sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Rrëzohet perandoria e "Google", për një javë rresht Facebook ka qëndruar në majën e klasifikimeve amerikane
Kur Larry Page dhe Sergey Brin u takuan në universitetin e Stanford për të krijuar Google, askush nuk kishte menduar se do të mbretëronin internetin për 15 vjet. Motori i kërkimit ditë pas dite u bë faqja më e klikuar në internet dhe pushtoi të gjithë botën.
Dy djemtë e rinj që e themeluan, brenda pak vitesh hynë në listën e personave më të pasur të botës. Por 9 vjet pas krijimit të Google, një tjetër student i sapodiplomuar, këtë herë në Harvard, i dha botës një ide të re që e quajtur Facebook. Brenda pesë vitesh "kulla" e Mark Zuckerberg u barazua dhe kaloi atë të Google.
Facebook ka qenë site më i vizituar javën e kaluar në SHBA, duke lënë në vend të dytë motorin e kërkimit Google. Kapërcimi në renditje konsiderohet historik për faktin se rrjeti i socializimit në internet ka qëndruar në krye për një javë rresht, ç'ka nuk kishte ndodhur më parë.
Sipas kërkimit te shoqërisë HitWise, të botuar ne Financial Times, Facebook ka pasur 7.07% të përdoruesve në internet, ndërsa me një përqindje shumë të vogël, 7.03% Google renditet në vend të dytë.
Vitin e kaluar vetëm 2% e përdoruesve amerikanë të internetit frekuentonte Facebook dhe tejkalimi sipas FT tregon se rrjeti nuk limitohet vetëm tek kërkimi, por tashmë është një rrjet social. Ky fakt u kuptua edhe nga Google i cili muajin e kaluar lëshoi rrjetin e vet social të quajtur Buzz.
Një tjetër e dhënë që konfirmon funksionin "shoqëror" të rrjetit është koha e kaluar nga amerikanët në adresa interneti që janë njëkohësisht rrjete sociale. Mesatarisht në sitet e Facebook-ut, Twitter-it dhe rrjeteve të tjera sociale përdoruesit kanë qëndruar për rreth 6 orë e gjysmë në muaj, ndërsa në Google për rreth 2 orë e gjysmë.
Një tjetër favorizim për Facebook-ut është rritja e përdoruesve të tij. Numri i vizitave në faqen e një prej themeluesve të site-it, Mark Zuckerber, vetëm vitin e kaluar u rrit me 185%, ndërkohë që trafiku i klikimeve në Google nuk ka pasur një rritje domethënëse.
Përdoruesit e Facebook-ut janë dyfishuar në një kohë të shkurtër, duke kaluar nga 200 mijë që ishin prillin e kaluar në 400 mijë këtë shkurt.
Parashikimet e analistëve tregojnë që ky kalim nuk do të jetë i përkohshëm. Facebook duket i destinuar të mbajë kryesimin edhe për një kohë të gjatë.
Shekulli