legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
-
- Anëtarësuar më
- Sep 24, 2015
-
- Mesazhe
- 6,105
-
- Reagimet e mara
- 1,715
-
- Vendndodhja
- MAQEDONIA E VERIUT
Liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni i kanë shkuar sot në vizitë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Zijadin Sela nga Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare, tre prijësit e tri partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, janë pritur nga kryeministri shqiptar dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, shkruan Gazeta Express.
Takimi mes liderëve shqiptarë të Maqedonisë dhe Ramës e Bushatit është zhvilluar në Tiranë, në ambientet e kryeministrisë shqiptare.
Rama ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook dy fotografi nga takimi me politikanët shqiptarë nga Maqedonia.
"Vëllazërisht", ka shkruar Rama në legjendën e fotografive, pa zbuluar se për çfarë ka biseduar me mysafirët nga Maqedonia. /Express/