"Vdekja" e Liqenit Aral

braziljania

Anëtar i Nderuar
Temat ekologjike në kohën e sotme bashkëkohore janë aktualitete të pashmangshme.
Në ktë aspekt temë diskutimikemi detin - liqeni Aral, si të doni. Viteve të gjashtëdhjettëta të shekullit të kaluar filloi zvoglimi i sipërfaqes së tijë, për arsye të përdorjes së ujit të degëve ushqyese të liqenit në fjalë për qëllime të ujitjes së sipërfaqeve bujqësore, gjegjësisht Amu Daria dhe Sir Daria. Kështu filloi njëra ndër katastrofat ekologjike më të mëdha të të gjitha kohrave.
Kjo dukuri që e shkaktoi njeriu duke ndrruar pejzazhin gjeografik edhe ashtu njërit nga regjionet më të thata të Azisë qendrore. Qëllimi ishte që të krijohej sipërfaqja më e madhe e ujitur në Botë. U ndërtua kanali me gjatsi 1300 km, që kalonte nëpër zona të nxehta dhe shkretirore. Avullimi ishte tepër intensiv, e në ktë mënyrë dështimi i projektit isht i " siguruar ". Uji i liqenit përdorej dhe përdoret për ujitjen e fushave të pambukut, por larg rentabilitetit. U prish drejtpeshimi i eko-përbërjes së liqenit. Industria e përpunimit të peshkut u shkatrrua. U rrit koncentrimi i kripës në ujin e liqenit, u zvoglua sipërfaqja e tijë, 60.000 puntorë mbetën pa punë, që punonin në industrinë epërpunimit të peshkut, vendbanimet e peshkatarëve u vetmuan, mjedisi fitoi pamje të pejzazhit shhkrettëtirës së njelmët.
Zona e Aralit sot është zonë e procesit të salimizimit. Kripa dukshëm zvoglon potencialin prodhues të tokave dhe përgjysmon rendimentet, dëmet janë të papërmirsueshme. Era bart pluhurin e njelmët nga fundi i dikurshëm i liqenit duke e përhapur nëpër fusha. Për këtë në brezin 300 km rreth liqenit nuk është e mundur prodhimtaria bujqësore. Dëmet i përjeton edhe bota e gjallë dhe ujrat nëntokësore dhe sipërfaqësore.
Do të ishte fat që katastrofa ekologjike të ndalej këtu. Pluhuri i njelmtësuar ngritet lart, rrymat e ajrit e bartin atë mijra kilometra. Kripa e Aralit arrin deri në Himalaje duke shkaktuar shkrirjen më të shpejtë të të akullnajave. Pasojat i ndiejnë edhe pinguinët në Antarktidë, pyjet në Norvegji. " Projekti " i Aralit mori përmas globale.
Lidhur me këtë shëndeti i 58 milionë banërëve të këtyre zonave keqësohet nga prania e sasisë së madhe të kripës dhe pluhurit të helmosur dhe ujrave të ndotura. Më së tepërmi janë të goditur fëmijët e palindur, posalindur, gratë dhe të varfërit. Në ktë zonë vdekshmëria e foshnjave është më e larta në botë. Anemia, tuberkulozi, smundjet e traktit respiratorë, smundjet e syve, kanceri i fytit, smundjet e veshkeve, shpnetkës, artritisi, tifoja e abdomenit, hepatitisi etj janë në shkallën më të lartë në botë dhe me tendencë të rritjes. Mjeksia botërore ktë zonë e shpalli si zonën e katastrofës dhe tragjedisë së njerzimit.
Përdorimi i herbicideve dhe insekticideve, plehrave arificiale dhe mjeteve tjera mbrojtëse për bimë, ka ndikuar që ujrat nëntokësore që ishin burimi kryesorë i ujit për nevoja të popullsisë të ndotet me përmasa enorme. Niveli i ulët i lumenjëve është i papërshtatshëm për pije për shkak të akumulimit të sasisë së madhe të kripës, pesticideve dhe kemikalieve tjera helmuese deri në nivelin vdekjeprurës.
Pasojat tjera:
- ثshtë trefishuar kripshmëria e ujit
- ثshtë zvogluar sipërfaqja e liqenit për 54%
- ثshtë zvogluar vëllimi i ujit për 75%
- 36.000km² të ish liqenit u shëndrruan në sipërfaqe shkretëtirore të
mbuluar me kripë
- ثshtë zvogluar prurja e degëve ushqyese, Amu Daries dhe Sir Daries
- U zhdukën 85% të kënetave të zonës
- U zhduk pothuaj i tërë populacioni i shpezëve kënetore
- U zhduk gjysma e populacionit lokal të shoezëve dhe sisorëve
- U zhdukën 20 nga 24 lloje peshqish


zeriyt*
 
Titulli: "Vdekja" e Liqenit Aral

O zot , ç'fare po bejme keshtu!!!!!!!!!!!!!!!
Mos e diskuto , jemi specje e keqe .
Gabimin me te madh e beri ai qe na krijoi , diten qe na krijoi.
 
Titulli: "Vdekja" e Liqenit Aral

Vertete jemi duke e shkaterruar natyren tone si te jemi kolonizatore kalimtare ne te...



[ame=http://www.youtube.com/watch?v=wjBZh-yRmkc]YouTube - Linkin Park - What I've Done[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top