Vendimi historik, Windows Live Messenger do të mbyllet

ana88

vlonjate tipike
Gjigandi i produkteve dhe shërbimeve kompjuterike Microsoft ka vendosur të bëjë një lëvizje surprizë duke tërhequr nga tregu shërbimin historik të komunikimit të drejpërdrejtë Windows Live Messenger i cili është krijuar që më 22 korrik të 1999-ës. Përdoruesit e windows Live Messenger do të udhëzohen automatikisht drejt përdorimit të Skype i cili është gjithashtu në pronësi të Microsoft pasi Bill Gates e bleu atë për 8.5 miliard dollarë. Ky vendim është marrë si domosdoshmëri Microsoft për t’i bërë ballë edhe konkurrencës së rrjeteve sociale, sidomos Facebook, që është i pajisur me një shërbim të mesazheve të drejtpërdrejtë./alb-obserevr.com
 
Titulli: Vendimi historik, Windows Live Messenger do të mbyllet

Sa keq une perdore msn dhe sdo te isha dakorte qe ky rrjet komunikimi te mbyllesh.
 
Titulli: Vendimi historik, Windows Live Messenger do të mbyllet

Po pra , shume keq . Dhe une perdor msn dhe skypen se dua fare . Tradhti bie era .
 
Titulli: Vendimi historik, Windows Live Messenger do të mbyllet

Booo se kam shumë qejf skype, nuk më pëlqen ..
Gjithsesi, nuk më bën shumë përshtypje si ta lënë si ta heqin .. :)
 
Titulli: Vendimi historik, Windows Live Messenger do të mbyllet

Pse akoma po e perdorin MSN ? :lol:

Une perpara kisha mbi 50 online ne MSN. U popullarizua facebooku, 4 online kam tani hahaa !
 
Titulli: Vendimi historik, Windows Live Messenger do të mbyllet

per mu te mbyllen te gjitha...edhe me te shpise kam besdi te rrij kunj para ekranit e te rrecitoj"ca bane ,mire po ti ca bane ...hic mire poti ca bane " uh
 
Titulli: Vendimi historik, Windows Live Messenger do të mbyllet

Msn me pelqen sepse le edhe fjale off line ik tj i lexon e kenaqet :)
Gjithsesi eshte skype nuk eshte keq.

Kur eshte data e sakte qe do mbyllet?
 
Titulli: Vendimi historik, Windows Live Messenger do të mbyllet

e shyqyr kshu se hapi ma me shiku a asht kush online :D
 
Pe: Vendimi historik, Windows Live Messenger do të mbyllet

Rrofshin ofertat e tel :P...pastaj kemi yahoo,skype sme pelqen pasi cdokush ka te drejte te kerkoje emrin apo id dhe mundet te te nise ftese...ndersa msn ishte dicka me sekrete dhe me e sigurte
 
Windows Live Messenger drejt mbylljes

Shiko fotografinë 1406850
Lëvizje surprizë e Microsoft. Gjigandi i produkteve dhe shërbimeve kompjuterike do të tërheqë nga tregu Windows Live Messenger, shërbimi historik i komunikimit të drejpërdrejtë, për të favorizuar Skype.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga vetë kompania, por mediat amerikane dhe forumet në internet flasin për një vendim që pritet të merret brenda pak muajsh.

Përdoruesit e Windows Live Messenger do të udhëzohen automatikisht drejt përdorimit të Skype. Për këtë lëvizje, sipas specialistëve, Microsoft ka kohë që po punon nisur dhe nga rënia e përdoruesve të produktit të tij, megjithëse 80 përqind e mesazheve të drejtpërdrejtë të përdoruesve të Skype, menaxhohen nga Messenger.

“The Verge”, agjencia e informacioneve teknologjike online shkruan se vendimi për të shkrirë Windows Live Messenger brenda Skype lindi si një domosdoshmëri e Microsoft për t’i bërë ballë edhe konkurrencës së rrjeteve sociale, sidomos Facebook, edhe ky i pajisur me një shërbim të mesazheve të drejtpërdrejtë.

Skype ndodhet nën pronësinë e Bill Gates që e bleu atë për 8.5 miliard dollarë. Shkrirja e Windows Live Messenger me të do t’i jepte fund shërbimit të komunikimit online të krijuar më 22 korrik të 1999-ës. Versioni i tij i fundit (Windows Live Messenger 16.4) u hodh në treg vetëm një muaj më parë
 
Back
Top