Vellai i "pafat" i Obames

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Jeta e ndryshme e vëllezërve që u braktisën nga i ati

I njëjti gjak, e njëjta dhembje, i njëjti baba që i braktisi që kur qenë fëmijë të mitur. Por të ardhme krejt të ndryshme: njëri është në garë për të fituar postin e njeriut më të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i dyti jeton në një geto afrikane ku syri të zë veç baraka të sajuara. Xhorxh Husein Oniango Obama, vëllai i harruar i kandidatit presidencial Barak Obama, më i ri dhe më pak fatlum, nuk ishte afruar kurrë nga njeri deri tani: vetëm para pak ditësh një gazetar i revistës "Vanity Fair Italia", kaloi një ditë të tërë në geton ku banon. "Askush nuk e ka idenë që ekzistoj", i tha Xhorxhi gazetarit italian.

"Këtu jetojmë me më pak se një dollar në muaj", rrëfen teksa shoqëron gazetarin nëpër geton ku jeton, në Huruma, në periferi të Nairobit. Baraka e tij është dy metra e gjerë dhe tre e gjatë. Nga ajo që mund të quhet tavan, varen tre bluza. Mobilimi kompletohet nga një poster i skuadrës së Interit, një tjetër të Milanit dhe një kalendar i disa viteve më parë, ku shfaqen foto plazhesh ekzotike.

Por edhe diçka tjetër shumë e rëndësishme: kopertona e një gazete vendase me fotografinë e senatorit Barak Obama. Vëllai i tij i madh. Në geto të gjithë e quajnë Husein, emri i tij i dytë mysliman. I ati, i quajtur Barak Husein Obama plaku, ka bërë një jetë të etshme: poligam, si të gjithë në Kenia, la pas katër gra dhe tetë bij.

Dihej për Aumën: shumë pranë vëllait amerikan gjatë fazës së parë të zgjedhjeve brenda radhëve të Partisë Demokrate. E motra e ndihmoi sa mundi gjatë fushatës elektorale. Dihej edhe për Abongon, i njohur ndryshe edhe si Roi, njëherësh edhe si Malik: herë pas here nuk përtonte të thoshte fjalën e vet për llogari të ndonjë reviste a gazete.

Duhej edhe për ekzistencën e tre Obamave të tjerë, një në Kinë dhe dy në Londër: kanë vendosur të mos i përgjigjen asnjë pyetje të bërë nga gazetarët. Dihej që edhe një tjetër prej vëllezërve, i quajtur David, kishte vdekur në moshë të re pas një aksidenti me motor. Apelit të fëmijëve të Barak Husein Obama plakut, i mungonte vetëm ai: Xhorxh Husein Oniango Obama.

"Jetoj si një i harruar nga bota, askush nuk e di që ekzistoj", rrëfen. Në rast se ndokush çuditet nga mbiemri i tij dhe e pyet (gjë që për hir të së vërtetës ndodh shpesh) çfarë lidhje ka me senatorin amerikan, përpiqet të rrëshqasë: "Përgjigjem se nuk kam asnjë lidhje gjaku me të. Më vjen turp".

ثshtë 26-vjeçar dhe sytë i ka gjithë kohës të murrëtyer. Janë shumë të pakta ato gjëra me të cilat mund të mburret. Prej pak kohësh është regjistruar në vitin e parë në një institut teknik. Për dhjetë vjet me radhë ka jetuar rrugëve. اfarë efekti mund t‘i bëjë pamja e të vëllait në ekranin e televizorëve?

Acarohet përpara se të përgjigjet: "Obama, Obama, Obama, gjithnjë Obama! A nuk i bie ndokujt në mendje të merret edhe me kandidatin tjetër presidencial, Mek Keinin?". Me të vëllanë është parë në dy raste. Nga rasti i parë ruaj kujtime të vagullta, pasi në atë kohë kishte qenë vetëm 5-vjeçar. Nga ai kujtim ekziston edhe një gjurmë: një paragraf në epilogun e autobiografisë së Barak Obamës, të titulluar "ثndrrat e tim ati", ku e përshkruan si "një vogëlush të bukur me kokë të rrumbullakët e me vështrim të vëmendshëm".

Takimi i dytë ndodhi para dy vjetësh. Senatori arriti në Kenia bashkë me gjithë familjen, si etapë e një turi publicistik nëpër të gjithë kontinentin afrikan. Në atë udhëtim, përveç së shoqes Mishel, merrnin pjesë edhe dy bijat, Malia e Sasha. I shpuri në Kogelo, për të njohur gjyshe Sarën përpara telekamerave. Qëndruan aty 45 minuta.

"Ishte takim i shkurtër. Këmbyem disa fjalë me njëri-tjetrin. Ishte diçka disi e habitshme. Si të takoje një të huaj", tregon Xhorxh Husein. Barak Obama, e ka parë të atin vetëm një herë pas largimit, kur ishte dhjetë vjeç. Kaluan së bashku një festë të tmerrshme krishtlindjesh në Honolulu. Pas kësaj, asnjë lloj kontakti, ose thuajse: ndonjë lajm i rastësishëm, rrëfimet e së ëmës dhe një dhembje e thellë.

"Të paktën Baraku e ka njo0hur. Do të doja shumë ta njihja edhe unë. Dua edhe unë ta njoh babanë", thotë me zë të ulët duke zvarritur fjalët Xhorxhi. E ëma, Xhael, është martuar përsëri kohë më parë, ka lindur fëmijë të tjerë dhe jeton shumë larg të birit. Ai mbeti krejt i vetëm. "U detyrova të mësoja të mbijetoja, të gjeja vetë ato që më nevojiten". Nairobi është një vend shumë i vështirë, sidomos kur je krejt i vetëm, e aq më tepër kur je i detyruar të jetosh në geto. Janarin e shkuar, në Huruma, gjatë përplasjeve pas zgjedhore, të paktën gjashtë vetë mbetën të vdekur nën goditjen e thikave e të sëpatave. "Këtu policia nuk të arreston. Të qëllon pa asnjë lloj paralajmërimi. I kam parë me sy dy shokë të mijë të mbeteshin të vrarë".

Si i janë shkaktuar gjithë ato shenja në fytyrë? "nga zënkat", thotë. "Jam shumë i zoti të zihem me grushte".


/SHQIP/
 
Sa i "ëmbël" që është posti i Presidentit! Të bën që ta harrosh edhe familjen!
 
Po na behet ky Obama gogol tani ne rregull u mor vesh fitoi,na behet qejfi te gjitheve ose shumices po jo kaq shume tema ne emer te tij se ky del si servilizem i hapur ndaj atij edhe jo per gje po ne ulemi si popull,nuk kemi postuar kaq shume ne nje dite per nje personazh te historise Shqipetare po postojm per presidentin a amerikes sa kot edhe jemi ne nje forum Shqipetar.
 
Pse si besoj keto gjera ?!!!
 
Sa i "ëmbël" që është posti i Presidentit! Të bën që ta harrosh edhe familjen!

LOL...ky sa mori postin e presidentit, nuk eshte se e harroi brenda dites.

Pastaj, ku i dime ne marredheniet familjare te tyre, sa shpejt qe gjykojme! Po te kisha nje vella parazit edhe une do ta lija te vuaja, te mesonte se si te mbijetonte.
 
LOL...ky sa mori postin e presidentit, nuk eshte se e harroi brenda dites.

Pastaj, ku i dime ne marredheniet familjare te tyre, sa shpejt qe gjykojme! Po te kisha nje vella parazit edhe une do ta lija te vuaja, te mesonte se si te mbijetonte.

Jo, vetëm se më befasuan fjalët e vëllaut të Obamës që thotë se i vjen turp të thotë që është vëllau i tij. Ke shumë të drejt nuk bën ti paragjykojmë unë as që e bëra atë, them në përgjithësi shumë njerëz që e lakmojnë "karrigen" bëjnë edhe gjëra të këqija për të arritur deri aty. Humoristat e njohur nga Kosova "Stupcat" kanë pasur një skeq në të cilin ata mundoheshin kinse ta xhironin një skenë dhe shkuan në një zyre i kërkuan drejtorit të zyrës pallton, ai ua dha, i kërkuan pantollonat dhe këpucët, ai ua dha, i kërkuan kompjuterin, ai ua dha kur i kërkuan karrigen LOL Tha merrni ç'të doni këtë s'ua jap dot LOL. Të shpresojmë se Obama nuk e ka pasur për qëllim karrigen por atë që edhe e ka deklaruar "Change" Ndryshimin. Të shikojmë sa do të jetë në gjendje ta bëjë këtë ndryshim edhe pse me dije qoftë do ta ketë tepër të vështirë. "Sidomos ta "rregulloj" imazhin e Amerikës në Botë."
 
Sa i "ëmbël" që është posti i Presidentit! Të bën që ta harrosh edhe familjen!

mos gjyko qe te mos jesh i gjykuar!!:lexim::lexim::lexim::lexim::lexim::lexim::lexim::lexim::lexim::lexim::lexim::lexim:
 
Sa shpejte qe flisni per jeten e tij private, kur fakte mbi historine e familjes si din askush. Po ç'hyn vellau i tij ketu?? Ku e dime ne se cfare njeriu eshte vellau i Obames??
Ata qe flasin se e ka lene pas dore gjakun e vet Obama, po pse ata persona i kane rraportet te shkelqyera me kushurinjte e tyre, me motra e me vellezer?? Sikur ata bejne cmos per fisin e tyre e tani pergojojne Obamen per veprimet e tij. Cudi si nuk ia permendi kush vllaun atij sa ishte senator por e bejne tani qe eshte president, nxjerrin karrigen e presidentit se nuk ka pas pare ai hiç sa ka qene senator.
Nuk flitet lart e poshte kot, sidomos kur s'ke fakte bindese. Sa gra ka pas baba i tij, pale sa motra e vellezer te tjere ka qe si njef ky.
 
lexova diku per kete gje sot dhe me duket tipike shqipetare te merresh me thashetheme
te pakten ne kete pike
dhe nuk eshte se Obama eshte i pasur dhe la vellain ne varferi
megjithate jemi bere si "zot" duke gjykuar
edhe ne kemi te mirat e te keqiat tona
sme duket e drejte nderhyrja ne ca gjera
 
Sa i "ëmbël" që është posti i Presidentit! Të bën që ta harrosh edhe familjen!

Normalisht esht e kunderta,per njerzt qe kan zemer dhe jan te perkushtruar per te drejtuar Boten,
Posti i presidentit te AMERIKES,nuk ben qe ta harrosh Familjen,por ben ti kujtosh te gjith,dhe duke kujtuar te gjith,ngelet pothuaj se aspak koh per ceshtjet Familjare,
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top