Vendet e punes qe rrezikohen nga robotet

AnGeLiC

VIP
V.I.P
06062011_McD_Robot_2_cropped_article-696x392.jpg

Universiteti i Oksfordit ka zhvilluar një studim në vitin 2013 që i hapte rrugën parashikimeve sipas të cilave 47 për qind e vendeve të punës në SHBA rrezikohen të zëvendësohen nga robotët.

Duke përdorur të dhënat e këtij kërkimi dhe statistika të tjera, Mubashar Iqbal dhe Dimitar Raykov kanë krijuar një faqe në internet (Will Robots Take My Job?) që parashikon se cilat vende rrezikojnë më shumë të zëvendësohen nga robotët të ardhmen.

Kasieri është një prej vendeve më në rrezik (97%), i ndjekur nga kuzhinieri (94 %) si dhe shitësit nëpër dyqanet me pakicë (92 %).

Nga ana tjetër, punët më pak të rrezukuara nga përhapja e robotëve dhe inteligjenca artificiale janë koreografët (0,4%), farmacistët (1,2%) dhe inxhinierët (1,4%) që konsiderohen gjithashtu pozicione pune krejtësisht të sigurta.

Nga viti 2013 kjo temë është zgjeruar në analiza të zhvilluara në të gjithë botën, sipas të cilave rreth tetë milionë vedne pune në SHBA dhe 15 milionë në Britani të Madhe rrezikohen nga robotizimi në vitet në vijim.

Por, sipas bashkëthemeluesit të “Microsoft”, Bill Gates, robotët që zhvillojnë punë njerëzore duhet të paguajnë taksa.lexo al
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top