Vendet me ushqimet më të mira

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Jo të gjithë popujt janë njësoj, pasi disa tregojnë vemendje ndaj asaj që duan t'i ofrojnë turistëve. Ja një klasifim i bërë prej "Lonely Planet", për vendet që kanë ushqimin më të mirë.
vendet_me_ushqimet_me_te_mira.jpg


Një prej gjërave më të bukura në udhëtimet e shumta është shijimi i ushqimeve tradicionale. Në cdo vend të botës ka një pjatë që tregon dhe shfaq elemente të kulturës lokale.

Jo të gjithë popujt janë njësoj, pasi disa tregojnë vemendje ndaj asaj që duan t'i ofrojnë turistëve. Ja një klasifim i bërë prej "Lonely Planet", për vendet që kanë ushqimin më të mirë.

Tajlanda- Kuzhina tajlandeze bashkon më së miri elementë dhe detaje të kuzhinës Indiane, Kineze. Ushqimet janë shumë pikante e me erëza me bazë agrumesh.

Greqi- Vaji i ullirit është i shkëlqyeshëm dhe po ashtu agrumet atje janë tepër të freskëta e që i japin një shije fantastike pjatave me ushqime tradicionale. E vecantë është edhe buka e sapodalë nga furra, domatet e kuqe e peshku i freskët.

Kina- është një prej vendeve me kuzhinën më interesante. Ushqimet atje janë të pasura me zarzavate dhe fruta të përgatitura në forma nga më të ndryshme. Po ashtu nuk mungojnë edhe gatimet e insekteve dhe mishrave të llojeve të ndryshëm, të cilat një turist nuk duhet të hezitojë për t'i ngrënë.

Francë- Djathi dhe shampanja nuk kanë të sharë. Kuzhina franceze njihet për përgatitjen e ushqimeve të larmishme, të cilat të vendosura së bashku krijojnë një harmoni dhe lënë një shije të paharrueshme.

Spanjë- Sidomos në Barcelonë, kuzhina katalanase njihet për përdorimin e erëzës së xaferanos, që i jep një shije tepër të vecantë. Po ashtu mjalti në Barcelonë vështirë se gjendet në ndonjë vend tjetër të botës./Yll Press
 
Pe: Vendet me ushqimet më të mira

Sa te bukura e te shijshme duken ne foto ato ushqimet:D
 
Titulli: Vendet me ushqimet më të mira

Djathi francez duhet te ket nje ere te padurueshme :S
Ndersa ushqimet greke, tajlandeze i kam qejfe (edhe nese skam ngrene ma ndjen stomaku qe jane te mira LOL)
 
Pe: Vendet me ushqimet më të mira

mmmmmmmm ka ndoonje oferte
 
Pe: Vendet me ushqimet më të mira

Mmmm c'na u hap oreksi tani....sidomos sardelet ne Greqi...s'kam ngrene noihere sardele me te mira :)
 
Titulli: Vendet me ushqimet më të mira

Kjo ja paska fut kot po hajt ma , Ky ushqimi Thai me i shpifur ska nga te shkoj nje here kam ngrine dhe mos ja pafsha bojen me . Aty afer i afrohet edhe Kina ushqimer raziatike nuk jane per Europjanet , dhe sa per Greqine vaji i ullirit nuk eshte pjate , futi sa te duash vaj ulliri pjatave , nqs nuk eshte ushqimi i mire , nuk po them qe Greqia ushqim te keq , por kurre nuk mund te jete siper Frances , Italise dhe Spanjes per gatime, Greket po per volum jane te paret, Francezet jane nr 1 ne bote , si per guzhine , vere , dhe djath. pastaj vijne Italianet , dhe Spanjollet, pastaj vijne Ne :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top