Vdes gjatë funeralit të saj

LoSsT

VIP
V.I.P
Kazan, 25 qershor – Vdiq pikërisht gjatë funeralit të saj. Tragjedia e pabesueshme i 0ka ndodhur një gruaje 49-vjeçare në Rusi. Fagilya Mukametzjanov, e cila gabimisht ishte deklaruar si e vdekur si rrjedhojë e një infarkti, realisht ishte ende gjallë. Ajo u zgjua papritur gjatë funeralit të saj në qytetin Kazan dhe zbuloi që ishte në brendësi të një arkivoli. Menjëherë nisi të bërtiste si një e porsalindur.

Rruga për ta transportuar në spital ishte krejtësisht pa vlerë: pas vetëm 12 minutash terapi intensive ajo ka mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë.

Lajmi është njoftuar nga britanikja Daily Mail, që ka përcjellë edhe nervozizmin e bashkëshortit Fagili, që tani pretendon përgjigje nga autoritetet.

“Jam tepër i nervozuar. E deklaruan të vdekur, ndërkohë që ajo ishte gjallë. Mund të kishte shpëtuar”, thekson bashkëshorti.
 
Ishte deklaruar e vdekur, vdes në funeralin e vet

grua-vdes-ne-funeralin-e-vet-215x300.jpg

Një grua vdiq nga infarkti i shkaktuar nga shokimi, pasi, kur u zgjua, ajo zbuloi se ishte deklaruar e vdekur dhe për pak varrosej. Kur kushërinjtë e saj po bënin përshëndetjen e fundit në arkivolin e hapur, gruaja, e supozuar e vdekur, papritur kishte hapur sytë dhe kishte nisur të bërtiste, kur kuptoi se ku ishte. Fagilyu Mukhametzyanov, 49 vjeçe, ishte deklaruar gabimisht e vdekur nga mjekët. Ngjarja ka ndodhur në Kazan, Rusi. Bashkëshorti, Fagili Mukhametzyanov, 51 vjeç, dinte vetëm se gruaja e tij kishte vdekur, pasi i kishte rënë të fikët nga dhimbja e kraharorit. Spitali ka nisur hetimet./Panorama
 

Attachments

  • grua-vdes-ne-funeralin-e-vet-215x300.jpg
    grua-vdes-ne-funeralin-e-vet-215x300.jpg
    8.2 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:
Back
Top