Varrezat e Dajtit në shtypin e huaj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Jovan Plaku i tha AFP-se se ai kishte qene ne kërkim te ish- kazermës ushtarake te braktisur, për disa muaj për te gjetur eshtrat e babait te tij, një ish i burgosur politik, te cilin regjimi komunist e pat ekzekutuar ne vitin 1976 për "Tradhti" ndaj vendit siç i quante regjimi komuniste.

Një agjenci prestigjioze lajmesh me baze ne Australi, “The Earth Times”, shkruan se "Eshtrat e 13 njerëzve, qe besohet se janë vrare nga regjimi komunist shqiptar ne vitet 1970 - 1980, u gjeten pranë kryeqytetit Tirana. "Trupat u gjeten nga një njeri, i cili ishte ne kërkim te trupit te atit te tij dhe u dërguan për hetim mjeko-ligjor. Te gjitha trupat te cilat kane shenja se janë pushkatuar me nga një plumb ne koke, u gjeten ne një lugine mali shume afër një vendpushimi ne malin Dajti, me pamje nga veriu i Tiranës.

Kujdestari i një ndërtese qe ndodhet shume afër vendit ku u zbuluan eshtrat e te pushkatuarve, Arkives se Bashkisë se kryeqytetit - Tiranës, i tha medias lokale, se zona ishte e njohur si zone e "ekzekutimit" e përdorur nga regjimi komunist", shkruan agjencia.

Ai ka thënë se ka shërbyer si roje edhe ne kohen e komunizmit, ne këtë ndërtesë duke shfaqur dyshime sipas tij se "Ata ishin te gjitha viktimat politike dhe nganjëherë ata qene ekzekutuar pa ndonjë vendim gjyqësor te asaj kohe," tha gardiani i cili mendohet se ndoshta ka pare edhe ndonjë rast kur janë hedhur ne grope te pushkatuarit.

The Earth Times, shkruan se pas Luftës se Dyte Botërore, dhe ne periudhën 1980 - 1990, deri sa ra regjimi komuniste ne Shqipëri, thuhet se është zhvilluar një fushate terrori, arrestimesh politike, torturimin dhe ekzekutimin e intelektualeve dhe kundërshtarëve politike te regjimit.


Agjencia tjetër e lajmeve “Ballkan Insajt”, duke i referuar edhe ajo gazetave lokale ne Shqipëri, shkruan një artikull me titull "Zbulimi i një varri masiv pranë Tiranës, rihapi debatin mbi regjimin komunist dhe hapjen e arkivave- dosjeve", transmeton agjencia e lajmeve.

Mbetjet e viktimave te dyshuara te ekzekutuara prej regjimit komunist ne Shqipëri gjetur me 8 shkurt 2010 thuhet ne këtë artikull shkruar nga Gjergj Erebara, i përkasin atyre qe Enver Hoxha i quante armiqtë e popullit.

Te 13 mbetjet e njerëzve qe u gjeten jo nga profesionist dhe ekspert te këtyre çështjeve, besohet se janë vrare nga regjimi komunist shqiptar ne vitet 1970 dhe 1980. Ata ishin te goditur me nga një plumb ne pjesën e prapme te kafkës."

Ndërkaq, agjencia me prestigjioze e lajmeve ne bote, “Associated Press”, shkruan se "Zbulimi i një varri masiv ne afërsi te Tiranës, ndodhi ne një kohe kur ne Shqipëri, Ligji shqiptar mbi policinë sekrete dhe krimet e komunizmit, i ashtuquajtur Ligji i Lustracionit, është anuluar Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila ka përmbysur një ligj qe ndalonte ata qe kane qene pjesëtar nga ish-personeli i policisë sekrete, ne regjimin komunist te punojnë ne institucionet e larta shtetërore dhe poste publike.


Gazeta turke “Hyrjet”shkruan se “i biri e kërkoj te atin e ekzekutuar nga regjimi komunist, dhe fare rastësisht zbuloi varrin masiv me 8 shkurt 2010, ne një mal me gropa afër kryeqytetit te Shqipërisë ne Tirane ... Me tej shkruhet se Shqipëria, është një nga pak vendet ish Perdes se Hekurt qe një student sot i ekonomikut ne Universitetin Politeknik te Tiranës, gjene pas me shume se gjysme shekulli kockat e mbetura te babait te tij - qe kishte qene i ekzekutuar ne vitin 1976, si "armik i popullit".
Ndërsa një gazete prestigjioze dhe me e madhe ne Arabinë Saudite - Khaleej Times, shkruan se "Diçka qe nga vendet ish komuniste vetëm ne Shqipëri ndodhi ". Gjejnë rastësisht mbetjet e trupave te pushkatuar duke zbuluar një varr masiv me 8 shkurt 2010 ne një mal ne veri te Tiranës.

Khaleej Times thekson se i mbetet Kriminalistikes ne Shqipëri, ne një vend ish komunist te beje tash ekspertizën dhe identifikoje viktimat. “Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka premtuar se autoritetet do te identifikoje te gjitha 19 kufomat, qe janë gjetur ne një varr masiv. Viktimat besohet te jene te burgosurit politik te ekzekutuar gjate regjimit komunist. Berisha, duke folur e hënën, tha se testet e ADN-se do te përdoren për te identifikuar trupat zbuluar ne afërsi te një ish-kazerme te ushtrisë shqiptare, disa kilometra jashtë Tiranës," shkruan gazeta.

Bloomberg News thotë se: Shqipëria gjen mbetjet e te burgosurve politik te ekzekutuar gjate regjimit komuniste". Sipas Bloomberg News, autoritetet shqiptare thane te hënën se me shume se nje duzine me kufomat qe besohet te jene nga ato te burgosurve politik, qe janë te ekzekutuar gjate sundimit komuniste ne Shqipëri.

Jovan Plaku i tha AFP se ai kishte qene ne kërkim ish kazermës ushtarake te braktisur, për disa muaj për te gjetur eshtrat e babait te tij, një ish i burgosur politik, te cilin regjimi komunist e pat ekzekutuar ne vitin 1976 për " Tradhti" ndaj vendit siç i quante regjimi komuniste.

Megjithatë, duket se babai i tij mbetet ne mesin e atyre qe kane zbuluar dje afër ne ish bazën ushtarake, tha ai. Kufomat dhe te paktën gjashte qese qe përmban eshtra janë marre nga ekspertet e Kriminalistikes dhe mbetjet janë dërguar ne morgun e Tiranës, tha Plaku Ballkan Isajt, vazhdon duke shkruajtur ne një artikull te gjate se Shqipëria, deri ne vdekjen e diktatorit komunist Enver Hoxha, është udhëhequr nga nje dore e hekurt.

Sipas shoqatave te ish te burgosurve politike, rreth 5.577 burra dhe 450 gra u vranë nen regjimin komunist. Me shume se 26.000 persona janë burgosur, ndërsa 32.000 ishin te deportuar ne rajone te largëta te izoluar, te internuar, thonë raportet e nxjerra nga shoqatat e te burgosurve ne Shqipëri.

Qe nga rënia e komunizmit, familje te shumta ne Shqipëri, kane qene ne kërkim për mbetjet e te afërmve te ekzekutuar, por nuk ka te dhënat ne arkivat e periudhës komuniste, se ku policia sekrete i ka ekzekutuar e varrosur trupat. Ka pohime se policia sekrete, kur ra regjimi komuniste, i ka shkatërruar një pjese e madhe e arkivave.

Edhe EuroNews: transmetoje se "Ne Shqipëri është zbuluar varri masiv i te pushkatuarve politike" Varr masiv tha kanali televizive EuroNews, u zbulua nga një njeri i zakonshëm, i cili udhëhoqi një kërkimi afro dy dekade për te gjetur eshtrat e babait te tij, te ekzekutuar nga regjimi komunist ne vitin 1976. Pas publikimit te historisë se tij nga media lokale, autoritetet kane nisur një hetim për te identifikuar viktimat dhe te kërkojnë për varre te tjera po nga ajo zona.

Shqipëria, thuhet se është një nga pak vendet ish "Perdes se Hekurt", qe ende nuk ka hapur arkivat e saj komuniste, ato te shërbimeve sekrete te kohës. Si rezultat i kësaj, mungojnë edhe te dhënat e sakta mbi numrin e te burgosurve politik te vrare nga regjimi dhe sa te pushkatuar kur dhe ku janë pushkatuar. Asgjë deri tash nuk është vene ne dispozicion te atyre qe kërkojnë njerëzit e tyre. Gati dy dekada pas regjimit te shembur, mijëra te afërm te te burgosurve politike janë ekzekutuar dhe ende pyesin ku janë trupat e te familjareve te tyre. Duke reaguar ndaj publikimit te ngjarjes, se zbulimit te një varri masiv ne malin e Dajtit te hënën, ngjarje e cila ka marre mbulim te gjere ne mediat ne Shqipëri, kryeministri Sali Berisha, beri thirrje për një hetim gjithë përfshirës, duke u përpjekur te prek sado pak vetëdijen njerëzore". HermesNews
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top