Vdekjet më të çuditshme të njerëzve të famshëm

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shumë nga njerëzit e famshëm kanë vdekur në kushte normale, por ka edhe nga ata që kanë vdekur vërtet në mënyrë shumë të çuditshme. Përshembull Herakliti vdiq i bërë copash nga qentë e tij, Sofokliu u mbyt nga një kokërr rrushi, ndërsa Sergei Esenin u var në tubacionet e ngrohjes. Më poshtë janë 10 vdekjet më të çuditshme.

Federico Fellini, asfiksim nga djathi mocarela

Federico_Fellini.jpg


Federico Fellini regjisori i madh italian vdiq në 31 tetor 1993 në Poliklinikën Umberto I në Romë, ku ishte shtruar prej disa ditësh për një kancer në mushkëri që i ishte shkaktuar nga një incident i parëndësishëm. Ai ishte mbytur me një pjesë të vogël djathi mocarela i cili i mbylli traketë duke i shkaktuar dëme të pariparueshme në tru.

Elvis Presly, kapsllëk kronik

elvis_3156583b-300x187.jpg


Fansat e tij do të ngeleshin të habitur, e ndoshta edhe të zhgënjyer kur zbuluan shkakun e vdekjes së mbretit të muzikës Rock end Roll. Sipas mjekut të tij, Elvis vdiq nga kapsllëku kronik dhe për këtë arsye ai u gjend i vdekur në tualetin e tij.

Pierre Curie, rrëshqiti dhe u godit nga një karrocë

Pierre-Curie.jpg


Pierre Curie fizikanti francez që fitoi çmimin Nobel për fizikën në vitin 1903 vdiq në Paris në 19 prill 1906. Ai u përpoq të kalonte rrugë në një mot të keq me shumë shi dhe nga lagështia e rrugës rrëshqiti duke u goditur me një karrocë që po kalonte aty pranë. Ky aksident i shkaktoi vdekjen.

Sofokliu, u mbyt me një kokërr rrushi.

Sophocles.jpg


Sipas historianëve të lashtë, të apasionuar pas anekdotave thuhet se Sofokliu një ndër tragjedianët më të mëdhenj të antikitetit grek, autori i veprës “Edipi Mbret” vdiq pasi u mbyt me një kokërr rrush.

Bob Marly, kancer i shkaktuar nga një dëmtim gjatë një ndeshje futbolli

Bob-Marley.jpg


Në korrik të 1977 Bob Marley muzikanti Xhamajkan u diagnostikua me sëmundjen melanoma malinje që kishte prekur gishtin e madh të këmbës së tij, ky dëmtim i ishte shkaktuar gjatë një ndeshje të zakontë futbolli. Bob Marley refuzoi të merrte kurën e duhur sepse feja nuk ja lejonte një gjë të tillë. Feja e tij (Rastafarianismi) mbronte fortë idenë se trupi i njeriut duhet të ngelet “i paprekur”. Kanceri që e kishte prekur në gisht, filloi të përhapej në lëkura, në anën e djathtë të trurit, në mushkëri, mëlçi dhe stomak. Bob Marley vdiq pa lënë testament.

Pirro i Epirit, u vra nga një tjegull

pirro.jpg



Pirroja i Epirit po kalonte në një rrugë të ngushtë, ku po zhvillohej një betejë, një grua e vjetër që ishte duke e parë nga çatia e shtëpisë së saj i lëshoi pa dashje një tjegull. Tjegulla e goditi në kokë Pirron dhe e hutoi, kjo i dha mundësinë ushtrisë kundërshtare që ta vriste me lehtësi.

Sergei Esenin, u var në tubacionet e ngrohjes

sergey-esenin_1-t.jpg


Dy ditë pasi mjekët i kishin dhënë leje që të dilte nga spitali me rastin e Krishtlindjeve poeti rus Sergei Esenin preu damarët e njërës dorë dhe shkruajti një poemë lamtumire me gjakun e tij. Ditën tjetër u var në tubacionin e ngrohjes të dhomës së hotelit ku po qëndronte në San Petersburg. Ishte vetëm 30 vjeç kur u vetëvra. Ka dhe alternativa të tjera që sugjerojnë se vetëvrasja e Eseninit ishte një mashtrim pasi në fakt poeti ishte vrarë nga agjentë të GPU-së.

Luigji i III- të, ra nga kali në përpjekje për të kapur një grua

LuigiIII.jpg


Luigji i III-të i Francës vdiq në vitin 882 në Saint-Denis, ndërsa ishte duke bërë një lojë dashurie me një vajzë të re. Luigji i III-të ishte duke ndjekur me kalë vajzë e re dhe në hutim e sipër nuk e pa portën e ulët që i doli përpara, e përplasi fort kokën pas portës. Përplasja ishte aq e dhunshme sa ai theu kokën dhe vdiq.

Eskili, goditet në kokë nga një breshkë

eskili.jpg


Legjenda thotë se Eskili vdiq për faj të një shqiponje e cila kishte kapur për të ngrënë një breshkë dhe po kërkonte një shkëmb për ta çarë breshkën. Shqiponja nga largësia e ngatërron kokën e dramaturgut të madh grek me një shkëmb dhe e lëshon breshkën. Ky aksident banal i shkaktoi vdekjen.

Herakliti, i bërë copa-copa nga qentë e tij

heraclitus.jpg


Herakliti për t’u shëruar i drejtohet një burri që rezultoi një sharlatan. Ai e këshilloi Heraklitin që të zhytej në pleh, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të largonte ujërat e tepërt që kishte në trup dhe si rezultat do të shërohej. Ky sugjerim nuk rezultoi aq i dobishëm sa dukej sepse kur Herakliti doli nga plehu qentë e tij nuk e njohën dhe e bënë copa-copa. ثshtë e mundur që shkaku i vdekjes së Heraklitit është zhytja në bajgat e lopëve.
g.shqip
 
Titulli: Vdekjet më të çuditshme të njerëzve të famshëm

Eshte nje fjale, Jetgjati nuk behet jetshkurter, por dhe jetshkurtri nuk behet jetgjate. Kur te vjen Minuti, vdes dhe me nje kokerr rrushi. E c'esht njeriu? Nje klik...
 
Titulli: Vdekjet më të çuditshme të njerëzve të famshëm

Vdekje e tmerrshme kjo e Elvis Presly. Nuk e dija qe mund te shkonte deri ne kete pike.

Hani dardha njerez.
 
Titulli: Vdekjet më të çuditshme të njerëzve të famshëm

Keni harru ate qe si e kishte emrin
ai qe vdiq mbi Inis gjonin lol
viagra-lliu :p
 
Titulli: Vdekjet më të çuditshme të njerëzve të famshëm

Keni harru ate qe si e kishte emrin
ai qe vdiq mbi Inis gjonin lol
viagra-lliu :p

Po flet per limpredin? Te ka ardh info gabim se skish lidhje inisi me ate!!
 
Back
Top