Titulli: Veri..Jug? Diferenca?
Kur pashe kete teme, menjehere mu kujtua shkrimi qe lexova diku ne nje web, para pak ditesh.
Na ishin dy Nëna shqiptare. Njëra nga Jugu, tjetra nga Veriu. Të dyja fshatarka. Nuk ndjeheshin as fatlume as fatkeqe, thjesht jetonin. Të dyja të urta. Të dyja të bukura. Të dyja të ëmbla. Por edhe të vrënjtura dhe të hidhura, dhe me rrudha. Ajo nga jugu ishte e thjeshtë nga jashtë, e jashtëzakonëshme nga brenda. Tjetra nga veriu, e jashtëzakonëshme nga jashtë, e thjeshtë nga brenda. Këto dy Nëna lindën secila në katundin e vet. Ku, pa kërthiza përjashta, pa rroba të shtrenjta, pa parukerira, dëgjuan përralla me perrira që krihen mbi ujëra si pasqyra, zana të bardha që dalldisin trima, zojusha të bukura si drita që presin në dritare princin e kaltër të kthehet nga lufta, kuçedra që thajnë çezma, vampirë që vijnë natën fikin kandilin, magjistarë që në çast të shndrrojnë në gur.
Kur u rritën, dy Nënat, i lanë ëndërrat, nisën punërat. S’ngritën Ato grataçiela. Bënë punë më të vështira. Edukuan, uruan, bekuan, zbutën. Nga gojët e tyre s’dolën kurrë broçkulla. Vetëm mjaltra, vetëm melhemra që qetësojmë zemëra, që shërojnë shpirtëra. Dy nënat udhëtuan pa u ndalur e pa u lodhur; E para sa më thellë brënda vetes. E dyta sa më larg jashtë vetes. Të dyja, për mirën e të tjerëve.