Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vendet që punojnë më shumë në botë

Nëse mendoni se punoni me orar të zgjatur atëherë ju nuk e dini sa orë punë bën, e zëmë, një 39-vjeçar nga Koreja e Jugut. Një punonjës civil në ministrinë e Bujqësisë, për shembull Lee, ngrihet në orën 5:30 çdo ditë, vishet dhe udhëton dy orë në Seul për të filluar punë norin 8:30. Pasi qëndron ditën para një kompjuteri, Lee zakonisht largohet nga puna në orën nëntë të mbrëmjes. Kur arrin në shtëpi ai ka kohë vetëm të bëjë një dush dhe të shtrihet në krevat, përpara se të fillojë të njëjtën rutinë sërish pas rreth katër orë gjumi. Kjo ndodh gjashtë ditë në javë dhe thuajse përgjatë gjithë vitit Lee merr vetëm tre ditë pushim. Po, tre ditë pushime. Pa harruar faktin se Lee ka një grua dhe tre fëmijë adoleshentë. "Unë i shoh ato vetëm 10 ose 15 minuta në javë, në fundjavë", thotë ai për fëmijët, para se të shtojë se në fundjavë zakonisht e thërrasin të shkojë në zyrë për të mbaruar ndonjë punë. Lee, i cili nganjëherë duhet të flejë në ministrinë e Bujqësisë mbi tryezë, mund të duket si një i fiksuar pas punës dhe që duhet të përcaktojë qartë prioritetet. Por orari i tij është krejt normal në Korenë e Veriut, ku njerëzit punojnë rreth 2357 orë në vit. Sipas një klasifikimi të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (OECD) dhe Zhvillim, koreano-jugorët punojnë më shumë orë në vit se çdo vend tjetër anëtar i kësaj organizate. Por koreano-jugorët nuk janë të vetmit që punojnë shumë. Greqia vjen e dyta në renditjen e OECD-së me 2052 orë pune në vit për person. Më pas vjen trioja e kombeve të evropiano-lindore, اekia, Hungaria dhe Polonia. SHBA renditet në vendin e nëntë me 1797 orë pune në vit. Një vend i famshëm për një javë të shkurtër pune është Franca, java 35-orëshe e së cilës është aktualisht në gjendje fluksi. Por ka akoma punonjës me më pak punë. Ato janë holandezët, të cilët punojnë 1391 orë në vit, të pasuar nga norvegjezët dhe gjermanët.

Republika اeke
Orët e punës:
1997
Ditët e pushimit:
12 ditë
Pushimet kombëtare: 12 ditë
Të ardhurat bruto për frymë:
24 mijë dollarë
Popullsia:
10.22 milionë banorë
Forca punëtore:
5.35 milionë banorë
Hungaria
Orët e punës:
1989
Ditët e pushimit:
20 ditë (bëhet 30 ditë mbi 45 vjeç)
Pushimet kombëtare: 10 ditë
Të ardhurat bruto për frymë:
19 mijë dollarë
Popullsia:
9.93 milionë banorë
Forca punëtore:
4.19 milionë banorë
Polonia
Orët e punës:
1985
Ditët e pushimit:
20 ditë (26 ditë pas 10 vitesh punë)
Pushimet kombëtare: 12 ditë
Të ardhurat bruto për frymë:
16 mijë dollarë
Popullsia:
38.5 milionë banorë
Forca punëtore: 17.01 milionë banorë
Turqia
Orët e punës:
1918
Ditët e pushimit:
14 deri 26 ditë
Pushimet kombëtare: 7 ditë
Të ardhurat bruto për frymë: 9400 dollarë
Popullsia:
71.89 milionë banorë
Forca punëtore: 25.27 milionë banorë (rreth 1.2 milionë turq punojnë jashtë vendit)
Meksika
Orët e punës:
1883
Ditët e pushimit:
8 ditë dy vitet e para të punësimit; 12 ditë pas 2-5 vitesh dhe 16 ditë pas 5 vitesh.
Pushimet kombëtare: 14 ditë
Të ardhurat bruto për frymë:
12 mijë dollarë
Popullsia:
109.96 milionë banorë
Forca punëtore: 45.38 milionë banorë
Italia
Orët e punës:
1800
Ditët e pushimit:
20-32 ditë
Pushimet kombëtare: 12 ditë
Të ardhurat bruto për frymë:
31 mijë dollarë
Popullsia:
58.15 milionë banorë
Forca punëtore: 24.86 milionë banorë
Shtetet e Bashkuara
Orët e punës:
1797
Ditët e pushimit:
10 ditë
Pushimet kombëtare: 8 ditë
Të ardhurat bruto për frymë:
46 mijë dollarë
Popullsia:
303.82 milionë banorë
Forca punëtore:
153.1 milionë banorë
Islanda
Orët e punës:
1794
Ditët e pushimit:
24 ditë
Pushimet kombëtare:
12 ditë
Të ardhurat bruto për frymë:
39 mijë dollarë
Popullsia:
304,367 banorë
Forca punëtore:
180 mijë banorë
Greqi
Orët e punës:
2052
Ditët e pushimit:
20 ditë
Pushimet kombëtare: 12 ditë
Të ardhurat bruto për frymë:
30500 dollarë
Popullsia:
10.72 milionë banorë
Forca punëtore:
4.94 milionë banorë
Koreja e Jugut
Orët e punës:
2357
Ditët e pushimit:
10 ditë
Pushimet kombëtare: 11 ditë
Të ardhurat bruto për frymë:
24 mijë dollarë
Popullsia:
49.23 milionë banorë
Forca punëtore: 23.99 milionë banorë
TO
 
po a e din ndokush ne kosove sa ore punojme nganjher edhe pushime kombetare ne punojme e edhe te diellave ndoshta ja kalojme edhe atij koreani
 
punoni disa...jo gjithe kosova
 
a punojn n'Kosove aa, qyqe!!:Dho ho mos u tranoni se hajgare po boj qyh:P: ...n'Itali kom menu kejt nryshe, befasi..
 
puna ne office sdo = kurr me ate fiziken...keshtu qe mos u qani
 
PO MOS KENI VENE shqiperine dhe shqiptaret ne vendet qe punojne me shume ne bot atehere skeni gje ne vije :D
shqiptaret punojne 14 ore ne dite neper.....................................
lokalet qe vizitojne perdite:D
 
ne cfare menyre "punojne"...duke socializuar?:D
 
PO MOS KENI VENE shqiperine dhe shqiptaret ne vendet qe punojne me shume ne bot atehere skeni gje ne vije :D
shqiptaret punojne 14 ore ne dite neper.....................................
lokalet qe vizitojne perdite:D


edhe ajo pun quhet,biles disa ankohen se sa shum jan lodhur gjat dites :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back