Varri dhe Varja e Gjuhës.

orakulli

Anëtar i Respektuar
Varri dhe Varja e Gjuhës.

Karakteristikat e gjuhës na ndihmon neve të kuptojmë se si ndikon fjala në komunikim ndëpersonal.

Gjuha është arbitrare.

Fjalët janë simbole arbitrare të cilat përdoren për të përfaqësuar objekte,ide ose ndjenjat të brëndshme njerëzore.

Simbole të ndryshme fjalësh për të njëjtin fenomen përdoren në gjuhë të ndrysheme si dhe deri diku dhe në dialekte të ndryshme.

Mënyra se si fjalët bashkohen për të dhënë mesazhe ndryshon në gjuhë të ndryshme.Në Frengjishte,Shqip në shumicen e rasteve mbiemrat ndjekin nga pas emrat.Në anglisht ato i paraprijnë.Shumë kush nga ju e di percaktimin në gjuhën Shqipe “angllësh”,e cila ka kuptimin “përsëmbrapthi”.Besoj se ai që ka ndërtu këtë fjal në gjuhën shqipe ka pas parasysh këtë karakteristike të gjuhëse angleze.

“Ai ësht nji professor i merzitshëm”,“C’est un prof ennuyeux” ndëkthyet në “He’s a boring professor”.

Gjuha esht jo e qartë.Për të njëjtën njësi të saj fjalë ose fjali,mund të kuptohet në më shumë se nji rrugë kuptimore.Gjuha nuk ka asnjëherë nji përcaktim absolut të kuptimit të nji njësie të saj.Ndonjëhere ajo ësht e paqartë dhe e vështir për ta kuptuar.

Pra fjalët kanë shumë kuptime.Mendimi i fjalëve është në popull,në atë grup njerëzish ose më ngusht në një grup shokësh,miqsh ose të afërm.

Nji nga shokët e mi më thoshte gjithmonë “Qorr”.Saherë që ai e thoshte,unë qeshja sepse e dija që ai me të kuptonte një shaka midis miqsh.Besoj se sejcilit nga ne kjo i ka ndodhr dhe i ndodh në grupin e tij ndërshqoqëror dhe sejcili mnd të japi këtu shëmbuj të tillë.

Gjuha lejon vetë ballafaqimin.

Gjuha na lejon neve të mendojme dhe të flasim reth gjithësejcilit.

Gjuha na lejon të parashikojmë,duke na dhënë mundësinë për një cilësi të lartë komunikuese.

Gjuha ndryshon me kalimin e kohës.

Fjalë të reja krijohen gjate kalimit të kohës.

Fjalë të vjetra marin ngjyrim të ri kuptimor me kalimin e kohës.

Problemi ësht që ky proces të njihet dhë të pranohet në mënyrë të tillë që kur ndodh të lejohet që këto fjalë të reja të futen në fjalorin folës-shkrues të gjuhës Shqipe.Kjo njihet në shtete si Amerika.Nji fjalor i sotëm ka fjalë të reja të cilat nuk kanë qënë në fjalorin e para 20 vjetëve.Këtë duhet ta njohin dhe gjuhëtarët tanë dhe shkenca gjuhësore në Shqiperi.Gjuha ka ardhur nga populli.Nëse ai prodhon nji fjalë të re gjuhëtarët duhet ti sherbëjne atij duke e paraqitur ndryshimin në fjalore e tekste gjuhësore.Pak kush e ka në Shqipëri këtë koncept.Bile arrihet deri në diktaturë gjuhësore me frazat të tipit:“ثshtë kështu si themi ne gjuhëtaret dhe ju duhet ti zbatoni”.Nuk kuptohet dhe në shumë raste përbuzen ose tallen fjalët e reja.Ato pas krijimit, nuk kanë se ku të shkojnë vecse drejt humbjes ose vdekjes së tyre gjuhësore.Prandaj gjuha Shqipe nuk është pasuruar,shtuar sepse udhehiqet nga njerëz që kanë koncepte të tilla.Mirë që sjanë të aftë vetë të krijojnë fjalë të reja por pengojne dhe popullin kur e bën atë me menyren e tij krijuese.Krijimi i fjalëve të reja prej popullit vjen nga nji domosdoshmeri e caktuar për të emërtuar nji diçka,për të foljorizuar nji veprim ose për të dhë nji ngjyrim më të imët përcaktimeve të mëparshëme.Dhe numri i mendimeve të ndryshme krijuese brënda nji populli dihet që ësht shumë herë më i madh se mendimet e gjuhëtarëve të zyrave apo katedrave që ndonjeherë mbajnë dhe grada si në strukturat e Ushtrisë.Nuk vihet në diskutim që ata kanë mendimin profesional por vihet në dyshim sesa professional e kan,si i kan konceptet në lidhje me teorine dhe praktikat moderne që vërehën në vëndet që janë në krye të arritjeve shkencore në këte fushë.Une mendoj se në këtë pike gjuhetarët Shqiptarë lënë shumë për të dëshiruar
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top