigurisë së Kosovës.

“Tensioni me Serbinë, ekstremizmi i dhunshëm që shpie në terrorizëm, krimi i organizuar dhe, më i rëndësishmi, shtrirja e ndikimit rus në Kosovë përmes mekanizmave që ajo i kontrollon”, tha ai.

“Veriu i Kosovës është bombë e kurdisur, por kjo situatë është duke u monitoruar në vazhdimësi”, tha zëvendësministri Mustafa.

Deputeti Nuredin Ibishi theksoi rëndësinë e mbikëqyrjes parlamentare mbi sektorin e sigurisë gjatë kësaj periudhe dhe për strategjinë e re të sigurisë kombëtare që duhet të hartohet.

“Me ndryshimin e Ligjit për FSK-në të bëhet i mundur ndryshimi i misionit të FSK-së, që të ecën rrugës së vet të ngritjes së kapaciteteve”, tha deputeti Ibishi.
Ish-komandanti i FSK-së, Gjeneral Kadri Kastrati, theksoi domosdoshmërinë e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, duke shprehur bindjen e tij se çështjet e mbrojtjes duhet të trajtohen seriozisht.

“Nuk është e ndaluar që FSK-ja të ketë armatim të mbrojtjes. Qeveria dhe Parlamenti në mënyrë urgjente duhet t’i bëjnë ndryshimet ligjore për t’i hapur rrugë FSK-së në modernimin, armatimin dhe misionin e ri ushtarak”, tha Gjeneral Kastrati.

Avokati dhe analisti politik, Dastid Pallaska, tha se janë tri grupe kërcënimesh ndaj sigurisë kombëtare të Kosovës.

“Kërcënimi i parë është ndryshimi i rendit botëror, produkt i të cilit rend para disa vitesh ka qenë edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës. Kërcënimi i dytë është procesi i delegjitimit të shtetësisë së Kosovës, përmes përpjekjeve të Serbisë dhe përmes diskursit politik të disa partive të papërgjegjshme dhe të papërgjegjësisë së Qeverisë. Kërcënimi i tretë është nocioni i shtetit të dështuar, ku përfshihet krimi e korrupsioni, keqqeverisja, paaftësia për krijimin e institucioneve që dalin nga zgjedhjet e të ngjashme”, tha Pallaska.

Ish-Kryeministri i Kosovës, deputeti Agim اeku përmendi gjatë Tryezës se Kosova në vitin 2017 përballet me pakënaqësinë qytetare, projektin e Serbisë që Kosova të jetë shtet i dështuar, si dhe ndryshimi i rendit botëror. “Faktorë të jashtëm që ndikojnë në sigurinë e Kosovës janë edhe ekstremizmi i dhunshëm që shpie në terrorizëm dhe kriza e emigracionit”, tha اeku.


bota sot

 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back