Vazhdo me një këshillë

Es-Selamu Alejkum te nderuar anëtar/e! Ne kete teme qe po e hapi mund te postoni te gjithe nga një keshille, keshtu qe do te kemi mundesi ti ndimojmë njëri-tjetrit dhe te perfitojme shume..

Shpresoj qe te kemi dobi nga kjo temë dhe te fitojme kënaqësin e All-llahut.xh.sh.

Po filloje me disa keshilla te Pejgamberit alejhis-selam.


Xhabiri r.a.trasmeton duke thënë:

Pejgamberi alejhis-selam na mbajti një fjalim ku mes tjerash tha:


-O ju njerëz,pendohun tek All-llahu para se të vdisni.

-Nxitoni kah punë e mira para se të ju ndodhe dic që mund t'ju pengon nga ato.

-Me All-llahun mbani lidhje të ngushtë duke përmendur Atë sa më shumë,shpërndai sadaka (lëmoshë)sa më shumë fshehuarzi dhe haptazi,sepse për hir të saj do të furnizoni,do të ndimoni dhe do të jeni të fuqishëm..

Vazhdoni ju tjeret.... All-llehu ju shperbleft

Es-Selamu Alejkum!
 
Deshiro per te tjeret ate qe deshiron per vete.... me pelqen kjo shume.....
 
Deshiro per te tjeret ate qe deshiron per vete.... me pelqen kjo shume.....

ALL-LLAHU te shperblefte moter e nderuar Princesha per keshillen tuaj mjaft te mir...

Do vazhdoj edhe unë me nje këshillë...

Mendo mangësitë e tua dhe do të mund të falësh më mirë mangësitë e të tjerëve.
Jeton Maliqi (Tonyss)
 
Dijetarët thonë në disa këshilla:Mos u largo nga dera e Zotit të Madhëruar,edhe sikur të të përzën.Mos e ndërpre kërkimin e faljes ,edhe sikur të mos ta pranojnë.Nëse e hap derën për njerëzit e mirë,hyr dhe ti si i paftuar.Shtrija dorën dhe thuaji:Jam një nevojtar që kërkon mëshirën Tënde.
 
Njerzit kure degjojne urtesi jane dy llojesh:Te menqure dhe puntore.
I menquri quditet dhe ka deshire te degjoje edhe me teper,ndersa puntori perpiqet qe ta ver ne jet dhe zemra e tije gufon e shpejton porsi gjarpri qe rreshqet.

Muhamed ibn ali tirmidhi.
 
Asnjeherë mos u bë kokëfort-e dhe mos hy në konflikt me shokun(shoqet, por nëse vjen deri te konflikti sillu sa më butë (ashtu siç i përngjan një muslimani-eje) se vetëm në këtë mënyrë mund të ngadhnjesh.
 
Fale namazin ne kohen e vet :)
 
A nuk eshte koha qe zemrat e atyre qe besuan te zbuten me keshillat e Allahut dhe me ate te verteten qe zbriti.. 57-16





Transmetohet nga Ebu Dherri (Radiallahu Anhu) i cili thotë: "Më tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): "Assesi në asnjë mënyrë mos e nënçmo asnjë vepër të mirë, po qoftë edhe ta takosh vëllain tënd me buzëqeshje".
(123. Riadu Salihin)
 
Esselamu alejkum

Besimtari ballafaqohet me gjendje te ndryshme, jane 3 ajete madheshtore te cilet nese i lexon cdo dite dhe vepron sipas tyre, nuk do te veproje apo te thote ndonje fjale qe me vone do te pendohet, ka thene Allahu subhanehu we teala:

"O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta." (Ahzab 70)

"Thuaj: "Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët." (Taube 51)

"...Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë." (Furkan 20)
 
Friksoju All-llahut ku do qe te jesh !!
 
Largohu nga shoqëria e keqe,e cila të shtyn drejt gjunaheve.
 
Urdhero per te mire,dhe ndalo nga e keqja.
 
Kujto vdekjen, dhe vizito varrezat,sepse ka dobi të shumta, prej të cilave është: Përgatitja për vdekjen para ardhjes së saj, shkurtimi i iluzionit, thjeshtësia në dunja, dëshira për ahiretin, dridhja e zemrës, qarja nga frika e Allahut, nxitja për pendim dhe kthim te Allahu, lehtësim të fatkeqësive të dunjasë etj
 
Shfrytzoje rinin para se te vjen pleqria, shfrytzoje pasurin para se vjen varferia, shfrytzoje shendetin para se vjen smundja, shfrytzoje kohen sa je i lire, dhe shfrytzoje jeten para se te vjen vdekja....
 
Bëhu me njerëzit në mënyrë të atillë, që të të qajnë, kur të vdesësh, e t′i marrë malli, sa je gjallë. (Aliu r.a. )
 
Perëndia nuk do ta ndryshoi gjendjen e vështirë të një populli gjersa ai popull të mos e ndryshoi vetëvehten.(Kur’ani)

Prej tre gjykatësve më së paku dy prej tyre meritojnë dënimin (Muhamedi a.s.)
 
Fale kundërshtarin, kur ke pushtet mbi të. Kjo është mirënjohja ndaj Zotit për fuqinë që të dha për mposhtjen e tij.(Aliu r.a.)
 
Prej Ebu Dherit r.a transmetohet se Pejgamberi alejhi selam i ka thene;


O Ebu Dher,te mesosh nje ajet nga libri i All-llahut (Kur'ani)eshte me e dobishme sesa te falesh njeqind rekate(nafile namaz)

te perpiqesh qe te perfitoshe diq nga dituria do te ishte me e mire sesa te falesh njemije rekate(nafile)
 
Ki parasyshë All-llahun xhel-le ue ala në çdo lëvizje apo qëndrim tëndin, dije se All-llahu të sheh, të dëgjon dhe e di se çfarë fsheh në zemren tënde.
 
Mos e shihni të keqe thënien, ku mund të gjeni diçka të mirë.(Aliu r.a.)
 
Me zotin para dhe une mbrapa
 
1) Ki nijet (qëllim) të pastër vetëm për Allah dhe ki kujdes nga syfaqësia në fjalë dhe punë


2) Ju kėshilloj pesė gjėra: Nėse shtypeni, mos shtypni,nėse ju tradhėtojnė, mos tradhėtoni; nėse ju mohojnė, mos u zemėroni; nėse ju lavdėrojnė, mos u gėzoni dhe nėse ju qortojnė mos e humbni durimin!

Imam Hasanit


3) Mos i bën shok All-llahut edhe sikur të vritesh ose te digjesh..

-Mos le qëllimisht namaz farz pa falë,se kush le namaz farz me qëllim,nuk eshte nen besën e All-llahut...

-Mos ik nga fronti po edhe nëse vriten (zhduken )te tjerët..

Selamun Aleikum!

4)-Ki kujdes nga ndalesat e All-llahut xh.sh.dhe do të jesh i devotshëm!

-Kënaqu me atë që ta ka dhënë All-llahu xh.sh.dhe do të bëhesh i pasur!

-Dëshiro për njerëzit atë që e dëshiron për vete,do të jesh i drejtë!

5) -Kur të bësh ndnjë mëkat ,menjë-herë bën një veper të mire.

-Bëhu i qëndrushëm në të drejtë dhe ki sjellje të mirë.

-Nëse të godet dic (e pa dëshirushem ),mos thuaj:sikur ta kisha bërë këtë do ishte kështu e kështu,ngase thënia sikur( ta bëja këtë) hap deren e shejtanit.
 
Keto ishin me shume se nje keshille moj :p lol

sdq, me vlere t'gjitha padyshim >)


Këshillimi mbron nga shkatërrimi.
(Aliu r.a.)
 
"Kujto dhe mos e harro kurrë faktin se jeta është e shkurtër dhe se gjërat ndryshojnë shumë shpejt, kjo do të jep një sasi të madhe të nurit në jetën tënde"


Shndërroi shprehitë e tuaja negative në ato pozitive

Dr. Ahmed Bera El-Emiri thotë:
"Fitimi i një shprehie të re, qoftë ajo intelektuale apo shpirtërore, nuk është gjë e rëndë, kërkon njëzet e një ditë. Gjatë këtyre njëzet e një ditëve ne duhet ti bëjmë këto veprime:

a- Të mendojmë.

b- Të flasim.

c- Të sillemi sipas asaj që na mëson shprehia e re.

d- Të parafytyrojmë në mënyrë të qartë si dëshirojmë të jemi.

Nëse e parafytyron vetveten sikurse ke arritur në formën e kërkuar, ky parafytyrim në mënyrë graduale shndërrohet në realitet. Në këtë të vërtetë aludon fraza: butësia fitohet duke e shtyrë vetveten të butë dhe dija fitohet duke mësuar".(shiko: "Mësime psikologjike për suksesin dhe epërsinë").
 
Urdhëro për në të mirën dhe ndalo nga e keqja. Ka thënë Allahu subhanehu ue teala: ".Urdhëro për punë të mira e ndalo nga të këqiat, dhe përballo me durim çdo gjë që të godet..." Suretu Llukman: 17



Kurrë mos qëndro me ate qe futë risi në fe,sepse do të derdhë helm në zemër dhe kështu do ta prishë fenë.
 
Llukmani i urtë e këshillonte të birin: “Biri im, gjithmonë t’i kesh parasysh dy gjëra, e dy të tjera përpiqu t’i harrosh. Dy të cilat gjithmonë duhet ti kesh parasysh janë Zoti dhe vdekja, e dy të tjera të cilat duhet t’i harrosh janë mirësia që dikujt ia ke bërë dhe padrejtësinë të cilën dikush ta ka bërë ty.”

Gjithashtu i thoshte: “E kam mësuar urtësinë tek injorantët, çdo herë kur e shihja tek ta ndonjë veti të keqe unë e braktisja atë.”
 
Llukmani i urtë e këshillonte të birin: “Biri im, gjithmonë t’i kesh parasysh dy gjëra, e dy të tjera përpiqu t’i harrosh. Dy të cilat gjithmonë duhet ti kesh parasysh janë Zoti dhe vdekja, e dy të tjera të cilat duhet t’i harrosh janë mirësia që dikujt ia ke bërë dhe padrejtësinë të cilën dikush ta ka bërë ty.”

Gjithashtu i thoshte: “E kam mësuar urtësinë tek injorantët, çdo herë kur e shihja tek ta ndonjë veti të keqe unë e braktisja atë.”

Sod hic me larg lexova kete keshille ne librin "PENDOHU" e cila me pelqeu shume.
 
keshilla ime eshte ::: puno per te jetuar , e jo jeto per te punuar
 
Kshilla jem osht kjo nqs ju intereson :-"Puno Kot,Kot Mos Rrii"-
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top