Vendlindja e internetit

Love

βeℓℓe â๓e
vendlindja_e_internetit.jpg

Dhoma ku ka lindur "interneti"


Ku ka lindur Interneti?

Interneti ka lindur në një dhomë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, USA, në 1969, kur laboratori i Profesorit Leonard Kleinrock dërgoi mesazhin e parë të ARPANET-it. Kohët e fundit një (Doktor në Filozofi) PhD me emrin Brad Fidler po kërkonte pikërisht për vendlindjen e Internetit dhe kuptoi që askush në të vërtetë nuk ishte i sigurtë se ku ka lindur interneti.

Pas disa kërkimeve lokalizoi vendin e saktë tek dhoma me numër 3420 në Boelter Hall, e cila deri pak kohë më parë përdorej si një klasë ku shpjegohej mësim. Planet e UCLA janë që dhoma në fjalë të hapet dhe të lejohen vizitat për publikun e interesuar. Fidler me ndihmën e Kleinrock po e restauron këte dhomë duke i dhënë pamjen origjinale të 1969 me ndihmën e fotografive historike, dëshmive okulare dhe pajisjeve origjinale që Universiteti i Kalifornise akoma i ruan dhe nuk i ka hedhur./Eclipsi.com/
 
Back
Top