Vëllai vret motrën për çështje nderi

policia-belge-750x430.jpg

Një refugjate siriane 28 vjeçare është gjetur e vrarë me një plumb në kokë në banesën e saj në Belgjikë. Një nga vëllezërit e saj është autor i dyshuar.

Ahlam Yunan u vra nga i vëllai për çështje nderi, njoftoi prokuroria belge.

E reja, e cila punonte kameriere në kafe Liège, u gjet në banesën e saj më 3 janar, me gjurmë mbytjeje rreth qafës, duart e lidhura dhe një plumb në kokë.

Të hënën, zyra e prokurorit konfirmoi raportet se një nga vëllezërit e saj, më i madh se ajo, është “i dyshuari kryesor”.

“Autori është sirian, i lindur në 1984, refugjat në Suedi, i cili aktualisht është në kërkim”, thuhej në njoftim.

“Tensionet midis vëllait dhe motrës ishin shumë të mëdha sepse ai nuk e mbështeste mënyrën se si ajo jetonte, mund të flitet për një krim nderi, “tha Catherine Collion, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të Liege.

Sipas mediave, Ahlam u rrit në një familje të madhe myslimane në Siri, anëtarët e së cilës tani janë shpërndarë midis Belgjikës, Suedisë dhe vendit të tyre të luftës.

Ndërsa motra e saj, Fandia, nuk kishte asnjë lajm prej ditësh nga Ahlami, ajo shkoi në shtëpinë ku gjeti trupin e pajetë të 28-vjeçares.

Ajo u foli hetuesve për vëllain e dyshimtë, i cili kohët e fundit kishte “kërcënuar” viktimën, sipas gazetës L’Avenir.

Sipas Collion, ky vëlla që jeton në Suedi ka qenë në Belgjikë për gati tre muaj. Krimi i tij duhet të jetë kryer në 31 dhjetor ose 1 janar. Që atëherë, vëllai është “zhdukur” dhe ndaj tij po pret një urdhër arresti evropian, lëshuar nga hetuesi i ngarkuar me hetimin e “vrasjes”.

Lajmifundit.al
 
E paska qu nderin ne vend.
 
Akoma vazhdohet te perdoret fjala "nder" si justifikim?
Pak a shum si titujt "e vrau nga dashuria e teper" ose ose si ato raste perdhunimesh te trajtuara me lehtesi sepse veshja e viktimes ishte joshese.?
 
Klasike kjo ngjarje per njerzit kesaj kategorie. Ndodh shqesh nje gje e tille.
Ne perendim ben lajm, ndosha ne vendet e tyre te origjines eshe nje rutine.
 
Klasike kjo ngjarje per njerzit kesaj kategorie. Ndodh shqesh nje gje e tille.
Ne perendim ben lajm, ndosha ne vendet e tyre te origjines eshe nje rutine.
Nuk eshte e thanme Laur
Njoh plot familje qe llogjikojne ne te njejten menyre ... sidomos shqiptare.

Jo me larg se 3 vite para, ulur ne tavoline, me mbyllen gojen ne menyre denigruese sepse fjala e mashkullit qe kisha prane, kishte me shum vlere se e imja. Pak ka rendesi qe po thoja te njejten gje.
 
Ate thashe pra. Njerez me ate mentalitet e karakter, nuk ndryshon. Dergoje ku te duash ne nje vemd te civilizuar.
Pak vite me pare, nqs te kujtohet ketu ne it, nje pakistanez vrau te bijen pse vishej alla franka(pantallona jeans). E kishin groposur ne oborrin e shtepise ku banonin diku nga milano
 
Qenka vella me shqiptaret ky!
Dhe tek ne te vrasin per nje "nder".

Gjynah. Kur do e kuptojne njerezit qe jeta nuk merret per ASNJE ARSYE NE BOTE!
 
Duket me shume si perdhunim & vrasje , sesa krim “nderi” po hajd mo !
 
Qenka vella me shqiptaret ky!
Dhe tek ne te vrasin per nje "nder".

Gjynah. Kur do e kuptojne njerezit qe jeta nuk merret per ASNJE ARSYE NE BOTE!
E ndaj edhe unë këtë mëndim.
Atëherë je kunder edhe denimit kapital që bëhen gjykata.???
Gjykimi nga drejtësia, e Kam fjalën .
 
E lexova kte teme sa hyra ne fv sot e isha akoma pa mu hap syt e ju betohem me prishi diten.
a thua aq Krim beri kjo vajze se ti marrin jeten ? Se mund te ket dashur dike?!
Aq te neveritshem jan per mua kta njerez qe do i thoja burgut hapu edhe pse jam femer e kte do e hiqja qafe.
Ai per nder e un per te eliminu nje pleher. :mad:
 
Franca 15 vjet te denon per vrasje , beje ?
 
Epo per aq kohe sa ne vend te llogjikes, flet injoranca,keto jane pasojat.
 
Termi nder përfaqëson shumëçka. E tha edhe Shekspiri në mos gaboj :
Nderi im është jeta ime dhe të dyja janë bashkë. Po ma morrët nderin, jetën time nuk e keni shpëtuar dot.....
Megjithatë asgjë nuk e justifikon një vrasje. Aspak gjakun tënd. Por, janë përplasje kulturash mes dy shteteve. Integrimi është proces i gjatë dhe për fat të keq do dëgjojmë e shohim edhe shumë raste tjera kriminele. Ndjesë për pesimizmin.
 
Ca te komentosh ktu, cmenduri!

Ky vllai ekstemist radikal. Sdo cuditesha nese do ishte pjestar i ISIS.
As se besoj fare.. turqit ne Gjermani fusin vllezerit nen moshe per ti vrare..qe mos ti kape ligji ... dmth nuk denohen rende.eshte krejt e zakonshme ..dhe na identifikojne dhee ne si ze tiĺle
 
Po shkojme drejt qametit. Vrahet robi pa pike faji, as i vrari nuk e din per cfare eshte vrare.
 
Po shkojme drejt qametit. Vrahet robi pa pike faji, as i vrari nuk e din per cfare eshte vrare.
Edhe pse burimi i denimit eshte i njejti, sharia, shume femra te tjera neper bote e kalojne me lehte, me dhjetra thupra bythve.
Motivi?
Pse veshin pantallona. Video +18

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
E ndaj edhe unë këtë mëndim.
Atëherë je kunder edhe denimit kapital që bëhen gjykata.???
Gjykimi nga drejtësia, e Kam fjalën .

E pata per vrasjet nga individe.
Nga gjykata eshte ceshtje tjeter. Une mendoj se denimi me vdekje duhet te egzistonte (jo vdekje ne karrige elektrike sic e ka Amerika) Por serish kete mendim e kam vetem 50% duke ditur qe sistemi gjyqesor gabon jo rralle here dhe kane denim me vdekje gabim ose per arsye XY(personale/rracorre/manipuluese/etj)
 
Besoj që e nuhat ku dua të dal. Tek ligjet e sharisë.

E drejtë të denohet me prerje koke, o dhunë fizike, një përson për motive banale.?? Vetëm pse e parashikon sharia islame?

Sipas teje ka ndryshim nqs kjo femra do vritej në bazë të shairsë, dhe jo nga vlaj i sajë?
 
Sharia e krishtere sic duket hmmmm

20210112_160645.jpg
 
Sa keq se ne jemi shum paragjykues..Tek ne shqiptaret po ndodhin cdo dite vrasje te natyres se ndryshme ne familje..dhe nuk dim arsyjen sakt..dhe paragjykojm krejt nje popull tjeter.
Mekat.
 
Besoj që e nuhat ku dua të dal. Tek ligjet e sharisë.

E drejtë të denohet me prerje koke, o dhunë fizike, një përson për motive banale.?? Vetëm pse e parashikon sharia islame?

Sipas teje ka ndryshim nqs kjo femra do vritej në bazë të shairsë, dhe jo nga vlaj i sajë?
Ka ndryshim sepse sheriati nuk aplikohet ne shoqeri hibride(pa kalifat) apo te sistemi i sotem. Une sheriatin nuk e njoh me te gjitha ligjet e tij, apo nenet qe ka derisa te merret XY veprim dhe te te kthej pergjigje cfare duhej bere me vajzen, ashtu sic nuk njoh as ligjin e shtetit shqiptar apo kanunin e Veriut tw zeme.

Pra nuk mund te diskutojme mbi sheriatin dhe legjitimitetin e tij per nje rast sporadik dhe si te na e kape mendja ne.
Sot me aq sa di une nuk ke asnje shtet ne bote qe e praktikon sheriatin 100% dhe sic duhet. Mbahet Arabia por dhe ata e perdorin si ua do qefi. Kjo per sheriatin.

Nese ti tani do ta perdoresh kete rast me godit Islamin, une e kam patur dhe e kam akoma bindjen e palekundur qe eshte fe e Perkryer, e shpallur nga Absoluti. Ky eshte thjehet besimi im.

Si dhe e shoh te panevojshme perpjekjen per te ndryshuar kahun e temes kot dhe te marre nuanca fetare kur nuk eshte nevoja dhe s'ka arsye pse.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top