Vëllezërit shkodranë në fokusin e mediave të huaja

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Tre vëllezër në Shkodër kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja me një objekt të veçantë të realizuar prej tyre, një makinë e Formula 1 krejtësisht prej guri. Vëllezërit Gjini në një fshat të Shkodrës kanë punuar gurin e kuq për të bërë këtë makinë që peshon 6 ton. Në fakt pamjen e ka si një makinë tipike e Formula 1 por ajo nuk mund të lëvizë nga vendi.

Duke folur për Reuters, 24 vjeçari Alfred Gjini thotë: “Zgjodha gurin e kuq për të ndërtuar Ferrarin. Kur ju afrova përfundimit, Shumaher kaloi tek Mercedes, dhe unë jam simpatizant i Formula 1, dhe e ktheva duke e bërë Mercedes”.
f.0125213327709_m.jpg

Fillimisht puna nisi si një dhuratë për një kushëri të vëllezërve por pastaj u shndërrua në një sensacion që e shohin të gjithë kur mbërrijnë në pikën e karburantit dhe të pjesëve të këmbimit që kanë në pronësi vëllezërit Gjini.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

U deshën 3 muaj për të punuar, prerë dhe lëmuar gurin. Shumë banorë kanë shkuar të shohin punën e tyre në fshatin Tresh, madje dhe mjaft gazetarë, të cilët ndodheshin në këtë zonë për të mbuluar përmbytjet e fundit që përfshinë Shkodrën.

Familja Gjini, e persekutuar në kohën e regjimit komunist, gjithmonë janë marrë me biznesin e punimit të mureve, kishave etj., por tani duket se ata u apasionuan pas një biznesi të ri.

Në artikullin e Reuters thuhet se gjatë kohës së komunizmit, profesionistë të tillë punonin vetëm statujat e Enverit, Leninit apo Stalinit, por ato u rrëzuan dhe puna e familjes Gjini tregon se fokusi i këtyre gurpunuesve është zhvendosur në Shqipërinë e sotme, duke nënkuptuar se edhe për Formula 1 shqiptarët kanë mjaft njohuri dhe pasion.
•News24•
 
Titulli: Vëllezërit shkodranë në fokusin e mediave të huaja

foto te formula 1
makina-pasditetch.jpg

makina-pasditetch1.jpg

makina-pasditetch2.jpg

pamjet nga tch
 
Titulli: Vëllezërit shkodranë në fokusin e mediave të huaja

Gjith ajo makine te servis mondi :P Bravo!
 
Titulli: Vëllezërit shkodranë në fokusin e mediave të huaja

Gjithe ajo pune per te gdhendur nje makine prej guri.E kujt i hyn ne pune kjo?Sbesoj se Ferarit i bie ne mend per kete skulpture masive qe kane gdhendur vllezrit Gjini.U ka vajt mundimi kot.
 
Titulli: Vëllezërit shkodranë në fokusin e mediave të huaja

Kjo po qe esht makin e sigurt nese ben aksident hahaha
 
Titulli: Vëllezërit shkodranë në fokusin e mediave të huaja

uau..djemte e familjes flinstones jane kta?:D
vertet mbreselenese,uroj ti vleresoj dikush!
 
Titulli: Vëllezërit shkodranë në fokusin e mediave të huaja

fantastike bravo shqiptar jeni 1
 
Titulli: Vëllezërit shkodranë në fokusin e mediave të huaja

eshte bere me shume per te bere reklame
 
Titulli: Vëllezërit shkodranë në fokusin e mediave të huaja

Gje e bukur dhe intresante po ca do bejne me kete tashti? :D...Duket pune e rende per ta punuar dhe per ta sjellur ne kete forme...gjithsesi eshte nje dicka e vecante :)
 
Back
Top