Vdes atentatori më i madh pas Karlosit e Bin Ladenit

alfonci

Veri investigatio
Nikolla Kavaja (76 vjeç) që vdiq kohët e fundit në Beograd, nga një atak në zemër, konsiderohet nga shumëkush si terroristi më i madh në botë mbas terroristëve ndërkombëtarë famëkeq, Karlos dhe Bin Laden, veçse me një ndryshim, sikurse thoshte ai vetë kur ishte gjallë, se ata të dy kishin në dispozicion miliarda dollarë dhe mbështeteshin nga shërbime të zbulimit të disa shteteve të fuqishme, kurse ai nuk kishte më shumë sesa 15000 dollarë për çdo atentat që përgatiste për vrasjen e udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito! Për Nikolla Kavajën, i cili prej një kohe të gjatë konsiderohej si "armiku nr.1 i shtetit", ata që e njihnin, thoshin se ishte "antikomunisti më i tërbuar dhe luftëtari më i madh për serbizmin". Kavaja ka qenë një nga themeluesit e organizatës ultranacionaliste "Lëvizja Serbe për اlirimin e Atdheut" (SOPO), me të cilën ai është përpjekur disa herë të kryente atentat kundër Titos. Kavaja, në krye të SOPO-s, ka kryer disa sulme me shpërthime bombash kundër ambasadave jugosllave në Uashington e Otava dhe konsullatave jugosllave në Nju Jork, San Francisko dhe Toronto. Mbasi u lirua nga burgu në vitin 1978, ai organizoi rrëmbimin e aeroplanit të pasagjerëve "Boing 727" (me nr. fluturimi 293, اikago-Nju Jork). Mbasi rrëmbeu aeroplanin, planifikoi të fluturonte për në Beograd dhe ta hidhte atë mbi selinë e Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë! Pas rrëmbimit, në aeroportin e Nju Jorkut, liroi të gjithë pasagjerët, me përjashtim të pilotëve, ndërsa në aeroplan ndodhej edhe avokati i tij që ia mbushi mendjen të hiqte dorë nga plani fillestar dhe, kështu, i këshilluar nga ai, fluturoi për në Irlandë, ku kërkoi strehim politik. Irlanda nuk kishte marrëveshje ekstradimi me SHBA-në, por ajo u nënshkrua pesë minuta mbas uljes së aeroplanit, në të cilin ndodhej Nikolla Kavaja, dhe, kështu, ai u kap në aeroportin e Dublinit dhe iu dorëzua amerikanëve.

Kavaja, më pas, u akuzua për përpjekje për vrasjen e Titos dhe për akte terroriste në territorin e SHBA-së. Në kurriz të Nikolla Kavajës, në SHBA, u ngritën disa akuza: për shpërthime bombash në një numër përfaqësish jugosllave në Amerikë dhe Kanada, më 1967, për vendosje eksplozivi para ndërtesës së OKB-së, më 1975, dhe në Uashington, më 1976. Nikolla Kavaja, për aktet e kryera, u dënua me gjithsej 83 vite burg në اikago. Por, me urdhër të CIA-s, të paktën kështu thonë disa kronistë, ai u nxor nga burgu dhe u bë shoqërues i krajlit serb Petar II Karagjorgjeviç gjatë qëndrimit shtatëvjeçar të këtij të fundit në SHBA, nga viti 1964 deri në vitin 1971, kur vdiq krajli. Në vitin 1971, Kavaja shkoi në Kemp Dejvid, rezidenca verore e Presidentit amerikan, i veshur si polic i shtetit të Merilendit, me qëllim për të vrarë Josip Broz Titon, i cili do të shkonte, në atë kohë, për vizitë në rezidencën e lartpërmendur si mik i Presidentit Riçard Nikson, por nuk dihet se, për çfarë arsyesh, atentati dështoi dhe ai u kap nga policia. Mbas kësaj, Kavaja ka qenë në burg, nga viti 1979 deri në vitin 1997, kur iu dha liri me kusht deri në vitin 2019! Sidoqoftë, mbasi doli nga burgu, në vitin 1997, ai vendos të largohet nga SHBA-ja dhe kthehet në Serbi, ku më shumë u la në harresë sesa u vlerësua për bëmat e tij. Mbas kthimit, ai vazhdoi të mbante lidhje me diasporën dhe nuk u kthye më në SHBA deri sa vdiq.

Nikolla Kavaja ka lindur në Pejë. Mbiemrin Kavaja e ka marrë mbasi një stërgjysh i tij, sikurse thuhet gjerësisht në Serbi, vrau në duel një bejler shqiptar nga Kavaja në kohën e Turqisë osmane dhe, kështu, që nga ajo kohë, njerëzit të gjithë familjen Mrkoja nisën ta quanin Kavaja. Në prill të vitit 1941, sikurse shkruan media serbe, gjermanët e dërguan familjen e tij në kampe të ndryshme në Shqipëri.

gazeta-shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top