Vdiq Obama”,gënjeshtra në Twitter trondit Ameriken

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
“Lajmi i fundit: Obama është vrarë”. Një mesazh i lëshuar nga llogaria Twitter e “Fox News” sot në mëngjes ka tronditur SHBA-në. Mesazhi citonte: “Presidenti Barack Obama ka vdekur, pasi u godit me dy plumba në një restorant të Iowa. Atentatori mbetet i paidentifikuar”. Mesazhi, i ardhur pikërisht në ditën kur amerikanët festojnë Ditën e Pavarësisë, ishte në të vërtetë një rreng, që megjithatë ka frikësuar jo pak SHBA-në dhe sidomos përdoruesit e rrjetit social. Me shumë mundësi ka qenë vepër e një “hackeri”, që arriti të manipulojë llogarinë e stacionit televiziv amerikan. Vetë “Fox News” nuk ka dashur të komentojë atë që ndodhi. Siç mësohet, “hackeri” ka hedhur në rrjet një sër “tweet”-esh që, nga llogaria e "@foxnewspolitics", lëshonin një seri lajmesh në lidhje me vdekjen e presidentit Obama, pas goditjes së një atentatori të paidentifikuar. Shakaja u zbulua menjëherë me mesazhin e fundit, në të cilën, “Fox News” përmes hakcerit, nuk fshihte simpatinë e vet republikane dhe një farë antipatie për presidentit Obama: “I urojmë Joe Biden fat si presidenti i ri i SHBA. Në këtë kohë çmendurie, më në fund ka pak dritë në fund të tunelit”.

260041_245865442091551_141388129205950_1131139_4801400_n.jpg
 
Pe: Vdiq Obama”,gënjeshtra në Twitter trondit Ameriken

hahahahaa....e forte kjo .....
 
Back
Top