Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Varrim live nëpërmjet internetit


Kompania australiane e funeraleve, Tobin Brothers ka lansuar një ueb-faqe bizare, ku ofrohet ndjekja live e funeraleve që organizohen nga kjo kompani.

Një ofertë të tillë kjo kompani e ka lansuar të hënën, ku të afërmëve të të vdekurve iu ofrohet mundësia që varrimin e më të dashurve të tyre – të emetojnë live në internet.

Kjo iniciativë, sipas drejtuesve të kësaj kompanie, iu mundëson njerëzve të cilët nuk kanë mundur të marrin pjesë në varrim – ta ndjekin atë në internet.

Kjo kompani po ashtu ofron edhe xhirim të posaçëm, dhe emetimin e ceremonisë funerale gjatë 12 muajve të vitit.

Gjithashtu është mundësuar edhe forumi, respektivisht komentimi, ku të afërmit e të ndjerëve mund të shkruajnë porosi ngushëlluese për familjarët.
•Telegrafi•
 
Varrimi në këmbë kursen vend


Një shoqatë e varrimit në Australi, rekomandon varrimin vertikal të të vdekurve, ashtu që të kursehet hapësira në varre, ndërsa sipas medieve lokale, kjo ide së shpejti do të fillojë të realizohet në Melburn.

Sipas metodës së re të varrimit, të cilën e ka perfeksionuar shoqata “Varrimi në këmbë”, rekomandohet që i vdekuri të mos vendoset në arkivolin e zakonshëm prej druri, por në një thes bio-shpërbërës.

Kjo shoqatë thotë se metoda e tyre është mjaft ekologjike, pasi që lirohet shumë më pak dyoksid karboni, sesa në rastet e varrimit tradicional.

Krahas faktit që më pak ndot ambientin dhe kursen vend, kjo mënyrë e varrimit është më e lirë, pasi që shpenzimet për të janë 1.700 euro, krahas varrimit klasik që kushton 4.000 euro.

Shoqata ka rekomanduar që në vend të përmendores mbi varr, të shkruhen emrat e të vdekurve në një pllakë të përbashkët, ashtu që secila familje do ta dijë lokacionin e saktë të vendvarrimeve.
 
Titulli: Varrim live nëpërmjet internetit

Eshte me keq kur e shikon ne kete forme ....
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back