Ne fakt je shprehur gabim pasi Veriu ne kohe te koheve ka qene shume me para Jugut ne aspektin kulturor.
Sikur ti permbahemi vetem faktit te njerezve te shquar ne kohet e largeta, te gjithe kane qene me prejardhje veriore. Permend ketu Gjergj Fishten, Ndre Mjeda, Gjon Buzuku, Frang Bardhi, etj etj. (se sme vine ndermend te gjithe tani).
Keshtu qe kjo pike bie poshte kollaj.
Persa i perket diferences qe behet midis Jugut dhe Veriut mendoj se egzistoje gjithmone duke patur parasysh vendin ku jetojme dhe njerezit me te cilet jetojme.
Une personalisht jam me origjine veriore edhe pse lind e rrit ne mes te kryeqytetit.
Kam marre nje edukate arsimore te tille e cila nuk me lejon te bej te tille dallime nisur vetem nga origjina.
Njeriu pike se pari duhet pare se c'brum ka, pavaresisht origjines se tij/saj.
Megjithate, ne si shqiptare pelqejme shume te bejme dallimin mes njeri-tjetrit.
Nuk perqendrohemi tek ajo qe perfaqesojme nga ajo qe tregojme me edukaten familjare dhe arsimore, por i veme pikat mbi i nisur nga origjina e tjetrit.
Gabimi me i madh qe kemi bere, bejme dhe do te bejme deri sa te vije dita qe ta ndryshojme kete mentalitet, mes njeri-tjetrit si fillim e si rrjedhim mes gjithe popullates se vendit tone.
Nejse, se edhe sduhet zgjatur shume tek kjo teme pasi ska per te patur ndonje ndryshim radikal ne mendimet tona thjeshte nga kjo qe shkruajme ne.